Aleksander Moisiu (1879-1935) | Ambasadori i skenës shqiptare në botë!

0
1187

Aleksander Moisiu (1879-1935)
Ambasadori i skenës shqiptare në botë!
Aktor i shquar shqiptar me fame boterore.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Lindi ne Trieste me 2 Prill 1879. Babai i tij ne emigrim kthehet bashke me Aleksandrin e vogel ne Shqiperi pikerisht ne Durres ku do te rritet aktori yne i madh. Në moshën 19 vjeçare shkon në Vjenë, ku me ndihmën e Jozef Kainc ju përkushtua aktrimit.
Më 1898 e nisi karrieren e vet si kompars (aktorë, që luajnë rol të vogël) në Burgtheater. Pastaj vijuan angazhime në teatër në Pragë dhe Berlin. Në Berlin Aleksandër Moisiu u pranua në seminarin e Max Reinhardt me të cilin shkoi në turne në Petersburg (1911). Atje u festua Moisiu për rolin e Edipit.

Pas këtij suksesi ai u angazhua në shumë vende të Evropës dhe Amerikës veriore. Fusha e veprimit të Moisiut përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne.
Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it (“Der weiße Heiland“), të Wedekind-it (“Frühlings Erwachen”) dhe të Hofmannsthal-it (“Jedermann”).

Në vitin 1920 ishte i pari që në Lojërat Festive të Salzburgut (Salzburger Festspiele) luajti rolin kryesor në “Jedermann”. Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Luftës së Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanfolëse. Në kohën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Në Berlin aktronte në këtë kohe vetëm si mysafir. Stili i tij i aktrimit llogaritej këtu si i vjetëruar dhe nuk mund të matej më me zhvillimet teatrore si ai i ekspresionizmit, apo teatri politik i Brecht-it apo i Piscator-it.

Prej vitit 1910 e deri më 1935 mori pjesë në 10 produksione të filmave, 8 prej tyre ishin filma pa zë. Në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes.

Nderroi jete më 22 mars të vitit 1935 në Vjenë. Eshtë  varrosur në varrezat e komunës së Morcote-së, pranë qytetit Lugano në kantonin e Tessin-it në Zvicër. Moisiu sot adhurohet dhe respektohet sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoi Shqipërinë. Shkolla e aktrimit në Tiranë si dhe teatri i Durrësit e mbajnë emrin e tij. Gruaja e tij Maria Moisiu ishte nga Vjena. Aleksander Moisiu është stërgjyshi i aktorit Gedeon Burkhard (ndër të tjera i njohur me rolin e tij kryesor në serinë “ Komisar Rex”).

Filmografia
• “Das Schwarze Los”, 1913 • “Die Augen des Ole Brandis”, 1913 • “Kulissenzauber”, 1915 • “Sein einziger Sohn”, 1915 • “Pique Dame”, 1918, me Johanna Terwin • “Der Ring der drei Wünsche”, 1918 • “Erborgtes Glück”, 1919, me Käthe Dorsch • “Der Junge Goethe”, 1919, me Käthe Dorsch • “Zwischen Tod und Leben”, 1919, me Maria Zelenka • “Figaros Hochzeit”, 1920, Figaro, me Hella Moja, Eduard von Winterstein, Vera Schwarz, Gertrude Welcker • “Die Nacht der Königin Isabeau”, 1920, mit Fritz Kortner, • “Kean”, 1921, Kean, me Camilla Horn • “Die Königsloge”, 1929, Edmund Kean, me Camilla Horn • “Lorenzo de Medici”, 1935.

_______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts sent to your email.