Aleksandër Pepa, aktori veteran i teatrit të varietesë!

0
882

Sander Pepa
aktori veteran i teatrit të varietesë “Aleksander Moisiu”, Durres

Lindi ne Shkoder me 23 gusht te v. 1933.
Aktori bën pjesë në grupin e aktorëve themelues të këtij teatri, që më 5 maj të vitit 1960. Ka qene regjisori Gjergj Vlashi qe kishte pikasur djaloshin shkodran si ekonomat në portin detar, që në vitin 1953, pak muaj pasi ishte zhvendosur drejt qytetit bregdetar nga Shkodra, ku punonte si mësues.

Menjehere regjisori e aktivizon ate në komedinë e tij “Dhoma nr. 13”, ku fitoi admirimin e publikut falë rolit kryesor dhe akcentit shkodran. Bashkë me Spiro Stratin, Ramazan Njalën, Aleks Llazarin dhe Enver Likmetën, nën drejtimin e regjisorit Vlashi, edhe Sandër Pepa ngjitet në skenë tashmë si profesionist në teatër me premierën “Vizitoni ekspozitën tonë”.

Më pas, 30 vjet veprimtari artistike me qindra shfaqje dhe skece humori , misherim personazhesh te pafund deri në vitin 1990, kur ai doli në pension.


Sander Pepa punoi me një kolektiv shumë të mirë, edhe atëherë kur afruan më të rinjtë si Aishe Stari e Fadil Hasa, Elibeti Tirana, Adem Gjepali, Lumturi Dashi, Muharrem Hoxha dhe Roland Koça.


Ka qenë regjisor i disa trupave amatore në Durrës. Në provat e varietesë së ndërmarrjes së Gomës, gati 50 vjet më parë, ai u lidh edhe me Dritën, që punonte si normiste, e që u bë shoqja e tij e jetës.

_________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: agjencia e lajmeve “Dyrrah” (2013)

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here