Aristotel Stefani (1931-2015) Aktor i Teatrit “Z. Sako”, Gjirokaster!

0
2176

Aristotel Stefani ose Teli sic therritej nga miqte e koleget e tij.
Aktor i Teatrit “Z. Sako”, Gjirokaster.

Nje aktor i “vogel” i permasave te medha, ne kontestin qe i perket asaj gjenerate aktoresh qe u bene te medhenj edhe pse me role episodike, duke krijuar nje karriere te spikatur ne Teater dhe Kinematografi perkrah emrave te tjere.

Ka lindur ne Lliar te Zagorise me 5 tetor 1931. Fillimet si aktor i gjejmë që në moshë të re, në vitet `50-te , kur ai aktivizohet me Trupën e Grupit Amator të Klubit Artistik të Kuçovës, qytet në të cilin ai punonte si mekanik në sektorin e naftës. Dëshira e tij për artin do të bëjë që ai pas disa vite pune si mekanik, të lërë punën në naftë dhe të marrë rrugën e aktrimit profesional.

Në vitin 1956 kontribon për ndërtimin e Estradës Profesioniste të Gjirokastrës duke qene nder aktoret e pare te kesaj trupe. Këtë kontribut e vazhdoi deri në vitin 1966, ku njëkohësisht punonte edhe si regjisor i trupës.

Në vitin 1966 emërohet drejtor i Shtëpisë së Kulturës së Sarandës. Për nëntë vjet ai do të punojë në këtë shtëpi kulture jo vetëm si Drejtor por edhe si regjisor i saj.

Në vitin 1975 kthehet në Gjirokastër për të punuar pranë Teatrit Profesionist të këtij qyteti. Në teatrin e Gjirokastrës mbahet mend për rolet e tij në pjesët: “14 vjeç dhëndër”, “Fundi i botës”, “Pas vdekjes” në rolin e Adhamudit, “Shqetësimet e Anës”, ku interpreton prof. Selckën, “Djepi i shitur” etj.

Pa dyshim nje nga emrat qe ka shkruar historine ne realizimet dhe premierat e shumta te vendosura ne skenen e Teatrit Zihni Sako. Me nje game te gjere realizimesh jo vetem si aktor por edhe si asistent regjisori, Aristotel Stefani shume shpejt do te kthehej ne nje prej aktoreve me ne ze dhe me te dashur per publikun gjirokastrit.

Ka qenë pjesëmarrës në 14 filma artistikë, në të cilët shfaqet talenti dhe bie në sy interpretimi i tij i bukur . Roli i tij i skalitur e ku artedashesit e mbajne mend mjaft mire ka qene tek “Përrallë nga e kaluara” roli i cili do të ngelet gjatë në kujtesën e te gjitheve.

Gjithashtu per aktorin, ishte nje nder i madh që ka bashkëpunuar me emrat me te medhenj te rregjizures shqiptare: Piro Manin, me Dhimitër Anagnostin, Viktor Gjikën.
Ne vitin 2014 Aristotel Stefani eshte vleresuar me titullin “Qytetar Nderi”akorduar nga Bashkia e Qytetit.Ende sot ai kujtohet si nje nga figurat me prestigjoze te Teatrit Profesionist Zihni Sako kjo fale cilesive artistike,bashkepunimit ne grup,perkushtimit dhe sakrifices se treguar ne rritjen e performances se jetes artistike ne qytet
Ndahet nga jeta ne 12 Janar 2015 ne moshen 84 vjecare.

Shfaqet teatrale: “Gryka e Nemur”- Bilali / “Atje ne Ebro”- Rama / “Pas vdekjes”- / “Nje vit ne kantier”- Usta Kosta / “Ishte kohe lufte”1974- Rexhua / “Ishte Kohe Lufte” 1986- Rexhua / “Beri mire qe vdiq” – Bushi / “Kerkoj shtepine time”- Hajriu / “Shqetesimet e Anes”- Shaban Selcka / “Burrat e lirise”- Çarcani / “Njeriu me top”- Adnan Pinxho / “Fundi I sinoreve”- Toli / “Fundi I botes”- Mataqi / “Liri a Vdekje”-Recital / “Njerez mbi shkemb”- Genci / “Aeroporti”- Spiuni Maksut / “Kenge djepi e shtirur”- Legi / “Dashuri e vertete”- Reshati / “Perballe vetes”- Jani / “Per pak toke dhe nje grua” – Abdiu / “Kjo nuk duhet harruar” – Adnani / “Ne ngjitje” – Zeneli / “Kufiri i gjakut”- Idrizi / “Fjala e dhene” – Diversanti 1 / “Pyesni malet”- Demiri

Filmat: 1977 -Njeriu me top; 1978- Koncert në vitin 1936; 1979 – Liri a vdekje; 1983- Dritat e qytezës; 1987 – Përrallë nga e kaluara; 1988 – Historiani dhe kameleoni; 1989- Kthimi i ushtrisë së vdekur; 1990- Fletë të bardha (Film TV);

Në vitin 1998 A. Stefani do të interpretojë edhe rolin e shërbëtorit i cili do të jetë edhe roli i tij i fundit, në filmin “Dasma e Sakos”.


________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here