(ARKIV) 1972 | “DINAMO” FINALISTE E KUPËS SË KAMPIONEVE NË VOLEJBOLL!

0
587

Dinamo – finaliste e Kupes se kampioneve te Europes!
Per here te pare nje ekip i yne arrin nje fitore te tille.
Eshte nje ngjarje e shenuar ne sportin shqiptar!

Ja cfare shkruan gzeta “Sporti Popullor” e dates 11 janar 1972 per kete arritje te sportit tone.
“Volejbolli yne arriti nje fitore sa te rendesishme, aq edhe te merituar ne shkallen europiane. Per te paren herene historine e kupave te Europes nje ekip i yne heyn ne finale . Volejbollistet e Dinamos fituan te drejten qe te ndeshen per finalen e Kupes se klubeve kampione te Europes, duke kaluar me sukses etapen me te veshtire – ate te turneut gjysmefinal te Amsterdamit . Kjo fitore ka ngjallur nje gezim te madh tek sportedashesit, preku thelle ndjenjat e tyre dhe do vleje si shembull i mire per te gjitha ekipet e tjera, duke treguar keshtu se sporti yne i ka te gjitha mundesite te konkurroje me sukses ne arenen nderkombetare. ……

Pra nuk bejme keq sikur ta perserisim se kjo fitore nuk eshte e rastit : edhe vitin e kaluar po ne kete Kupe ajo arriti deri ne cerekfinale . Kjo Dinamo ka kete perberje: Asllan Rusi, Enis Terihati, Kico Lena, Dashamir Fagu, Kreshnik Tartari, Raimond Gjerazi, Hajrulla Berjolli, Shkelzen Hoxha, Vladimir Starja, Ilir Cirinaku dhe Dajlan Bio ……..

Turneu gjysmefinal ne Amsterdam
Mbas humbjes 0-3 me skuadren kampione te Hollandes, ne dy takimet e tjera me bullgaret e belgjianet , volejbollistet tane luajten shume te mobilizuar, bene lojen e nje niveli te mire teknik dhe shpesh u duartrokiten nga spektatoret . Formacioni baze i skuadres sone , simbas njoftimeve qe ka redaksia, ishte :
Rusi, Lena, Terihati, Fagu , Tartari dhe Gjerazi. Ndeshja me e forte ishte ajo qe u luajt me kampionen e Bullgarise “CSKA” E Sofies te cilen Dinamo e fiton 3-2. Setin e pare tanet e mbyllen 15-11 dhe me te njejtin rezultat humben te dytin. Edhe te tretin Dinamo e fiton 15-11, kurse te katertin e humbet 7-15. Ne finalen e ndeshjes ekipi yne pati epersi ne te gjitha drejtimet duke e merituar fitoren e setit 15-5 dhe krejt ndeshjes 3-2.

Ne takimin e trete qe u luajt te dielen (9 janar 1972) , epersia e Dinamos ndaj kampiones se Belgjikes ishte akoma me e theksuar dhe kete e tregoi rrezultati 3-1 (15-11 / 14-16 / 15-13 / 15-11) . Sikurse shihet me gjithe rezistencen e kundershtareve dinamovitet diten edhe kete radhe te fitonin dhe ne kete menyre te siguronin hyrjen per ne finale se bashku me kampionen hollandeze.

Turneu Final! Bruksel: 4-6 shkurt 1972
Skuadrat pjesemarrese:
Dinamo, Delta Lloyd, Zetor Brno e Cekosllavakise dhe Rimini e Italise;

