(Arkiv) 1947! Kampionati i 3-të Kombëtar i Futbollit!

0
719

Viti, 1947

Se bashku me Vllaznine, 17 Nentorin, Flamurtarin, Yllin e kuq te Durresit,
Bashkimin e Elbasanit, Dinamon e Korces, Shqiponjen e Gjirokastres e Tomorin e Beratit, merr pjese edhe nje deputant i ri, Partizani i Ushtrise Popullore, qe ne takime miqesore ka korrur fitore bindese edhe ndaj shkodraneve kampione e tiranasve. Dhe kete do e deshmoje me se miri gjate ketij kampionati.

Vllaznia shperthen qe ne fillim me nje ritem te shpejte: shenon 9 gola
ne Berat kunder Tomorrit dhe po aq ne Gjirokaster kunder Shqiponjes.
Dhe kur mund ne Shkoder Partizanin 2-1, duket se ka si pikesynim qe te shpallet kampione e vendit per te treten here radhazi.

Partizani, njeri nga formacionet e para te krijimit te kesaj skuadre, perfaqesuese e Ushtrise Popullor!

17 Nentori e nis me keq aq sa s`ka ku te shkoje per nje pretendente,
kur humbet 5-1 me Flamurtarin dhe akoma me tutje shpartallohet ne Korce 6-0.
Jane rizgjuar korcaret, qe kete vit luaj ne me emrin Dinamo. Fitojne 3-1 kunder Flamurtarit , barazojne 1-1 me Partizanin, mundin 9-0 Shqiponjen dhe sic e thame me lart, 6-0 ne Korce 17 nentorin.

Midis pushimeve te kampionatit, Partizani fiton dy here ne Tirane kunder skuadres se njohur Partizani i Beogradit (1-0 dhe 4-2), skuadra jugosllave ku bejne pjese futbolliste te njohur ne Europe.

Ne javet e tjera, Vllaznia shkeput dy pike me Yllin e kuq ne Durres (1-0),
thyen keqas 17 Nentorin ne Shkoder 6-0 , nje tjeter rezultat negativ per tiranasit, barazon me Dinamon e Korces 0-0 dhe kryeson tabelen e klasifikimit e ndjekur nga Dinamo dhe Partizani, e me nje shkeputje te ndjeshme nga skuadrat e tjera.

Tani le te ndalemi tek faza e fundit e ketij kampionati.
Vllaznia, Dinamo korcare dhe Partizani kane respektivisht nga 26, 24 e 17 pike. Vllaznia, ndeshjen e zhvilluar ne Gjirokaster me Shqiponjen, fiton 2-0.
Momentalisht behet e pakapshme nga Dinamo qe humbet me Partizanin 1-3.
Megjithate shkodranet nuk jane ende kampion.
Partizani qe ka mundur ne ndeshjen e kthimit Vllaznine
2-1, vertete ka 17 pike, po, per shkak te ndeshjeve nderkombetare, ka edhe 6 ndeshje per te zhvilluar, pra edhe 12 pike te mundeshme, qe mund te cojne ne kuoten e 29 pikeve, e kesisoj ne piedestalin e kampionit.

Dhe ashtu ndodh. Partizani shperthen ne nje sprint ne kilometrat e fundit te kampionatit: mposht radhazi 17 Nentorin 8-0; Yllin e kuq te Durresit 7-2; Flamurtarin e Vlores 3-0; Shqiponjen 6-0 ne Gjirokaster.
Keshtu Vllaznia ka 28, Partizani 27 pike, por ka edhe nje ndeshje me Shqiponjen, kete radhe ne Tirane.

Gjirokastritet, sic duket e shohin te humbur davane dhe nuk paraqiten fare, e keshtu Partizani , papritur e pakujtuar , duke fituar kete ndeshje per mos paraqitje te kundershtarit, shpallet per here te pare kampion, duke ia rrembyer kupen nga duart shkodraneve, qe mbeten te topitur nga ky epilog i befasishem.


Kampionet!

Po kush ishte “Partizani” kjo skuader e re e sapoformuar qe arriti te dale
kampion i vendit ?
Pas nje numri te madh takimesh miqesore qe ai zhvilloi gjate vitit 1946 ne
Tirane e me vone ne qytete te tjera, Partizani priste 16 marsin e 1947-tes per te kryer debutimin ne veprimtarite zyrtare: kampionatin kombetar .
Disa rrethana e sollen qe ne vitin e pare te krijimit (ku shorti aq tekanjoz
i vinte perballe Vllaznise e per me teper ne Shkoder) ai te mos
e zhvillonte takimin.

Keshtu qe ndeshja e pare e tij mbeti ajo e nje jave me pas, ne kryeqytet ne fushen e Shallvareve me perfaqesuesen e Beratit, Tomorin.
Partizani ne perberjen e tij ate dite e me pas aktivizonte futbolliste te afte si:
B. Fagu, I . Pelingu, Xh. Demneri, H. Sakici, T. Baci, Z. Gjinali, H. Bakalli, H. Tafmizi, Z. Lisi etj .

Ishte nje kompleks futbollistik mjaft i goditur. Forcen, stilin,
harmonine e sidomos efikasitetin e te cilit e provuan te gjithe njeri pas tjetrit ekipet ne gare. Ishte vetem kampionia ne fuqi Vllaznia qe arriti nje fitore
(e para dhe e vetmja humbje e Partizanit), dhe Dinamo e Korces qe I shkeputi nje barazim. Ndeshje te tjera (14) ishin fitore, madje shumica me shifra te larta: historike dhe te pashlyeshme ato ndaj 17 nentorit, 8-0, ndaj Shqiponjes, 6-0 etj. E keshtu hapin e pare ne jeten e vet sportive, Partizani e kurorezonte me triumf te plote.

Hapin e dyte, do ta bente ne kampionatin pasardhes ate te 1948 ku formula
u ndryshua perseri, e per te cilin so te flasim ne artikullin vijues “Arkiv, kampionati i 4-te i Futbollit”.

___________________
“Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve
“Historia e futbollit” / shtepia “8 Nentori” – Tirane, 1978 / S. Kellici / f. 72-73-74 / Sporti Popullor , 30 korrik 1985 / f. 3

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here