Alberto Sordi (1920-2003), legjenda e kinemasë italiane!

0
385

Alberto Sordi (1920-2003)
Aktor, regjisor dhe kengetar i kinemase italiane, njeri nga legjendat e saja vecanerisht ne zhanrin e humorit dhe komedise.

Natyrisht, duke njohur permasat e ketij aktori, eshte e pamundur te flasim ose te postojme gjithcka ne lidhje me Sordin, sepse jo vetem do te duhej kohe por edhe nje faqe e vecante. E njejta gje edhe me Filmat qe ka interpretuar legjenda italiane, eshte e pamundur edhe per faktin qe faqja jone i dedikohet me shume skenes shqiptare por duke kujtuar here pas here edhe pasionin tjeter, ate te kinemase boterore.

Alberto Sordi, natyrisht qe vetem nje si ai do te linde ne Rome me 15 qershor 1920,
(roman dhe romanista, i identifikuar si tifoz i zjarrte i Romes ne futbollin italian).

Ka qene legjenda e kinemase italiane dhe akoma edhe sot mbahet si gjigand i komedise se bashku me Vittorio Gassmann, Nino Manfredin e Aldo Fabrizi formojne nje 4-teshe prej “Perbindesash” ne kete gjini .

Aktor, rregjizor, kengetare, do te linde ne lagjen me te njohur te Romes “Trastevere” ne nje lagje me artiste te tjere, si Klaudio Vilen etj. Ka qene djali i 4-te i Pietros, nje profesor i muzikes, dhe orkestrant ne Teatrin e Operes ne qytetin legjendar te Romes. Edhe e ema e tij, Maria Righetti, ishte nje intelektuale, mesuese ne shkolle fillore E fillon qe ne shkollat fillore duke improvizuar e duke luajtur ne ndonje eatër të vogël kukullash për një audiencë kryesisht te moshes se tij, përveç të kënduarit si një soprano në kor ne “Sistine Chapel” drejtuar nga Don Lorenzo Perosi.

Me pas ne rini, studjon per kanto dhe ben pjese ne operistike si bariton. Ne vitin 1936 incizon nje album me perralla per femije, ne llogari te shtepise diskografike “Fonit”. Po kete vit shkruhet ne kursin e recitimit te akademise dramatike te Milanos.

Megjithese me vone futet me boten e celuloidit, ai nuk do te harroj anen e tij muzikale . Keshtu ne vitin 1956 interpreton nje komedi, rolin e nje studenti kantoje, shume i llastuar, mendjemadh dhe nder te tjera qe mbahet ne shtepi nga i vjerri i tij (Aldo Fabrizi) . Filmi qe titullohet ne origjinal “Mi permette babbo”! ka rregjine e Mario Bonnard dhe shoqerohet me disa kanto operistike te njohura.

Ne mes tjerash nje vit me vone (1957) shkruhet ne konkursin e mandolines, vegel qe e njihte qe ne kohe te luftes dhe qe kishte bere pjese ne orkestren e ushtrise duke patur titullin “”Compositore melodista”.

Ne kinema si fillim per nje 10-vjecar luan filma me role te dores se dyte, duke bere perjashtim ate te rregjizorit Mario Matoli ne “I tre aquilotti” ku ka mundesine te punoje me aktorin e madh nga Xhenova, Gilberto Govi dhe te riun ne ate kohe te mirenjohurin e mevonshem Walter Chiari .

Ka rene ne sy qe ne vitin 1950 me nje Film te skenuar nga Cesare Zavattini, dhe prodhuar ne pjesen me te madhe por anonimisht nga Vttorio De Sica, “Mamma mia che impressione”!!

Ne mes viteve 1952 dhe 1955, popullariteti i Sordi shperthen ne ekranin e madh te kinemase , menjeher me dy Filma ne rregji te Federico Fellinit, “Lo sceicco bianco (1952)” dhe “I vitelloni (1953)”, mandej ne disa te tjere te rregjise se Steno-s, si psh “Un giorno in pretura (1953)”, “Un americano a Roma (1954)” “Piccola posta (1955)”, ne te cilet ndertohet tipi i nje djaloshi me cilesi si i poshter , perfitues, i papjekur, vagabond, hajdut, etj. cilesi te cilat do ta shoqerojne rolet e Sordit ne te gjithe Filmat e fundviteve `50-te. Nje sukses te madh arrin me nje rol jo protagoniste ne filmin “I vitelloni” Suksest vijne njeri pas tjeterit edhe ne vitet e metejshme ku publiku bie ne dashuri marramendese me ate. Nje Film i suksesit eshte edhe “Un americano a Roma”. Popullariteti qe ketu merr nje te perpjete te forte.

Mund te permenden edhe Filma te tjere te suksesit si “ La grande guerra (1959) me rregjine e Mario Monicelli. “Innocenzi di Tutti a casa (1960)”,“Il vigile (1960)” te Luigi Zampas, rolin e gazetarit te ndershem me emrin Silvio Magnozzi ne “Una vita difficile (1961)” te Dino Risi, “Il boom (1963)” te Vittorio De Sica, “ Il medico della mutua (1968)” te Luigi Zampa “Le mutue (1969)” te Luciano Salce, apo Filmin me titull te gjate: “ Riusciranno i nostri eroi a ritrovare l’amico misteriosamente scomparso in Africa? (1968)” te rregjizorit Ettore Scola,

Me pas rolet e suksesit ne dertimin e nje karriere te fameshme vazhdojne edhe me filmat “Detenuto in attesa di giudizio (1971)” te Nanni Loy (per kete Film fiton ne 1972 l’Orso d’Oro te Festivalit ne Berlino) .“Lo scopone scientifico (1972)” deri tek “Un borghese piccolo piccolo (1977)” te Mario Monicelli dhe nje liste e gjate ……

Cmime ne Kinematografi
Mostra del Cinema i Venecias
* 1995 Golden Lion – Luani i arte për Arritjen ne jetegjatesi te karrieres
* 2001: Pietro Award Bianchi

Festivali i filmit të Berlinit
* 1972: Silver Bear “Ariun e argjendte” Aktori më i mirë – I burgosuri në pritje të gjykimit

Golden Globe Awards
* 1964, Aktori më i mirë në një komedi muzikore ose – Devil

David di Donatello
* 1960: Aktori më i mirë – Lufta e Madhe
* 1961 Shkarko Aktori – Kthehu në shtëpi
* 1961: Aktori më i mirë – London Smoke
* 1969: Aktori më i mirë – Mjeku i ndërsjellë
* 1972: Aktori më i mirë – I burgosur ne pritje te gjykimit
* 1973: Aktori më i mirë –
* 1977: Aktori më i mirë –
* 1984 Targa e veçantë
* 1990 – 1994 – 1999: Karriera e vecante “David”

Shirita argjendi
* 1954: Mbështetja Aktori më i mirë –
* 1956: Aktori më i mirë – Bachelor
* 1960: Aktori më i mirë – Lufta e Madhe
* 1977: Aktori më i mirë –


Nderime – Mirenjohje

“Knight Grand Cross” Urdhërin e Meritës të Republikës Italiane
Medalje ari të kulturës dhe artit .

Perktheu nga italishtja per lexuesin shqiptare P. Bj
U publikua ne Facebook ne faqen Kinematografia Shqiptare qe ne Shtator 2014

________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here