Antoneta Papapavli (1938-2013) | Zonjat e mëdha të aktrimit shqiptar!

0
4288

Antoneta Papapavli (1938-2013)
“Artiste e Merituar”
Urdheri “Naim Frasheri” Klasi i I-re
17 Shkurt 1938 – 23 Shtator 2013
Pa dyshim mbetet njera nga zonjat e medha te aktrimit shqiptar.

Lindi në 17 Shkurt të vitit 1938 në qytetin e Përmetit.
Aktrimi, ka qene pasioni i saj qe ne femijeri. Qe ne kete moshe merret me kercim, balet, recitonte veti te cilat i vazhdoi edhe ne shkollen e mesme.
Ne vitet `50-te menjehere pas hapjes se shkolles se larte per aktore, Antoneta i futet studimeve, ku ndodhet ne nje kurs me emra te degjuar si Robert Ndrenika, Viktor Zhusti, Pellumb Kulla; Bukuroshe Kola, Vladimir Prifti. Pedagoget e saje do te jene po ashtu emra te spikatur , rusja Nina Cerfanova, pastaj Kujtim Spahivogli, Mihallaq Luarasi.

Nga keta njerez te degjuar te artit meson profesionin e aktores e cila do te luante rreth 130 role. Pasi diplomohet në degën e dramës në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) fillon punën si aktore në Teatrin Popullor (sot Teatri Popullor) ne Shtator te 1964. Në teatër ka luajtur mbi 50 role si p.sh.: rolin e Deizit tek drama “Arturo Ui” e Bertold Brehtit, rolin e Cucës tek drama “Cuca e maleve” e Loni Papës, rolin e Afrovitit tek komedia “Karnavalet e Korçës” e Spiro Çomorrës, rolin e Adelës tek komedia “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” e Dritero Agollit, rolin e Lirisë tek komedia “Pallati 176” e Adelina Balashit , Nusja e Canit te Dulles tek “Karavidhet” e shumë të tjera.

Dicka te vecante sjell per te roli i pare ne Film, i Ngjeles tek “Komisari i drites” ne vitin 1966. Në kinematografi do të interpretojë rreth 15 role. Më pas do të vazhdonin role të tjera si roli i Hatixhesë, bashkëshortes së Galipit tek filmi “Tinguj Lufte” në vitin 1976, roli i Kleas tek filmi “Përballimi” në vitin 1976, roli i nënës së Jetës tek “Si gjithë të tjerët” në vitin 1981, roli i Sanijes, bashkëshortes së Adnan Kodrës në filmin “Hijet që mbeten pas” në vitin 1985 etj.

Per arsye shendetesore , probleme me kembet dhe dhimbje te here pas hereshme te trupit eshte e detyruar te nderprese karrieren ne vitin 1988. Qe nga ky vit nuk luan me asnje rol. Rregjizoret e kerkojne edhe mbas 1990-tes, por ajo refuzon mbasi nuk e perballon dot aktrimin. Ne vitin 2003 semundja i veshtiresohet dhe mbetet e paralizuar perfundimisht ne shtepi.

Gjate kesaj periudhe merr urdherin “Naim Frasheri” Klasi I, dekorata te ndryshme per kontributin e dhene ne skenen shqiptare. Pas semundjes te gjate prej 23 vjetesh largohet nga jeta me 23 Shtator 2013 duke lene imazhin e saj tek spektatoret, jo vetem hijen e nje zonje te vertete aristokrate, por edhe si aktore e denje , nje Ikone e pavdekshme e skenes sone.

TEATER:
(Disa nga rolet )
10/01/1957 — “Intrigë dhe dashuri” e Milerit
23/01/1964 — “Karnavalet e Korçës” e Spiro Çomorrës
29/06/1966 — “Tri të shtëna pushke” e Ibrahim Uruçit
07/03/1967 — “Cuca e maleve” e Loni Papës
17/09/1967 — “Toka e Zjarrtë” e Drita Agollit
25/10/1967 — “Drita” e Mimika Lucës
22/11/1968 — “Fytyra e dytë” e Drita Agollit
13/02/1969 — “Shokët” e Bashkim Kozelit
04/03/1971 — “Arturo Ui” e Bertold Brehtit
23/05/1971 — “Një dimër i shkurtër” e Sheri Mitës
30/10/1971 — “Viti ’61” e Fadil Paçramit
07/03/1974 — “Toka jonë” e Kol Jakovës
09/11/1974 — “Tymra që pastrohen” e Zisa Cikulit
18/12/1974 — “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës
31/03/1983 — “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” e
Andon Qesarit (Artist i Merituar) Adela

FILMAT:
1966 — Komisari i Dritës (Ngjela)
1976 — Tinguj lufte (Hatixheja, bashkëshortja e zotit Dalip)
1976 – Përballimi (Klea)
1977 — Ata ishin katër (Anëtarja e Këshillit)
1978 — I treti (Film TV) (Bashkëshortja e Vasilit)
1979 — Përtej mureve të gurta. (Nëna e Asimesë)
1981 — Shoku ynë Tili (Drejtoresha e Shkollës)
1981 — Si gjithë të tjerët (Nëna e Jetës)
1981 — Gjurmë në kaltërsi (Bashkëshortja e Komandant Markos)
1981 – Kërcënimi (Marina)
1983 — Apasionata (Profesorja e Mirës)
1984 — Nxënësit e klasës sime (Bashkëshortja e Kristoforit)
1984 — Fushë e blertë, fushë e kuqe
1985 — Hije që mbeten pas.(Sanija,bashkëshortja e Adnan Kodrës)
1986 — Kur ndahesh nga shokët (Fitnetja)
1986 — Kur hapen dyert e jetës
1988 — Hetimi vazhdon.(Nëna)

__________________________________________
Publikuar per here te pare qe ne Shkurt 2014 ne faqen “Kinematografia Shqiptare dhe rishikuar ne vitet vijues.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here