Profil i aktorit Arben Imami | “Meteorë të skenës”!

0
4475

Arben Imami

“Meteore te skenes”, ne kuptimin e atyre aktoreve tane te cilet per vete faktin e pamvaresisht nga aftesia e tyre interpretative, kane patur nje karriere te shkurter tamam si ndricimi dhe rrugetimi i nje meteori! Ne kete kategori perfshihet edhe aktori Arben Imami qe u aktivizua ne disa filma shqiptare e ku me vone kaloi ne politike.

Ka lindur me 21 janar 1958 ne Tirane , pervecse aktor ai njihet edhe si politikan dhe deputet .
Arben Imami ka studjuar ne Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë per aktor, ne vitet 1977 – 1981 Institucion ne te cilin ai ka qene edhe padagog ne vitin 1990. Mbasi  mbaron studimet fillon pune menjehere ne Teatrin Kombetar.

Qe kur ishte ende student ben debutimin ne ekran ne vitin 1976 ne filmin “Ilegalet” ne rolin e Lekes, nje rol i vogel por qe shenon nje nisje te mbare per vete aktorin. Me pas do te kete nje tjeter rol episodik ne “Njeriu me top” si njeri nga djemte e Mere Fizit, Abazi.

Deri ne vitin 1980 do te interpretoje rregullisht ne filma artistik ku mund te permeden rolet ndonese zakonisht episodike ne “Monumenti”; “Vajzat me kordele te kuqe”; “Balle per Balle” .  

Pikerisht ne vitin 1980 do te kete rol protagonisti ate te Bardhylit tek “Ne cdo stine”. Do t`i rikthehet kinematografise ne vitin 1986 ne televizivin “Te shoh ne sy”, film i cili mbahet si i fundit ne karrieren artistike te Arben Imamit si aktor.
Ne vitet `90-te do mare pjese ne levizjen studentore dhe do te jete njeri nga themeluesit te “PD”-se. Me pas i hyri karrieres se politikes.

Në periudhën 1999-2000 ka kryer studimet për “Fellowship in School of Foreign Service”, në Georgetown University Washington D.C., USA. Fushat e kompetencës së Imamit janë reforma kushtetuese, reforma institucionale, reforma administrative, reforma në drejtësi, reforma e pushtetit lokal; hartimi i programeve e politikave strategjike, organizimi dhe drejtimi i ekipeve për zbatimin e tyre; shkruarje e ligjeve; organizimi i partive dhe organizimi i fushatave elektorale individuale e partiake, hartimi i programeve politike e elektorale.

Karriera si aktor:

Ilegalët (1976), Leka
Njeriu me top (1977), Abaz Fizi
Monumenti (1977)
Vajzat me kordele të kuqe (1978), Sandri
Ballë për ballë (1979), Arben Struga
Ne cdo stine (1980), Bardhyl
Të shoh në sy (1986), Gjergji.

_____________

Teksti i ndertua simbas informacionit te marre nga “Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare” – Toena 2002 / A. T Hoxha / (f. 167)

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply