Anita Take (1934 – 2017) | Zëri i fuqishëm i muzikës shqiptare!

0
1326

Anita Take (1934 – 2017)
Njera nga kengetaret e para, “pionere” e muzikes sone shqiptare.

Ka lindur me 2 Prill 1934. Emri i saj është gdhendur në librin e historisë së muzikës shqiptare, dhe mbetet nje figure historike e saj. Me nje aktivitet në skenë ne me shume se 50-vjetësh, ajo vazhdon të kujtohet me nostalgji nga të gjithë ata që e kanë njohur. Anita Take ka mbetur akoma në kujtesën e shqiptarëve dhe shumë këngë të saj këndohen edhe sot. Kjo tregon se këngëtarja e madhe me ëmbëlsinë e zërit dhe interpretimin e shkëlqyer në skenë, ka lënë gjurmë të thella në historikun e muzikës dhe të këngës shqiptare.


E lindur në një familje, që nuk merrej me muzikë, por që ishin shumë dashamirës dhe pasionantë ndaj saj, Anita Take do t’i jepte familjes së saj, atë që nuk ua kishte dhënë asnjë fëmijë dhe profesion tjetër. Por, krahas zërit dhe pasionit për këngën, ajo pati edhe një fat tjetër të bardhë në jetë, sepse u njoh dhe lidhi jetën e përjetshme me një nga kompozitorët më të shquar të muzikës dhe me themeluesin e muzikës së lehtë shqiptare, Agim Prodani.

Kjo lidhje e saj me një artist dhe një mjeshtër të kompozicionit, bëri që Anita Take brenda një kohe relativisht shumë të shkurtër, të bëhej këngëtarja më e kërkuar për artdashësit shqiptarë. Ajo ka mbi 50 vjet, që ka kënduar . Megjithate debutimin e saj të fundit e ka bërë tek spektakli “Njëqind këngët e shekullit”, ku duartrokitjet e gjata të njerëzve, që kishin mbushur plot e përplot sallën, e mallëngjyen pa masë. Prindërit e saj kanë qenë shumë artdashës, por nuk e kanë ushtruar në jetë këtë profesion.

Babai ka pasur një vegël frymore, që i binte në shoqërinë “Vatra” në Amerikë, ku ai ishte emigrant. Po keshtu edhe Nëna e saj këndonte bukur.

Momenti kur eshte ngjitur per here te pare ne skene natyrisht nuk mund te harrohet lehte . Ka qenë shumë e re kur ngjitet në skenë ne vitin 1949. Në atë kohë, ka qenë si amatore në Shtëpinë e Oficerave, pasi atëherë nuk kishte festivale, nuk kishte as skena, ku mund të shfaqej talenti siç dalin sot këngëtarët, nuk kishte as televizione për të bere ne nje fare menyre publikim te ketyre talenteve.

Kënga ishte një ndjenjë që i lindi siç duket bashkë me qenien e saj. Në këtë rrugë ka gjetur përkrahjen e madhe edhe te Nenes se saj, e cila e donte shumë artin. Më pas, nga kënga në këngë, nga debutimi në debutim, Anita Take se bashku me shoqen e saj dhe kengetaren tjeter Pavlina Nika arrijne deri në skenën profesioniste, kohë kjo kur mblidheshin talentet.

Në kohën kur ajo nise rrugën e këngës, kishte pak këngëtarë dhe kompozitorë në Shqipëri. Në atë kohë ishte një bërthamë e vogël këngëtarësh dhe kompozitorësh, që kishin studiuar jashtë Shqipërisë, si në Austri dhe në Itali.

Pikerisht ajo i përket atij brezi kengetaresh , që u shfaqen menjehere. Ne fillim ishin te paket, ku më pas me kalimin e viteve dhe te kohes u bene qindra këngëtarë, të cilët debutuan dhe vazhdojnë të debutojnë me shumë dinjtet brenda dhe jashtë Shqiperise. Mori pjese ne Estraden e shtetit ku ra ne sy per talentin e saj dhe zerin karaktersitik deri ne fillim te viteve `60-te ku gjate kesaj periudhe u be shume e njohur ne publikun artedashes.
Ne Festivalet e kenges ne RTSH, ajo merr pjesë vetem në festivalin e 2-te (1963) me dy kenge: “S’te fal” (Agim Prodani) dhe “S’eshte enderr as çudi” (Abdulla Grimci), kur aktiviteti i saj në fushën e muzikës ka qenë tepër i dendur.

Kjo ka penguar atë qe Anita te marr pjesë në aktivitete të tilla te metejshme . Megjithatë, festivalet që janë zhvilluar nga Radio-Televizioni Shqiptar, kanë qenë evenimente shumë të bukura kulturore, me shumë emocione dhe me një lloj konkurrence. Por, ndonëse këtë konkurrencë ajo e ka dashur, qëllimi i misionit te saj pikesepari ka qenë të dalja në skenë dhe të kënduarit bukur për publikun, si dhe të transmetoje atë çka ajo ka dashur të thote nëpërmjet këngës dhe nëpërmjet vargjeve.

Gjithashtu, ka preferuar qe të ket korrektesën profesionale dhe qytetare përballë spektatorit, pasi të dyja janë të rëndësishme për njëra-tjetrën. Nisur nga kjo, edhe pse ka marrë pjesë shumë pak në festivalet e organizuara nga Radio-Televizioni Shqiptar, gjithmonë e ka ndjerë veten shumë mirë edhe jashtë tyre, pasi ka marrë pjesë në aktivitete të tjera, po aq të rëndësishme duke qene po ashtu më pranë publikut.

Agim Prodani është një ndër themeluesit e muzikës së lehtë shqiptare dhe bashkëshorti I saj. Me Agimin eshte njohur nëpërmjet këngës, meqë ai ishte kompozitor. Ndoshta, zëri I saj bëri që ajo të njihet me një personalitet të muzikës shqiptare, që natyrisht në atë kohë ai ishte i ri dhe nuk e kishte krijuar atë imazhin ka sot. Ai e kishte piketuar Aniten si një këngëtare, si një kolege, që e respektonte. Me kalimin e viteve, ata u njohëm më shumë me njëri-tjetrin, nga ku më pas lindi edhe dashuria kjo ndjenjë njerëzore qe nuk ka asnjë recetë dhe vjen në një moment, kur ti ndoshta dhe nuk e pret. Jeta e saj në familje ka qenë shumë e ngrohtë dhe me një mirëkuptim.

Cifti Agim dhe Anita kane trasheguar profesionin femijeve te tyre shume te talentuar. Më i madhi, Kujtim Prodani, është kompozitor dhe kantautor. Djali i dytë, Florian Prodani ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë, në degën inxhinieri ndërtimi, por nuk e ka ushtruar fare këtë profesion. Më pas ka studiuar për informatikë. Edhe atij i pëlqen shumë muzika dhe për këtë vazhdon të punojë në piano, në shtëpinë e tij.

Per kengetaren e madhe këngët më të dashura, janë këngët me tematikë shoqërore dhe ato me tematikë të dashurisë intime, këngë që kanë pasur melodi të thjeshta. Kënaqësia dhe arritja ka qenë se, këto këngë, ndonëse kanë kaluar 50 vjet, vazhdojnë të këndohen edhe sot nëpër festat familjare nga brezat e rinj dhe të moshuar. Duke parë rezistencën e këtyre këngëve dhe interesimin e njerëzve për t’i kënduar ato, mendojme se kjo është arritja më e madhe për zonjen Take dhe krijuesit e këtyre këngëve.

Për kontributin e dhënë në muzikë dhe në këngë, ajo është dekoruar nga presidenti me titullin e lartë: “Naim Frashëri i Artë”. Anita Take ndonëse është shumë e gëzuar për profesionin e saj, pengu i vetëm për të, është se nuk ka arritur të filmohet, duke kënduar në vitet e saja më të mira. Ndër çastet më të bukura të jetës së saj, ajo veçon ditën kur u bë për herë të parë nënë, si dhe çastin kur bashkëshorti i saj, Agim Prodani i tha: “Të dua”. Ajo ka vendosur të mos ndahet kurrë nga kënga, por te vazhdoje te kendoje gjate gjithe jetes.

Ndahet nga jeta me 12 janar 2017 ne moshen 83 vjece. Per karrieren e saj dhe kontributin dhene ne muzike Anida Take eshte dekoruar me Medalje pune me urdherin Naim Frasheri te Klasit te II-te dhe te III-te. Mbahet mend si kengetarja e pare shqiptare qe ka dhene Koncert recital ne vitin 1983. Ne v. 1999 presidenti i kohes Rexhep Mejdani e dekoron ate me Urdherin “Naim frasheri i Arte”


___________________
Kinematografia Shqiptare qe ne vitin 2013.
Referenca: Seleksionim i lajmeve te nxjerra nga ueb, forume te ndryshme shqiptare, dhe nga nje interviste e dhene e zonjes Anita Take ne vitet 2007-2008. U rivizitua me 12 janar 2017 si dhe ne vitet vijues 2021.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here