Angjelina Xhara – Papalilo, skenariste, redaktore dhe spikere!

0
1102

Angjelina Xhara – Papalilo
Skenariste, redaktore e filmit dokumentare, ish spikere ne Radiotelevizion

Lindi ne Boboshtice te Korces me 13 korrik 1949. Mbaroi studimet ne Universitetin e Tiranes per gjuhe letersi dhe paralelisht u aktivizua si spikere ne Raditelevizionin Shqiptar .

Qe ne klase te shtat fillore marre pjesë në emisionet e fëmijëve. Më pas në vitin e dytë në gjimnaz jep lajmet direkt të orës 20.00, që ishte Revista Radiofonike e Mbrëmjes. Kjo ishte e vecante se si nje femije qe nuk kuptonte nga politika te jepte lajmet kryesore. Më pas në vitin e dytë në Universitet, më 1969 ka dhënë lajmet si spikerja e parë e TVSH, mbasi zonja Vera Zheji ne ate kohe nuk donte të dilte si spikere lajmesh.

Spikeret e para te TVSH-se Angjelina Xhara dhe Zerina Kuke

Ne vitin 1970 fillon pune si redaktore ne Kinostudio “Shqiperia e Re” duke u marre me shkrimin e teksteve te kinoditareve, filmave kronikale dhe dokumentare.

Tashme dihet Kinostudio dhe veprimtaria e saj, qe ka pasur një metodë të veçantë pa patur lidhje me mënyrën se si ishin organizuar institucionet e tjera. Ishte një institucion i kontrolluar, por i lirë brenda kontrollit. Krijuesit propozonin vetë temat për filmat qoftë në atë artistik, apo dokumentar. A. Xhara si krijuese me filmin dokumentar e ka filluar me krimbin e mëndafshit si temë, me regjisore Adriana Elini dhe operator Agim Fortuzi.

Që në fillimet e saja edhe pse pa shume pervoje, mori përsipër të realizonte filmin dokumentar për Revolucionin e viti 1924. A. Xhara ne pergjithesi ishte e prirur drejt temës historike, figurave patriotike. Keshtu ajo ka bërë jo pak filma bazuar në këto tema, perkrah temes se gruas apo të fëmijëve.

Nga viti 1974 fillon te shkruaje vete ose si bashkeautore skenare per filma dokumentare. Keshtu deri ne v. 1984 shkroi rreth 25 skenare nder te cilet: “Viti 24” – 1975 / “Qylymat tane” – 1975 / “Gezim ne syte e nenes” -1975 / “Onufri” – 1976 / “Flora shqiptare” – 1977 / “Pikturat shqiptare ne mesjete” – 1981 / “Muzeu Historik Kombetar” – 1982 / “Shkolla rreze alpeve” – 1984 si dhe te tjere. Gjithashtu u mor gjeresisht edhe me kritike duke shkruar nje numer te madh artikujsh ne organet e ndryshme te shtypit per filmin artistik dhe dokumentar shqiptar.


______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare / Toena 2002 / A. Hoxha / f. 418 / Interviste e vete skenaristes ne dhene ne gazeten “Sot” ne v. 2013.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here