Anton Krosaj (1966-2020) | Talenti i fundit i humorit shkodran i dalë nga grupet amatore!

0
256

Anton Krosaj (1966-2020)
Aktor i humorit ne organiken e Estrades se Teatrit “Migjeni” – Shkoder!

U linde ne Shkoder me 26 janar 1966. Mbetet talenti i fundit i humorit shkodran i dalë nga grupet amatore të cilat kanë qënë edhe punishte e vërtetë e të qeshurës në Shkodër. Konsiderohet i tille sepse me sa duket tashmë nuk ka asnjë rast për të dalë talentet në këtë mënyrë dhe jo vetem ne Shkoder, por ne te gjithe rrethet e tjera. Ne vitin 1985 kryen Shkollen e Mesme Industriale.

E fillon veprimtarine e tij si amator me Fabriken e Duhan Cigareve aty rreth vitit 1988 duke duke rene ne sy te humoristit te madh, tashme te ndjerit Gezim Kruja, i cili ka meriten e vecante te zbulimit te nje talenti sic ishte Antoni. Duhet theksuar se nga “Duhan Cigaria” kanë dalë emrat e medhenj si Gëzim Kruja, Muharrem Nurja, Besnik Çinari e mjaft te tjere.

Pikerisht me Duhan-Cigaret ne Shkodren e tij u aktivizua ne shume shfaqje te ndermarrjeve duke spikatur me aftesite e tij aktoriale plot humor, interpretimin e karaktereve, origjinalitetin e batutës dhe plastikën e përveçme që e bën të dashur në Shkodër duke shkaktuar të qeshura të shumta tek spektatori jo vetem ne skenen e shfaqjeve amatore por me pas në ate te “Migjenit” si dhe në skenat e televizioneve dhe teatrove të vëndit.

Me ardhjen e demokracisë së bashku me Muhamet Çekinin, Bujar Ademovin, Rudina Smajlin dhe Alketa Gjonin formojne grupin “Thumbi” i cili shumë shpejt u bë i famshëm jo vetëm në Shkodër, por edhe në Shqipëri me spektaklin “Personazhe ne kurth” me regji te Arjan Culiqit.

Ne vitin 2003 kalon me Estraden Profesioniste te Shkodres për krah gjigandëve Zef Deda, Zyli Miloti, Besnik Çinari, Drande Xhaj etj.
Profili i aktorit Krosaj është i prirur drejt origjinales dhe kapacitetit të madh që është batuta dhe humori thellësisht shkodran dhe krahinor.
Ka aq shume role sa qe vete ai do shrehet me batute: “sa numurohen me gishtat e dorës dhe ….te këmbës”!

Dhe ne te vertete interpretimet e tij jane jo pak e nga ku mund te permendim: recitalet e Bujar Qamilit dhe Edmond Halilit, ka shfaqe të ndryshme me dhjetra dhe tre komedi të regjizorit Edmond Mëhilli në Shkodër. Merr pjesë në pothuaj të gjithë filmat e humorit të regjizorit Çuliqi dhe kjo ka qënë per vete aktorin nje eksperience profesioniste në humorin e njohur te tij edhe në ekranin e vogël: “Para nga qielli”, “Piruet”, “Pesha e gruas sime”, “Pavioni zero” etj. Ndersa me estradën profesioniste ka interpretuar ne komeditë : “O vajzën o komunën”; “Vëllai nga babai”; “Surpriza”; “Big Brother Shkodra 1 dhe 2”; “Martesë me Intenet” ; “Zef Deda Show 3”; “Lumturi në Fukarallek”; “Je Shkodran në qoftë se”; “Humor me shkolle te mesme” etj.

Materialet e perdorura ne me te shumten e rasteve jane te bazuara nga profesori, shkrimtari dhe humoristi i madh Paulin Selimi i cili e quante Antonin “nip”. Nga keto materiale materialet si “Fejesa” dhe “Polici i trafikut” janë kulmet e e aktrimit te tij ne fushen e humorit ne skeçe.

I pyetur se per cfare keni mbaruar (shkollen) , ai me plot humor pergjigjet “kam mbaruar me te tana”! Ndersa pyetjes se kush ben humor ne Shkoder ai i pergjigjet: “Policët në trafik në rradhë të parë. Kryetarët e komunave dhe azili i pleqve, pastaj vijnë deputetët tonë të nderuar . Ne te estrades vjedhim prej tyre, sepse shkrimtarët e humorit kanë mbetur shumë pak. Gjithashtu humoristi shkodran ka vene ne skene edhe 3 shfaqe per femije: “Gëzuar 2015”; “Gëzuar 2016” : “Pranverë për fëmijë”.

Nderron jete para kohe ne moshen 54 vjecare pas nje semundje te rende me 21 korrik 2020.
_________________
Kinematografia shqiptare – korrik 2020
Referenca: Interviste e vete aktorit ne gazeten “Sot” qe ne vitin 2009.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here