Skuadra jone luajti mire ne fillim por keq ne castet vendimtare.
Duke u bazuar gjithnje tek gazeta e kohes “Sporti Popullor e dates 8 shkurt 1972 vazhdojme edhe tregimin rreth ketij turneu final.
Ben shume ftohte me arritjen e Dinamos ne Bruksel dhe pa pushuar mire volejbollistet tane shkuan ne sallat e stervitjes. Shorti perputhej me planin taktik te skuadres. Hyrjen ne kete finale Dinamo e fitoi me pergaditje, me loje e lufte te forte sportive. Pamvaresisht perfundimit, Dinamo e ndjeu veten si nje nder kater skuadrat me te mira te Europes. Takimet e bisedat e para treguan se edhe te tjeret kishin kete vleresim per Dinamon tone. Skuadra jone u rrethua nga shume emigrate kosovare qe punojne e jetojne ketu e te cileve u duket se jane pare dhe njohur me volejbollistet tane prej kohesh. Njeri nga ata te kerkon qe te fitosh, tjetri deshiron me te madhe te kete nje abetare shqip, nderkohe nje i trete te zgjate paqeten e cigares. Perfaqesuesit dhe drejtuesit e skuadres Dinamo bisedojne miqesisht.
Kryetari i Komisionit Arbitral te Federates Nderkombetare te Volejbollit dhe sekretari i pergjithshem i Kupes, Oliver Bruyer thote: “Me pelqen forca dhe qendrimi juaj, me pelqen fakti qe ju keni care ne shume drejtime. Dhe ta besh kete ne Europe nuk eshte e lehte . Duke pare lojen tuaj mendoj se do te shko ni akoma me perpara”.

Dita e pare
4 shkurt 1972. Eshte e premte kur Dinamo starton ne mbremje kunder skuadres holandeze “Delta Lloyd”. Holandezet e nevletesojne skuadren shqiptare dhe ndeshkohen qe ne setin e pare teksa Dinamo kryeson 7-0. Duartrokitje te spektatoreve sidomos ne ngecjet e Terihatit, planzhonet e Lanes dhe gjuajtjet e Fagut. Holandezet nevrikosen dhe humbin qetesine por dinamovitet nuk diten te perfitojne duke filluar gabimet ne bllok dhe ne gjuajtje. Holandezet realizojne tre pike dhe loja shkon 8-7, 10-9 dhe 12-10 per Dinamon . Por ne kete pike skuadra jone ngecet ne vend duke i lene mundesi kundershtarit te shenoje 5 pike radhazi e duke humbur setin 12-15!
Edhe seti i dyte nisi mire. Dinamo udheheq 2-1; 4-2; 5-3, por pastaj vijne gabimet dhe situata permbyset. Holandezet fitojne 15-8. Nderkohe seti i trete eshte nje finale e denje per Kupen e kampioneve te Europes. Holandezet arrijne deri ne 5-0. Traineri dinamovit nderhyn me vend duke futur ne loje Hoxhen i cili e rriti rendimentin e skuadres. Vete Hoxha shenon tre pike radhazi , megjithese i ri dhe pa pervoje. Me vone Fagu e Lena e barazojne rezultatin ne 10-10! Terihati e Lena nepermjet bllokut fitojne pike dhe tabela tregon 31-12 per ne, pastaj
14-14, 15-15. Eshte nje set spektakular dhe dramatik ku topi qarkullon me shpejtesi, gjuajtje dhe plonzhone. Por ja qe pakujdesise se dinamoviteve u shtohet edhe nje vendim i gabuar i gjyqtarit i cili ne 15-15 nuk jep nje pike te cilen Dinamo e meritonte dhe qe mund ta kishte fituar setin.
Gazeta e mbremjes e Brukselit “ Le Suar” shkruante: “Mungesa e lojtareve te gjate ne skuadren shqiptare influencoi ne rezultatin e ndeshjes. Ne setin e pare dhe te trete loja e Dinamos ishte e ekuilibruar me ate te holandezeve. Ketyre u duhet shtuar fakti qe holandezet kishin kater shutere, ndersa Dinamo vetem dy” .
Po te premten ne darke kampionet e Cekosllavakise fituan ndaj asaj italiane 3-1 (7-15 / 15-2 / 15-10 / 15-12)

