Ali Bega | Aktorët e Teatrit “Aleksandër Moisiu”, Durrës!

0
3295

#KinematografiaShqiptare      #TeatriAleksanderMoisiu      #AliBega

Profil i aktorit Ali Bega.

Lindi ne Tirane me 29 Janar 1942. Pas mbarimit të gjimnazit me nota të shkëlqyera, caktohet kunder dëshirës se tij në shkollën 2-vjeçare në Shkodër
për matematikë-fizike. Biografia e zotit Ali Bega nuk e lejonte të shkonte dhe të vazhdonte shkollën në Tiranë.
Po atë vit, pra në vitin 1962 u duk se vërtetë kishte nisur një “zbutje” e luftës së klasave. Pikërisht në atë vit, u çel në Tiranë, Shkolla e Aktorëve.
Konkurron dhe fiton konkursin duke i hyre studimeve per aktor.

Ne fakt atij i duhet te filloje shkollën me shumë vonesë, ne pritje te disa dokumenteve personale qe duhej te vinin nga Shkodra. Godina qe mbante emrin “Aleksandër Moisiu”, ishte shkolla qe kishte nje histori te vecante sepse nga kjo godine dolën me dhjetra e dhjetra aktorë të talentuar.
Kjo shkollë zhvillonte aktivitetin e saj pranë Teatrit Popullor, pranë Panteonit të artit shqipetar. Profesoret e tij ishin nder te tjere dy emra te spikatur, Kujtim Spahivogli dhe Mihallaq Luarasi. Kryen studimet per aktore ne kete shkolle ne vitin 1964, por sigurisht edhe mbas diplomimit nuk i ndahen kusuret e biografisë.

Per pothuajse 1 vit e caktojne te beje art në fshatrat e Beratit, pikerisht per kete arsye te biografise gje e cila do e ndjeke gjate gjithë jetës artistike. I ati i zotit Bega vinte nga një familje e mesme intelektuale, ai kishte mbaruar studimet në Gjermani për doktor Kirurg – Dentist dhe zoteronte 8 gjuhe te huaja.
Duke qenë në grupin e intelektualëve, babai i tij u dënua dhe diskriminua menjëherë pas çlirimit. Kjo ishte edhe biografia “e keqe” (deri ketu shenime nga K.SH te nxjerra nga intervista e aktorit ne vitin 2006, publikuar ne forumin “Zemer Shqiptare)

Megjithate ne vitin 1965 fillon pune si aktor ne Teatrin “A. Moisiu” te Durresit ku vazhdoi deri ne vitin 1992. Nga ky vit u emerua pedagog i lendes Teknika e fjales ne Akademine e Arteve te cilen e dha deri ne vitin 1998, kohe kur edhe emigroi ne SHBA. Ne vitet 1995-1998, ka qene shef i departamentit te aktrimit. Ka realizuar mbi 100 role kryesore e te dyta. Spikati qysh me rolin e Vehipit ne dramen Familja e peshkatarit e S. Pitarkes, me 1965.

Nje vit me vone i dha forme vetironike figures se Treplevit ne dramen Pulebardha te A.P.Cehovit. Nder realizimet e tij interesante ishte Shefari ne dramen Dorina te Teodor Lacos, ku operoi ne rrafshet e sarkazmes duke e bere te dukshem meskinitetin, arrogance dhe panikun e zyrtarit te korruptuar. Ne kete kah, ai erdhi nga viti ne vit duke plotesuar fizionomine e aktrimit te tij, posacerisht me figura karakteriale qe kishin mbartje negative.

Prerjet ironike e sarkastike u vune re edhe ne trajtimin qe u beri personazheve te tille si Handejker te “Ngjarje skandaloze” e Xhon Pristlit (1986) , Henksi te “Lebra” e Henri Bell (1988), ashtu sikunder arrinte te ravijezonte tipa e karaktere edhe me pak fjale, deri edhe me heshtjen apo hollesite shenjuese plastiko-ritmike (Xake Murrizi te “Mulliri i Koste Bardhit” te Naum Priftit , 1975), Tellalli tek “Marga” e Loni Papes”, Nacallniku tek “Gersheti i lufterave” te Loni Papes).

Packa se me nje kengezim te lehte, qe eshte pjese e stilit, ai karakterizohet nga nje ngulm dhe perqendrim i brendshem, nga mbajtja ne kuota te deshirueshme te tensionit psikologjik, cka e bente rrokshem konfliktin, apo edhe kundershtite brenda per brenda vete personazhit; ka nje shqiptim te qarte dhe pershtatet mire me sjelljet dhe dialogun e zhvilluar me te tjeret.

Parapelqen dykuptimesite, nentekstet, perbirimet dhe hetimin. Jo rralle prirja e tij anon edhe nga tjetersimet e thuketa me personazhin, si u pa kjo te roli i priftit ne dramen “Pershpirtje ne shtepine e Matildes” (1988) apo ne dramen “Pertej dashurise” te Dashnor Kokonozit. Me rolin rolin e Firdusit ne dramen “Shtepia e lepujve” (1989) te Zija Celes, i dha forme shpirtit kontradiktor te njeriut, duke e ngritur protesten e tij ne nje parabole te mirekuptuar per publikun e kohes.
(deri ketu, libri i J. Papagjonit / “Enciklopedia – Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 (f.41)

Albumi i aktorit ne Facebook tek faqja “Kinematografia Shqiptare”

__________________
Referenca: Interviste e vete aktorit dhene ne vitin 2006 e publikuar ne forumin “Zemer Shqiptare”.
(me korigjime datash) “Enciklopedia – Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / J. Papagjoni (f.41)

Na ndiqni:
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
Vimeo: https://vimeo.com/user85194086 
Facebook : https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
BLOG: https://albaniancinematography.blogspot.com

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply