Alida Hisku | Ambasadorja e muzikës shqiptare në Gjermani!

0
943

Alida Hisku
Kengetare e brezit te arte te muzikes se lehte shqiptare e v. 60`-70`!

“Faleminderit! Gëzime, hare, lumturi! Ju dua shumë nga Gjermania ime!”. Kjo ishte Alida Hisku e datës 28 dhjetor 2011, ajo Alidë që për mëse 12 vjet ishte protagonistja e festivaleve në RTSH!

Ka probleme me krijimtarinë, sepse sot kompozitorët i drejtohen biznesit në muzikë. Kompozitorët e kanë një vesh te muzika arabe dhe një vesh te muzika evropiane, amerikane, mundohen të vjedhin, por nuk mbahet shtëpia me miell hua. Një krijimtari e vjedhur nuk jeton shumë. Populli kërkon krijimtarinë shqip dhe ne në kohën tonë kemi qenë të tillë dhe na ka mbajtur populli. Kjo është arsyeja që këngët e atyre viteve jetojnë dhe sot, ne ishim tabani i popullit. Më vjen keq për brezin e ri artist, dhe dua ti jap mesazhin ta bëjnë muzikën për qejf, as për modë dhe karrierë apo biznes. Vetëm kur muzika të jetë për qejf do ti mbetet origjinaliteti, ta bëjnë muzikën të kënaqin popullin, jo shikimin. E kam ndjekur dhe festivalin e RTSH dhe ka probleme me krijimtarinë. Gjatë këtyre viteve na dëmtoi kopjimi në muzikë, por duhet të vlerësojmë gjërat tona.
ALIDA HISKU (2014)

Lindi me 20 qershor 1957 ne Tirane. Rjedh nga nje familje artistesh. Që në moshën 12 vjeçe ka kënduar në Anketat Muzikore të Fëmijëve dhe qe aty fillojne të gjithë kujtimet e saja. Karriera e Alides nisi ne vitin 1969 në Festivalin e Pioniereve ku eshte vlerësuar që atë kohë me Medalje të Artë, me këngën “Vjelësit e portokalleve”. Në karrierën e fëmijërisë Alida ka marrë gjithsej 3 Medalje Ari për këngët e interpretuara.

Ishte vetëm 13 vjece, kur zëri i saj jehoi në Festivalin e Këngës në RTSH! Ne fakt ajo si femije ishte konkurruese dhe mori çmim të dytë, duke bërë një përjashtim vetem per ate kur hyri ne kete festival.

Kengetaret ne ate kohe nuk këndonim për çmime, tendenca e Alides ishte që të ishte në natën e tretë të festivalit, sepse deri në natën e tretë ajo fitonte të drejten te këndonte tre herë në festival. Kjo ishte arritje e madhe për vete ate dhe cdo kengetare ne atë kohë. Ato orientoheshim nga publiku, te cilet i emociononte shumë, jo çmimet. Ishte nder të këndoje me Vaçe Zelën dhe Alida eshte orientuar gjithmonë nga rrezatimi i saj. Që kur ishte fëmijë mundohet të këndonte këngët e saj qe të magjepste publikun, ndonese ishte një fëmijë 10 vjeç. Per te gjithe lexuesit duhet theksuar se këngëtarët ne atë kohë nuk merreshin ne konsiderate, sepse ua impononin që ti merrnim këngët në festivale.

Ishte një komision që mblidhte këngët dhe kunder dëshirave ndante këngët. Të pëlqente apo jo kënga nuk kishte diskutim. Këngët në festivale zgjidheshin nga Vaçe Zela, Gaqo Çako dhe Avni Mula, të tjerëve ua caktonin.

      
      
      
      
      

Me një cilësi të rrallë zëri, e dhuntie muzikore, Alida shkëlqeu për 10 vjet me radhë! Shumë kompozitorë u dashuruan ne të kënduarit dhe në zërin e saj, dhe sikur garonin se kush do të krijojë këngë për timbrin dhe ngjyrën e zërit të saj! Zoti ia dhuroi zërin e bukur dhe një shpirt aq të madh artistik.

Pra një yll kishte lindur, një emër premtues në skenën e muzikës. Mirëpo erdhi një moment sic di ndonjëherë të sjell ironia e fatit. Një moment që ndërroi krejtësisht kahen e gjërave në karrierën e saj. Ishte kohë e rëndë, e vështirë për artin, për krijuesin me shpirt të lirë sic ishte Alida. Ishte kohë e ideologjisë ku të gjithë ishin të dyshimtë! Të gjithë ishin armiq potencialë. Shkaqet dhe shkaset për akuza ishin edhe banale. Kështu ndodhi edhe me Alida Hiskun, e cila u këput si lule në vesën e mëngjesit ende pa celur mirë. Për cka, shtrohet pyetja!? Për një ditar, disa fragmente kujtimesh e përjetimesh, të një adoleshenteje, mjaftuan për ta shpallur armik të regjimit!

