Anton Mazreku (1908 – 1969) | Figure e shquar, “babai” i gazetarise sportive!

0
856

Rreth librit “Anton Mazreku, fjala, heshtja”

Nje shkrim nga Skifter Kellici

Sapo degjon emrin e Anton Mazrekut, menjehere te kujtohet komentatori i madh sportiv i Radio Tiranes dhe themeluesi i gazetes “Sporti Shqiptar”, qe vazhdon te botohet edhe sot. Por jane shume te rralle ata qe e dine se Anton Mazreku, vec komenteve nga stadiumet tona dhe te vendeve te tjera te Evropes, vec reportazheve nga ndeshjet e futbollit neper gazeta, duke filluar qe nga viti 1925 ka qene edhe shkrimtar, poet dhe perkthyes, madje i talentuar. Kete e deshmon libri “Anton Mazreku, fjala, heshtja”, pergatitur nga e bija, Adelina dhe bashkeshorti i saj, Shefqet Xhiku. Nje liber me me shume se 400 faqe, i ndare ne kater pjese “Rruget” (publicistike) , “Keshtu vdesin burrat” (proze dhe poezi), “E drejta dhe liria”, (proze dhe poezi e perkthyer) dhe se fundi “Magjistari i mikrofonit”, (te tjeret per Anton Mazrekun”).

Nuk do te ndalem ne kete shkrim rreth vlerave te publicistikes se Anton Mazrekut ne fushen sportive, sepse ajo eshte bere e njohur nga lexuesit nepermjet shtypit sportiv. Por duhet vene ne dukje se ai, qe kur ishte vetem 17 vjec filloi te shkruante ne mbi 10 organe te tilla si “Brezi i Ri”, “Zani i Popullit “, “Sporti”, qe botoheshin ne Shkoder, ne fillim te viteve 20-te shekullit te kaluar, per te botuar gjate viteve te studimit ne Liceun Francez te Korces, ne “Gazeten e Korces”, “Besa” “Shkolla kombetare”, “Posta e Korces”, “Drita”, “Kombi” dhe doemos, “Sporti Shqiptar”, qe edhe e drejtoi, (1935-1939) si dhe ne revista te tjera. Madje, veprimtarine e tij si gazetar, ashtu sic deshmohet nga familjaret, Anton Mazreku e ka nisur me “gazeten” e shtepise, me artikuj qe i vendoste ne nje tabele, te cilen e varte ne dhomen e ndenjes, kur nuk ishte vecse 11 vjec. Pa dashur te bej krahasime, edhe une, me 1949, kur isha ne te njejten moshe, sajova nje bicim gazete sportive, qe e varja ne krye te nje rrugice te mehalles sone, ne rrugen “Siri Kodra” ne Tirane, edhe une si Mazreku nisa te botoja shkrime qe me 1954, kur isha 16 vjec, dhe botova tregimin e pare me 1958 ne moshen 20 vjec…Por, midis meje dhe mesuesit e pastaj kolegut tim, Anton Mazreku, ne mikrofon ka nje ndryshim te madh, sepse ne ate moshe shkrimet e tij, sic deshmohet ne faqet e ketij libri, qofte publicistika dhe aq me teper krijimet letrare, kane me shume pjekuri, pervoje, nivel artistik, se krijimet qe kam botuar une aso kohe. Per kete mjafton te permendim disa tituj; “Koha dhe une”, “Nevoja e mirerritjes se djemenise” “Rreth malarjes”, “Nje udhetim ne Tirane”, deri tek “Gjendja e perbotshme”, ku ai analizonte c’po ndodhte ne bote ne vitin 1925…Jane shkrime qe deshmoje horizontin e gjere te ketij djaloshi 17-vjecar, qe talentin e tij do ta shfaqte po ne ate moshe edhe ne nje poeme me titull “Djali dhe nana”, ku rrefen per nje riosh qe merr rruget e kurbetit dhe harron prinder dhe atdhe.

Poezite e Mazrekut, qe vijoi te botonte ne kete gjini edhe me pas, pershkohen nga dashuria dhe malli per te aferm e atdheun, sic duket jane te shkruara, kur ai eshte ndodhur, per arsye te ndryshme, larg vendlindjes:

“Varka po shket mbi vaj te kulluar,

Mbi det te qete nga hena ndricuar,

Brenda nje djale, sa fort i helmuar,

Me qarje pret nje vapor te mallkuar…”

Ose:

“Kputun mallit nana e mjere,

M’kot e e thirrte fmin’e saj,

M’kot e lypi per nji vere,

M’kot u lante n’lot e vaj. . ”

Sic shihet, Anton Mazreku ne krijimtarine e tij letrare dhe publicistike, ka shkruar ne te dy dialektet, gegerisht dhe toskerisht. Ne kete te fundit, i ndikuar nga vitet e studimit te tij ne Liceun e Korces. Dhe duhet thene se ato jane ngjizur me nje nivel te larte artistik.

Ndryshe nga krijimtaria poetike qe pershkohet nga nota lirike, ne proze Mazreku trajton tema historike te shkruara me gjuhe te pasur, te rrembyeshme, qe e ndihmon per te krijuar pasazhe tronditese, sic ndodh ne tregimet “Hajdutet”, “Dy vdekje tragjike”dhe sidomos ne tregimin “Keshtu desin burrat”, ku pershkruan vdekjen heroike te Vladit, trim malesor qe krahas shokeve, lufton kunder pushtuesve turq. Ne kete vellim te terheq vemendjen edhe nje perralle me titull “Gjuha e kafsheve”, e cila do te bente pjese me dinjitet ne ndonje vellim me perralla, qe mund te botohej ne te ardhmen, si dhe tregimet e shkurtra “Bardhoshja e vogel, “Cigani i shkrete”, te shkruara me dhembje, qe na kujtojne tregimet dhe skicat e Migjenit. Dhe me kete rast duhet te ve ne dukje se Anton Mazreku, jo vetem e ndiqte krijimtarine e poetit tone te madh, por edhe e cmonte shume. Kete e deshmon edhe artikulli me titull “Arsimi kombetar humbi kater bije te cmueshem, brenda ketyre dy muajve”, ku nder te tjera, shkruan: “Vdiq larg atdheut, ne vend te huaj. Ne castet e mbrame te jetes se tij te shkurten, do te kishte dashte e ndoshta do te shkruante kryevepren e vet, por “dekja ia ngrini duert si florini” e kanga e mbrame e Migjenit u mbyll ne vorr se bashku me te”. Dhe per ilustrim ai perdor keto vargje te pavdekshme te Migjenit:

“O kanget qe fleni, reliket e mija,

Qe ende nuk keni prekun ndonji zemer te huej,

Vetem un me ju po knaqem si fmija.

Un djepi juej, ndoshta vorri juej”.

Ne artikujt qe shkruan, Mazreku permend edhe Naim Frasherin, De Raden, Mjeden, Fishten…. Dhe cuditerisht, ne nje reportazh sportiv me titull “Tu e pame Lushten e Boricin”. Eshte fjala per pershtypjet qe pati gjate ndeshjes se futbollit midis Lacios dhe Juventusit, qe u zhvillua ne Rome me 1940, ku dy futbollistet tane te medhenj, Borici shkodran dhe Lushta, me origjine kosovare, luanin kunder njeri-tjetrit perkatesisht ne skuadrat e mesiperme. Mazreku ne fund te reportazhit shkruan: “Kah po cohet ne kambe Riza Lushta…. e ven doren ne balle per me pame ret e zeza, qe derdhin pika te trasha shiu dhe e bajne te rande truellin e fushes, me kujtohen rreshtat e “Lahutes”, te poetit tone te pavdekshem, P. Gjergj Fishtes:”Riza pasha del n’kala, /Madhi zot, se cka me pa, /Forta mjegull paska ra, /N’at Rzhanice, nen Podgorice…”. Mund te thote ndokush:”C’ka hin poezia ne made te sportit? Hin dhe fort madje. Se sporti, asht edhe ai poezi…”

Dhe pikerisht se e cilesonte sportin si poezi, ai ka krijuar figura aq te goditura letrare, qofte ne shkrimet sportive, qofte edhe gjate komenteve te ndeshjeve te futbollit ne mikrofon, si: “Grumbuj fanelash shumengjyreshe ne zonen e rreptesise”, “Topi kalon neper nje labirinth kembesh e pushon ne rrjete”, “Stadiumi mbeshtillet nga nje vel i hirte mjegulle…”, e te tjera si keto.

Anton Mazreku deshmon gjithashtu se eshte edhe perkthyes i talentuar. I armatosur me njohjen shume te mire te frengjishtes, italishtes, por dhe te gjermanishtes, ai ka shqiperuar proze si dhe poezi te poeteve me ne ze te shekullit te 19-te, si Hajne, Shiler, Leopardi, Shenie, Ronsar…Madje, studiuesi i njohur, Prof. dr. Jup Kastrati, ne nje artikull qe perfshihet ne kete vellim, pohon se poezia : “Lorelei” e Hajnes, perkthyer nga Mazreku, eshte me e bukur se e njejta poezi, perkthyer se pari nga Arshi Pipa dhe pastaj, vite me vone, nga Lasgush Poradeci. Krijimtaria letrare e Anton Mazrekut ndalet ne vitin 1944, ku ai ishte 36 vjec dhe kur deshmonte se mund te krijonte vepra edhe me te mira, si ne proze ashtu edhe ne poezi. Po, c’e pengoi ate te vazhdonte te shkruante, perse heshti dhe u kufizua te shkruante vetem artikuj sportive? Mos ndoshta sepse iu kushtua teresisht punes ne Federaten Shqiptare te Futbollit dhe veprimtarise si gazetar dhe komentator sportiv ne Radio? Jo, sepse po aq kohe ai shpenzonte edhe kur ishte drejtor i gazetes “Sporti Shqiptar”, ne mesin e viteve ’30-te. Arsyeja eshte e thelle. Ai, me sa duket, nuk u pajtua me parimet e realizmit socialist qe ndrydhi lirine e shprehjes dhe krijimtarise se shkrimtareve tane, pas vendosjes se regjimit komunist. Ai nuk u pajtua me diktaturen qe filloi te ushtronte diktatori Enver Hoxha, shoku i tij gjate tere viteve shkollore ne Liceun e Korces dhe vendosi te heshtte ne fushen letrare. Ai nuk donte te shkruante, ashtu sic shkroi mbase i porositur, nje poezi a marsh sportiv per Spartakiaden e Pare Kombetare (1959), ku hasim vargje te tilla si:

“Flamujt tane po valviten,

Kenga jone fort bucet,

Neve Partia na dha drite,

Na dha jete na dha shendet”, poezi tipike, pllakateske e viteve 50-60, para se te shperthente talenti i Kadarese, Arapit, Agollit… qe i dhane tjeter fytyre poezise sone.

Anton Mazreku punoi disa vite si arsimtar dhe pastaj ne organizmat sportive prane Ministrise se Arsimit dhe Kultures, deri sa, papritmas, u nxor ne pension te parakohshem ne 1966, kur ishte 57 vjec, sepse, ndonese nuk iu tha hapur, i perkiste… “brezit te intelektualeve te vjeter”. Nen ze atehere flitej se ai paskesh qene drejtor i nje gazete sportive, pra… funksionar i regjimit zogist!. . . . E, megjithate, ne faqet e kesaj gazete ai ka bere jo rralle thirrje te tilla te guximshme dhe plot mllef, si kjo qe po citoj me poshte:

“Fajin kryesor qe nuk po perparojme ne sport, nuk e kane keshillat sportive e aq me pak lojtaret tane. Natyrisht nuk e ka as populli i vuajtur, por nje varg i gjate arsyesh. Fajin e kane klasat e larta te vendit, e kane me pare se kushdo zyrtaret e larte, ministrat, deputetet, te pasurit, universitaret tane, intelektualet. . “(“Detyra jone kundrejt shoqerive sportive”, 17 tetor 1937).

Sikur Anton Mazreku ta kishte botuar kete shkrim, me tingellim kaq zemerak ne vitet e regjimit komunist, ku varferia nuk u shkul kurre nga vatrat e shqiptare qe ngroheshin nga “dielli i Partise meme”, . Enver Hoxha, pra shoku i tij, do t’i kishte dhene plumbin kokes, si shume intelektualeve te tjere, pa gjyqe, si ne tetor te viti 1944, ku ai dha urdher te pushkatoheshin, vec 35 intelektualeve. edhe tre shoke te tyre te Liceut, ose me me gjyqe te sajuara. Por sidoqofte, e menjanoi Mazrekun, mjeshtrin e fjales, -sic e ve ne dukje dhe e bija, doktoresha e njohur Adelina, ne parathenien e librit, por edhe te heshtjes ndaj ndonje padrejtesie personale, apo ndonje sulmi absurd” ndaj asaj pjese te prodhimtarise se tij intelektuale…” Jo vetem kaq, por pas vdekjes se pa pritur dhe te parakohshme, me 2 gusht te viti 1969, Enver Hoxha, qe ne te tilla raste u dergonte telegrame ngushellimi edhe barinjve te larget, sepse i kishte takuar rastesisht gjate viteve te luftes, sic deshmohet ne librin e tij “I juaji Enver”, nuk mori mundimin qe t’i dergonte familjes se Anton Mazrekut qofte edhe dy radhe leter, per shokun e viteve te rinise. Libri “Anton Mazreku, fjala, heshtja”, eshte nje pasqyre e krijimtarise se veprimtarit, komentatorit sportiv dhe tashme edhe shkrimtarit e poetit, sic na zbulohet befasisht ne kete liber. Mire do te kishte qene qe ne te, te ishin perfshire edhe artikuj, si ai qe permenda me siper, nje artikull panoramik, qe ai pati shkruar se bashku me mua, me titull “20 vjet te futbollit shqiptar” ne nr. 5, 6 te revistes “Ylli”, 1964, dhe ne pjesen e fundit, Te tjeret per Anton Mazrekun”, ku per te rrefejne shoke dhe kolege, figura te njohura ne sferat sportive, nje tregim qe ia pata kushtuar atij me 1969, perfshire ne vellimin “Shkallet e murrme”, botuar po ate vit, por pas vdekjes se tij dhe nje fragment nga romani im “Tirana dy ore para denimit”, (1998), kushtuar perjashtimit te turpshem te 17 Nentorit nga kupola e kuqe me 1967, vetem e vetem qe kjo skuader te mos shpallej kampione, ku Anton Mazreku eshte nga personazhet kryesore, krahas Enver Hoxhes, me retrospektiva nga vitet e Liceut te Korces. Se fundi, do te ishte me vend qe Ministria e Kultures Rinise dhe Sporteve, te bente nje promovim te ketij libri, sepse ai i perkiste sportit, rinise, po aq sa i perkiste letersise, sic e pame ne kete shkrim, pra dhe artit, kultures. Mbi te gjitha, veprimtaria e Anton Mazrekut, e paraqitur ne kete liber, duhet te pasqyrohet ne programet e Radio Tiranes dhe Televizionit Shqiptar aq me teper qe ky vit perkoi me 40-vjetorin e vdekjes, ashtu si viti i kaluar me 100-vjetorin e lindjes se tij, kur keto institucione heshten, sepse me zerin e tij te vecante qe nga viti 1938 nga fushat e futbollit, sic e vura ne dukje ne fillim te ketij shkrimi, ai u be i paharruar nga degjuesit e shume brezave.

Me mire vone se sa kurre!…

_________

Publikuar më 05 Dhjetor 2009
Nga SHBA, Skifter Kellici

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here