Dita e dyte
Ne ndeshjen me ekipin Zetor, kampionia jone e humb setin e pare 5-15 ne 20 minuta kohezgjatje. Po aq zgjat edhe seti i dyte , por me nje loje me te bukur. Ne fillim Dinamo kryesonte 4-1 e me pas u cthur duke i kushtuar plot 10 pike (4-11) . Rikuperohet dicka me nje loje me te mire ne 8-11, por ne castet vendimtare humbet edhe setin e dyte 11-15. Seti i trete ishte seti i duartrokitjeve dhe inkuraimeve nga te gjithe spektatoret per lojen e bukur te Dinamos. Udheheq lehte 3-0 e me pas po aq lehte lejon 3-3. Nga 4-4 arrihet 9-5 per Dinamon qe ka momente te bukura dhe qe ne radhet e saj u aktivizuan te gjithe te rinjte per te ruajtur forcat e fresketa ne ndeshjen e trete. Spektatori duartroket dhe perkrah ngecjet e Terihatit , blloqet dyshe dhe sidmos disa numra te Tartarit ne gjuajtjet e shkurtra (ai qe do te behet ne te ardhmen traineri i Dinamos se suksesshme per femra) .
Reagone traineri cek i cili i ben skuadres kater zevendesime . Dinamo vazhdon te luaje mire duke arritur deri ne 10-6, por eshte e thene qe skuadrat tona te humbin perqendrimin dhe keshtu i ndodh Dinamos e cila peson 9 pike me radhe dhe humbet setin 10-15 e krejt ndeshjen 3-0.
Ne takimin tjeter ne mes Delta Lloyd dhe Rimini fitohet nga holandezet 3-1.

Dita e trete.
Ne setin e pare Dinamo fiton kunder italianeve 15-3 pas nje loje shume te bukur. Ecuria e rezultatit: 9-1 / 11-2 / 15-3. Edhe seti i dyte ndoqi kete rruge , nga 5-5 Dinamo ngjitet ne 10-6, 12-7 dhe 15-8. Per nje cast Dinamo me ndon se ka fituar ndeshjen dhe vendin e trete, por pikerisht fitorja e dy seteve te para e cmobilizon skuadren tone . Dhe keshtu ne setin e trete peson humbjen me te rende 0-15, ne setin e katert dicka me mire arrihet deri ne 8-9, mirepo italianet u treguan me te sigurte ne veprimet e fundit duke realizuar plot 6 pike me radhe dhe duke fituar setin 9-15. Ne setin final te ndeshjes loja u be shume e ekuilibruar: 5-5, 7-7 dhe nderrimi i fushave shenon 8-7 per tanet. Pastaj prap barazim 10-10; 11-11 dhe Dinamo bie perseri ne gabimet e zakonshme te seteve vendimtare . Italianet fitojne kete set 15-11 dhe krejt ndeshjen 3-2.
Takimi i fundit i ketij turneu qe ishte edhe finalja ne mes Zetor dhe holandezeve te Deltas perfundoi me fitoren e cekeve 3-1 duke u shpallur kampione e Europes per klube.
Renditja
1 – Zetor Brno
2 – Delta Lloyd
3 – Rimini
4 – Dinamo

Analiza.
Si pergaditje Dinamo u paraqit mire . Ekipi nuk ka ndonje ndryshim te madh nga te tjeret , biles ne disa raste loja e saj ka variacione si ngecje, gjuajtjet e shkurtera etj. Perkundrazi Dinamo calon tek gjatesia duke patur lojtare me te shkurter se ato te ekipeve te tjera qe kane ne perberjen e tyre me gjatesi dy metra dhe aty afer. Skuadra e Brnos kishte kater te tille, holandezet tre dhe italianet dy. Dinamo kishte dy shutere te forte ndersa te tjeret kater te tille ( ceket kishin 6-shte te gjithe skuadren). Edhe mungesa e pervojes ne takimet nderkombetare eshte nje tjeter mangesi shto ketu edhe perqendrimin , hutimin e Dinamos ne castet vendimtare te ndeshjes ashtu si rezultoje me tipikja ndaj italianeve qe nga 2-0 me sete ne avantazh e humben takimin ne 2-3!
Kete loje “clodhje” nuk e bejne ekipet me eksperience mbasi jane te vetedijshem se ne setin e trete mundet t`u ike loja nga duart ashtu sic i rreshqiti fitorja Dinamos.
____________________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve
Informacioni i nxjerre nga koleksioni personal i gazetave “Sporti Popullor” – 1972 dhe pershtatur per faqen ne mars 2021.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here