Ana Gjini – Shala (1942-2019) | Përkujtimore!

0
1343

Ana Gjini (1942-2019) 
Aktore e Teatrit “Migjeni”, Shkoder.

Lindi ne Tirane më 3 prill 1942. I ati i saj ishte shkodrani Zef Shala ndersa nena e Anes ishte me origjine italo-kroate dhe quhej Maria Zorovic`. 5 femijet se bashku me Anen ne moshe te mitur mbeten jetime kur ne vitin 1947 humbet babane i cili u eliminua pa gjurme nga sistemi qe kishte filluar te instalohej.

Ana dhe dy vellezerit e saj perfunduan ne jetimore. Ajo se bashku me te vellane e madh u transferuan ne Shkoder, nderkohe qe vellane tjeter e cuan ne Fier.

Ne Shkoder kryen vetem 4 klase te fillores per tu rikthyer ne Tirane ku perfundon arsimimin, 7 vjecaren qe ishte atehere e me pas te mesmen duke vazhduar studimet e larta ne Liceun Artistik.

Ne vitin 1965, kryen studimet dhe diplomohet me sukses ne degen e dramaturgjise, njekohesisht Ana merr pjese edhe me skuadren e basketbollit te femrave, “17 nentori”.

Vetem 3-4 muaj pas diplomimit ne vjeshten e vitit 1965 ajo kthehet ne Shkodren, qe e kishte lene kur ishte akoma femije, duke filluar pune ne teatrin “Migjeni” , institucioni qe do te behet per vete aktoren nje shtepi e dyte.

Shkodra e kerkonte nje aktore te tille te ishte ne ate kolanen e arte te aktoreve te ketij qyteti, por njekohesisht e kerkonte edhe regjisori shkodran, i mirenjohuri Lec Shllaku te shkonte ne teatrin “Skampa” te Elbasanit. Vlerat artistike, dhe ai ansambel aktoresh brilante bene qe Ana te zgjidhte teatrin “Migjeni”.

Ne skenen e ketij teatri dhe derisa del ne pension ajo do te interpretoi mbi 45-50 role dytesore si dhe kryesore ne nje karriere te gjere prej 30 vitesh.

Ne ate liste te gjate te interpreteve te saj mund te vecojme shfaqjet “Shqiponjat”, “Fisheku n’pajë”, “Shtëpia e Bernarda Albës” ” Fundi i një komedie”, “Monolog për Migjenin”, “Gjaku i Arbrit” etj!

Foto shkeputur nga komedia brilante “Keshilli i ndrikullave”. Ana Gjini ne rolin e Rines, perkrah saj aktoret Violeta Sekuj dhe Pistol Soja. © Foto I. Gjini
Nje tjeter foto nga komedia “Keshilli i ndrikullave” © I. Gjini

Ne komedine e shkelqyer te Sheri Mites, “Keshilli i ndrikullave” Ana Gjini do te jete ne rolin kryesor, si aktore e pare, ne ate te “Rines” ( me dublante Marie Qyrsaqin), por fatkeqesisht per aktoren ky variant nuk u rregjistrua nga TVSH me pretekstin qe ishte me e rritur ne moshe (32 vjece) se sa paraqitej personazhi i komedise, keshtu qe u zevendesua me aktoren tjeter te mirenjohur Marie Qyrsaqi.

Ana Gjini gjatë gjithë jetës së saj artistike, u shqua për profesionalizëm në interpretimin e roleve duke krijuar karaktere që kanë mbetur në kujtesën e spektatorëve shkodrane. Nderroi jete ne Parma te Italise me 4 mars 2019.

Skeda e aktores ne teater”
“Familja e Peshkatarit” 12.03.1966 (Mira)
“Si u kalit çeliku” 30.06.1966 (Tonia)
“Cuca që koriti malet” 11.09.1966 (Filja)
“Para Agimit” 19.04.1967 (Zonja Rukije)
“S’ndalet lumi me gardh” 27.05.1967 (Nusja)
“Fisheku në pajë” 29.07.1967 (Lukja)
“Shqiponjat” 30.12.1967 (Dana)
“Ngjarje në fabrikë” 13.07.1968 (Shpresa)
“Dhëndëri” 18.06.1969 (Lirija)
“Galeria” 11.09.1969 (Fania)
“Këshilli i ndrikullave” 19.10.1969
“Sinjalet e natës” 30.04.1970 (Vera) (Këtu Ana paraqitet me mbiemrin e ri Gjini)
“Toka jonë” 11.11.1970 (Mara)
“Viti ’61” 25.11.1971 (Dafina)
“Tovi dhe shokët e tij” 29.01.1972 (Udhëheqësja)
“Ëndërra e tokës” 20.12.1972 (Shpresa)
“Cuca e maleve” 19.05.1973 (2 role: Cucën dhe Filen) Dublante me Tinka Kurtin
“Fëtyra e dytë” 14.11.1973 (Ariana)
“Shpartallimi” 18.07.1974 (Diella)
“Çifti i lumtur” 14.12.1974 (Kryetare e Komitetit Profesional”
“Nora” 28.04.1975 (Dila)
“Zani Partizani” 13.11.1975
“Vajza nga kantjeri” 15.12.1975 (Xhiri)
“Lindje në shtërngatë” 10.07.1976 (Laja)
“Rrënjë të hekurta” 28.09.1976 (Vajza)
“Lulet e shegës” 07.05.1977 (Budja)
“Jehona e një dite shkurti” 27.11.1977 (Liza)
“Nora” 27.05.1978 (Plaka e parë)
“Baca i Gjetajve” 11.04.1979
“Fundi i një komedie” 1979 (Agetina)
“Shoku Niqifor” 1980
“Kanga e dhimbës krenare” 1980
“Gjaku i Arbrit” 25.05.1981 (Vajza e shtëpisë)
“Hetimi” korrik 1983 (Roli i dëshmitares)
“Portreti” 06.12.1983 (Infermierja)
“Çështja e Blertës” 1984 (Gruaja e Manit)
“Të gjithë të qeshur” qershor 1984 (Bedrija)
“Kaçakët” 19.01.1985 (Nënë Sofia)
“Shtëpia e Bernarda Albës” 21.01.1986 ( Angustia)
“Rozafa” 15.11.1986 (Vestale)
“Gjykimi” dhjetor 1986 (Zina)
“Shtegtim nëpër ankth” 17.01.1989
“Flamur në dasëm” 08.11.1990
“Ndëshkimi” (Neni 55) 1991
_____________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Publikuar per here te pare ne faqen Facebook Kinematografia Shqiptare – korrik 2020. Disa nga fotot jane kontribut i vajzes se vete aktores, zj I.Gjini te cilen e falenderojme perzemersisht. Ndalohet kopjimi © Te gjitha te drejtat te rezervuara.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here