Dëbohet nga skena në vitin 1983. Vazhdonte studimet politike atë kohë dhe ishte e zgjedhur në Komitetin e Qendror të Rinisë, kishte 6 vjet që ishte dhe komuniste. Mbasi kryen studimet në 1983 dergohet për praktikë në Konispol. Alida ketu e ka deshmuar qe tre shoqe të kursit i vodhën ditarin , kur vete ajo ishte e ftuar në ditëlindjen e një fëmije të këndonte. Ditari kaloi në komitetet e partisë. Çdo njeri ka diçka që shkruan për veten e tij. Shkrimet e saja në ditar megjithëse nuk kishin adresë u interpretuan si mbas deshires se pushtetareve te kohes. Ditari per Aliden ishte pjesa e dytë e shpirtit. Pas asaj vjedhje ditarin e saj ajo do ta shohe në gjyq në vitin 1984. Dënimi ishte për agjitacion dhe propagandë, heqje partie, internim, dëbim nga muzika.

Ishte vetëm 23 vjeçe. Ate nuk e vrau heqja nga skena, por heqja nga publiku. Kjo ishte më e tmerrshme. Mbas 1990 emigron jashtë shtetit me dy fëmijët e saj dhe i duhet të filloje një jetë të re. Në Gjermani ndihmohet nga dy miqë te saj, që kur ishte njohur në 1981 në kongrese të kohës.

     
     
     
     
     
     

Në tre vitet e para e kalon në kampet e refugjatëve, me vone pajiset me dokumentacione dhe më pas përfundon në lindje të Gjermanisë, ku qëndron për 3 vjet e gjysmë. Fillon të punoj, te pastroje klube për të paguar qeranë dhe shpenzimet e tjera.

Gjate punes në hotel njihet me bashkëshortin që ka sot me të cilin gezon dhe një vajzë. Tashti në Gjermani ndryshon cdo gje, ajo ka biznesin e saj. Ka mbaruar një shkollë okuliste dhe fillon të punoje si ndihmes mjeke në klinikën e vjehrrit dhe vjehrrës sepse ishin okulistë, por dhe bashkëshorti i Alides, Tomi, është mjek okulist. Mbasi i mbyllen kliniken, se bashku me bashkeshortin caktohen si përfaqësues te optikës gjermane për vendet arabe dhe shkon në Dubai, ku për 5 vjet e gjysmë jetojne në Dubai-Indi-Palestinë-Izrael, etj

Alida Hisku ka bërë përpjekje titanike për të dalë sa më mirë para publikut të saj që aq shumë e deshi. Iu rikthye këngës ne v. 2011. Sot s’ka kush e ndalon! Ajo, me interpretimin karakteristik, pasqyron shpirtin, fisnikërinë, madje edhe karakterin e shqiptarit. Ajo me rikthimin e saj realizoj ëndërrën e lënë përgjysmë!

Per arsye qe tashme dihen ,ajo per shume vjet nuk kishte mundesi te ushtronte vokacionin e saj te zgjedhur .Megjithate qe nga viti 90 kishte mundesi ta bente kete por nuk e beri..heshti..

Alida deshmone …. “Heshtja nuk ka qenë rezultat i dëshirave të mia, që të mos aktivizohesha më, por si rrjedhojë e një dënimi, nga ana e qeverisë, muzikës sime prej 10 vjetësh. Kështu mora rrugën e kurbetit, si shumë artistë të tjerë shqiptarë, dhe mu deshën, afërsisht, 16 vjet që unë të ngrihesha në këmbë në këtë vend të ri, vend të huaj, i cili më solli shumë vështirësi për të jetuar. Mos harroni, mora rrugën e gurbetit, e vetmuar, në një kohë që burri më ndau dhe shoqëria tërhiqeshin të tërë d.m.th e vetmuar me dy foshnje mora rrugët e kurbetit dhe mund ta imagjinoni, një grua që nuk njeh gjuhën, nuk njeh vendin, që ajo të ngritet përsëri në këmbë. …”

Por ajo rrikthehet perseri duke titulluar edhe albumin e saj “Rikthimi” dhe per kete thote: “ Rikthimi erdhi si pasojë e shpërthimit të ndjenjave për muzikën. Muzikën e kam në gjak. Rrjedh nga një familje artistësh. Prindërit më kanë kënduar në Teatrin e Operas dhe të Baletit. Gjithashtu motra dhe vëllai janë akoma debutues të muzikës shqiptare.

