Arben Duka (1957-2021) | “Gjenerali” i poezisë dhe tekstit!

0
1351

Arben Duka (1957-2021) | “Gjenerali” i poezisë dhe tekstit!
Poet lirik, inteletual i shquar, mendimtar autor i shume teksteve te kenges ne Festivalet ne Tvsh.

Lindi me 5 dhjetor 1957 ne Labove te Gjirokastres. Ka kryer Akademinë Ushtarake dhe Universitetin “A.Xhuvani”.
Ndofta biografia e tij eshte më e pasura letrare dhe artistike. Eshtë autor i mbi pesëdhjetë vëllimeve poetike të botuara e të ribotuara gjer në pesë herë. Bashkëautor në rreth tre mijë këngë të të gjitha zhanreve duke filluar qysh nga viti 1974.

Eshte vleresuar me dhjetra çmime si autor dhe bashkëautor në gjininë e këngës, ku spikasin shtatë çmime të para në Festivalet Kombëtare të këngës në Radiot Televizionin Shqiptar.
Perpos teksteve te kengeve është autor i mijëra e mijëra vargjeve humoristik dhe satirikë në shumë të përditëshme dhe periodike.

Ka mbuluar për rreth shtatë vjet Intervistat e Kaso Koses në gazetën “Intervista” duke qene i dalluar edhe ne proze.
Te shumta jane këngët hite ndër vite që mbajnë firmën e Arben Dukës duke e bere te pamundur per shkak te nje liste te gjatë.

Duka është autor gjithashtu edhe i tekstit të Hymnit të Policisë së Shtetit. Krijimtaria e tij ka ndikim pozitiv dhe frymëzues tek lexuesit, dhe dashamirët e shumtë të poetit kudo ku jetojnë shqiptarët.

Mban titujt “Nderi i Qarkut Gjirokastër”, “Nderi i Odries”, “Nderi i Lunxherise”, “Nderi i Veteraneve te Luftes”.
Ndersa nuk ka dhe nuk ka kërkuar asnjëherë dekorata shtetërore.

Kenget qe mbajne firmen e tij ne Festivalet e RTSH-se nga 1978 – 1990:

Fest . 17-te / 1978 – “Cel kjo toke si trendafil” (cmimi i trete)
Fest. 18-te / 1979 – “Me dhe drite nga syri yt” (cmimi i trete)
Fest. 20-te / 1981 – “Nusja e maleve” (cmimi i dyte) dhe “C`lumturi na dha kjo jete” (cmimi i trete)
Fest. 21-te / 1982 – “Ne lindem ne pranvere”
Fest. 23-te / 1984 – “Prane te ndjej kudo” (cmim i trete) dhe “Cel si gonxhe dashuria” (Fituese e Festivalit, cmim i pare).
Fest. 24-te / 1985 – “Ne moshen e rinise” (Fituese e Festivalit, cmim i pare)
Fest. 25-te / 1986 – “Shalli i kalter i rinise”
Fest. 26-te / 1987 – “Ne mes dy yjesh ngjan si hene” dhe “Lot me ty o djale se ta di merakun” (cmim i dyte)
Fest. 27-te / 1988 – “Mes dashurive” (cmim i trete)
Fest. 28-te / 1989 – “Per njeriun jeta flet”
Fest. 29-te / 1990 – “Zgjohu nga gjumi dallandyshe”
Fest. 30-te / 1991 – “Na kujtoni”

Disa nga titujt e librave të tij janë:
1. Nektari i këngëve
2. Njëmijë puthje
3. Ç’të bëj me fjalën?
4. Letra dashurie (në pesë libra të veçantë)
5. Unë isha një i vetëm
6. Intervistat e Kaso Kosës
7. Vetëm ty të kam
8. Gjiri i Virgjëreshë (i botuar gjashtë herë)
9. Ç’ja thoshte bilbili (Humor e satirë)
10. Pushtetarë dhe zagarë (Humor dhe satirë)
11. Grek o grek kokë goricë (Satire)
12. Rroj se nuk vdes dot
13. Labovë moj Labovë (poemë)
14. Kristale të thyer
15. Dashuria është abstrakte
16. Aromë vajze
17. Heroi i dashurisë
18. Fisnikëria e ka një emër (Kushtim për I. Hasanbelliun)
19. Vipa dhe rripa (Humor dhe satirë)
20. Taksidarët e gjakut (Satire)
21. Njeriu me bllok
22. Aliu dhe Saliu
23. Rebelohuni (Satirë)
24. Biri i shqiponjës (Poemë për Heroin e Popullit-Jaho Gjoliku)
25. Sa doli Xhuvelëria, plasi sheshit kurvëria (Në dy volume)
etj.

Poeti i shquar nderron jete me 14 dhjetor 2021.

___________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Seleksionim i informacionit te mbledhur online, si dhe skeda e kengeve te Festivaleve (1978-1990) nga E. F / Dhjetor 2021

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here