Anastas Kondo (1937-2006) | Përkujtimore!

0
1214

Anastas Kondo (1937 – 2006)
Shkrimtar, skenarist. Eshte autori i skenarit te filmit “Dimri i fundit”.

Lindi ne Kucove prej nje familje nga Vunoi me 28 nentor 1937.
Shkollen e mesme e kryen ne politeknikumin “7 nentori” ne degen e gjeologjise ne Tirane, ndersa te larten per gjeologji ne Leningrad (San Petersburg) ne ish B.S. Prirja per letersi u duke qe ne bankat e shkolles. Punoi si inxhinjer gjeolog dhe paralelisht botoi disa tregime, novela dhe romane nje pjese e te cilave u ekranizuan duke u kthyer ne skenare filmash nga ai vete ose si bashkeautore me kinodramaturge profesioniste dhe regjisore te Kinostudiossi K.Dilo, M.Fejzo, N.Lako, R, Gjoza etj.

Filmi i pare i realizuar simbas tregimit te tij ishte “Kur zbardhi nje dite” – 1971. Edhe skenaret e filmave “Shperthimi” – 1974 / “Partizani i vogel Velo” – 1980 u shkruan me bashkeautore. Ish bashkeautore ose autore ne 5 skenaret e filmave te tjere si : “Korrieret” – 1976 “Thesari” – 1981 / “Misioni pertej detit” – 1988 / “Vdekja e burrit” – 1992.

Nje nga filmat me te suksesshem i realizuar simbas tregimit te tij “Grate e fshatit tim” ishte “Dimri i fundit” – 1976.
Gjithashtu ai ka qenë i njohur për krijimtarinë e tij letrare ku disa nga veprat janë vlerësuar edhe me çmime kombëtare.

Ndër vëllimet me tregime përmendim “Ura”, “Kur mbaron e vdes burri”, “Portat e diellit”, “Pse e vranë Odisenë”, “Kio”, “Njerëz dhe gurë”, “Kur zbardhi një ditë” etj.

Shkrimtari, gazetari dhe skenaristi i disa filmave të njohur, Anastas Kondo është autor i disa teksteve e studimeve shkencore, që hodhën themelet e shkencës së

Mikropaleontologjisë në vendin tonë. Disa vjet rresht ai punoi në drejtimin e sektorëve të letërsisë, kulturës dhe arsimit. Gjithashtu ka punuar si zëvendësministër i arsimit dhe kulturës, sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Kryetar i Komitetit të Kulturës dhe Arteve. Nderron jete me 19 maj 2006
____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. T. Hoxha / f. 203-204. 

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here