       
       
      

Duke u lehtësuar një cikë situata, fëmijët u rrittën dhe unë pash një cikë dritë që të shikoj edhe në shpirtin tim kaq thellë për muzikën shqiptare! I dhash vetes si detyrë, duke u mbështetur edhe nga nxitjet e familjes së burrit dhe të dy djemve, që përsëri të kthehesha në skenë sepse dalëngadalë po humbja vetveten. Po harronja veten se kush isha dhe kush jam! Dhe kjo harresë më bëri që unë të mendoja që t’i kthehesha përsëri publikut dhe tifozëve të mi të muzikës shqiptare, për ti dhënë atë kënaqësi që dikur ua kisha dhëne” do te shprehet ekzaktesisht ajo.


    

Kthimi”, dhe të gjitha këngët e këtij albumi kanë një larmi dhe kanë një subjekt që identifikon albumin. Albumi rrëfen atë vazhdimësinë e jetës se saj që nga shkëputja prej 24 vjetëve. Ky album do të bëjë tamam punën si një ngjitës , si një saldim, i një hekuri që kur është këputur. Këtë tekst të këngës “Kthimi”, me të cilin edhe hapet albumi, eshte shkruar nga ajo vete dhe është pasqyrimi i periudhes 24 vjecare që Alida ka jetuar në emegrim.

Alidën nuk e vrau njeri, Alida nuk urren njeri, nuk urrene as ato 3 vajza që atë kohë i vodhën ditarin.

Alida ka shkurar edhe nje liber “Die Hofnärrin des Diktators” që në shqip mund të përkthehet “Lolot e Diktatorit”. Ky libër është një autobiografi që përshkon fazën e jetës së saj qysh fëmijë e deri në vitin 2005.

Ka qene pjesemarrese edhe ne festivalet e ndryshme te Studentëve, të Ushtarit, perkrah atij me te rendesishmit, në RTSH

Çmime
• 1970, 13 vjeçe në Festivalin e 9-të, merr çmimin e dytë. Kompozimi Agim Krajka “Portret”
• 1971, 14 vjeçe në Festivalin e 10-të, merr Çmimin e Dytë. Teksti Dritëro Agolli “ E paharruara”
• 1973, në Festivalin e 12-të fiton Çmimin e Dytë me këngë të Josif Mingës “Agimi i Kuq”
• 1974, në Festivalin e 13-të fiton Çmimin e Parë me këngën “Vajza e fshatit tim”
• 1975, në Festivalin e 14-të fiton Çmimin e Parë me këngën “Buka e duarve tona”.
• 1976, në Festivalin e 15-të me këngën “Bisedon me popullin”, duet me Liliana Kondakçiun.
• 1979, në Festivalin e 18-të me këngën “Nëntori i Lirisë”, fiton Çmimin e Dytë
• 1980, në Festivalin e 19-të fiton Çmimin e Dytë me këngën “Njerëzit e Agimeve”
• 1981, në Festivalin e 20-të me këngën “Flaka e Betimit”, në duet me Ema Qazimin.

Pjesemarja ne Festivale :
1970 – Portret heroine ne Festivalin e 9-te ne RTSH
1971 – E paharruara ne Festivalin e 10-te ne RTSH
1971 – Shqiperia pershendet ne Festivalin e 10-te ne RTSH
1973 – Shoku Ynë në Festivali i 12-të në RTSH
1973 – Agim i Kuq në Festivali i 12-të në RTSH
1974 – Vajzat e Fshatit tim në Festivali i 13-të në RTSH
1974 – Neper ditet tona në Festivali i 13-të në RTSH
1975 – Buka e duarve tona në Festivali i 14-të në RTSH
1975 – Dasem Ne Fshat në Festivali i 14-të në RTSH
1977 – Kasollja E Galigatit në Festivali i 16-të në RTSH
1979 – Nentori i lirise në Festivali i 18-të në RTSH
1980 – Njerezit e agimeve në Festivali i 19-të në RTSH
1981 – Me kujton ti ato vite në Festivali i 20-të në RTSH

Kenge te tjera te repertorit te saj
“Kenget e rinise” ;“Lulet e Basmave” ; “Syri yti bukur” ; “Kitarre e rinise”

Linku ne Facebook: https://www.facebook.com/media/set/?set=a.530724743654065&type=3
U publikua ne faqen me te njejten emer ne Facebook qe ne vitin 2013 dhe u rishikua disa here ne vitet vijues deri ne shtator 2019.
Referenca: 1 – Informacioni eshte marre nga nje interviste e vete artistes dhene gazetares Julia Vrapi ne v. 2014 “Gazeta Sot” ; 2 – Gazeta te ndryshme shqiptare on line nga vitet 2011 -2015 Disa nga fotot jane kontribut i administratoreve te kesaj faqe.
____________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2019

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here