Andon Pilo, aktor, regjisor i teatrit gjirokastrit!

0
910

Andon Pilo
Aktor dhe regjisor i teatrit “Zihni Sako”, Gjirokaster!

Lindi me 15 shkurt 1952. Nje nder emrat kryesore te ketij institucioni artistik,
nder aktoret qe bene historine e teatrit “Zihni Sako”. Kreu studimet ne I.L.A, Insitutin e Larte te Arteve ne peridhen kohore 1974-1977.

Menjehere mbas diplomimit fillon pune ne teatrin profesionist te Gjirokastres deri sa del ne pesnion ne vitin 2017 . A. Pilo ka qene edhe njeri prej drejtuesve te teatrit. Rolet e interpretuara nga ai jane te shumta si edhe ato te vendosjes ne skene ne pozicionin e regjisorit.

Kontriboi edhe ne jeten artistike te qytetit duke mbuluar me regji disa festivale nderkombetare, organizuar nga Qarku dhe Bashkia Gjirokaster. Gjate karrieres se tij eshte vleresuar me disa lavderime dhe ne vitin 1986 ne kuader te 30 vjetorit te Estrades se Gjirokastres, nga presidiumi i Kuvendit Popullor i eshte akorduar medalja “Naim Frasheri” me motivacion: “Eshte dalluar per vendosjen ne skene te Estrades me nivel te mire ideo-artistik dhe per ndihmesen e dhene ne gjallerimin e veprimtarive kulturore”.

Gjate karrieres se tij numerohen mbi 35 premiera variete, teatri, koncerte dhe festivale te ndryshme, ku ka dhene kontribut si regjisor, si dhe mbi 27 role artistike ne teater. Andon Pilo nje kontribut te madh ka dhene edhe ne levizjen amatore ku ka vendosur disa premiera teatri dhe estrade me nderrmarje te ndryshme te qytetit, ndersa ka dhene ndihmese edhe ne perkthimin dhe redaktimin e mjaft veprave teatrale te huaja.

Shfaqjet teatrale :
Shkalla Gazmore / Ne ngjitje / Nga mesi erresires / Burrat e lirise / Duke u gdhire viti 45 / Dredhite e z.kapter / Gryka e nemur- Vata / Atje ne Ebro- Perosi / Operacioni / Komedite e Çajupit / Tinguj e krisma- Qazimi / Pabesia- Gjergji / Kufiri I gjakut- Tomi Bregu / Ftese ne familje / Zemrat plot me kenge / Hyske Bobojka ne sherbim / Gati xhirim / Me buze ne gaz / Kopja dhe origjinali / Pacienti dhe diagnoza / Strallin mos e cingris / Pa justifikime
Cirku ne skene / Do kendoj e s’pushoj dot / Variete televizive / Pershendetje gazmore / Bashke me ne / Kur hapet perdja / Tinguj rinore / Variete 1988 / Blloku i humoristit / Nga e thena ne te bere / Nje prove me shqetesime / Beselam pse me flijojne- / Kalores se kohes- Luani / Ushtari mburravec -Pleuskli / Hanxhiu hanit te hatashem- / Shpetimtari i botes- / Qytetrrethimi – / Keci grindaveci- / Koka e tjetrit- Lamburd / Njeriu qe pa vdekjen me sy-
Bertet hajduti- / Filomena Maturano- Vumberti / Endra e cuditshme e Vasilit- Princi / Nuk ka te ngopur- Islami / Pertacia – / Nuk paguaj, nuk paguaj- / Pas vdekjes – / Genjeshter per genjeshter-Prifti / Babai – / Shtrengate ne mal- Iliri / Aeroporti- Astriti / Lavirja e denje per respekt- Fredi.
__________
Referenca: Faqja zyrtare e teatrit “Z. Sako”, Gjirokaster ne Facebook.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here