(Arkiv) 1985 | Finalja e Kupës së 32-të e Republikes në Futboll!

0
1208

Faqe nga “Sporti Popullor”
Flamurtari – Nje emer i ri, i merituar midis fituesve!

Stadiumi “Labinoti” i qytetit te Elbasanit dhe kampioneve ne fuqi, javen qe kaloi jetoi perseri nje feste te bukur sportive.
Pasditja e 8 shkurtit na kujtoi 20 majin e vitit te kaluar , kur Labinoti para sportedashesve te tij per here te pare u shpall kampion i vendit. Dhe pikerisht ne kete stadium pas 8 muajsh nje tjeter skuader e mirenjohur e vendit tone per futbollin e bukur e sulmues, Flamurtari gjithashtu per here te pare arrin nje sukses te shkalles kombetare duke fituar Kupen e Rrepublikes per vitin 1985.

Keshtu shenohet edhe nje emer i ri midis fituesve ne futbollin tone, gje qe tregon per zhvillimin e tij ne nje shtrirje cilesore gjithnje e me te gjere.
Eshte kjo nje fitore e bukur dhe e shumepritur ne Vlore edhe pse Flamurtari dy here nenkampion i vendit dhe tre here te tjera finalist i kupes ka pra ne historine e vet ngjarje te shenuara futbollistike madje edhe fitore ne takime nderkombetare. Por gezimin e nje suksesi te tille ende s`e kishte njohur me pare . I ishte afruar fitimit te titullit kampione dhe Kupes se Rrepublikes, por pa i fituar ato. Ndaj takimi i se premtes ne Elbasan kete here ndaj Partizanit ishte nje prove tjeter, tashme e nje ekipi te rinuar. Krahas Cipit, P. Rucit, V. Rucit, Tahos, Zijajit e Gjondedes, luajne edhe Bubeqi, Lushaj, Birce, Ferko, dhe i riu qe ende s`ka mbushur 18 vjetet, Ziu.


Dhe Flamurtari eshte fitues i Kupes se 32-te te Republikes. Ai e meritoi fitoren se zgjidhi me mire ne planin tekniko-taktik zhvillimin e ketij takimi final. Duke njohur lojen e Partizanit, trajneret e ekipit Leonidha Curri e Skender Elmazi ndertuan nje skeme te pershtatshme qe siguronte mbrojtjen, qe mbyllte zonat e lira per sulmuesit e Partizanit dhe i jepnin lojes karakter sulmues . Perballe nje rreshtimi 4-4-2 te Partizanit, Flamurtari kombinoi skemen 4-3-3 dhe 3-4-3 duke krijuar epersi forcash ne mesin e fushes, ku siguroi epersi te plote ndaj kundershtarit .

Ndersa perkundrejt nje mbrojtje te palevizshme me 4 lojtare te finalistit tjeter , Flamurtari perdori mire lojen ne krah me shperthimet ne qender. Kombinimet e mesfusheoreve me sulmuesit anesore krijuan cifte te levizshme e te rrezikshme si Ferko, Ziu dhe Gjondeda – V. Ruci qe sollen ne zonen e rreptesise se Partizanit dhe situatat per shenim.
Eshte ky pan taktik qe ne fillim duket disi i ngadalshem per fituesit, por me kalimin e kohes, nepermjet nje mendimi te qarte sulmues , ben qe loja te marre pamje dhe ngjyra emocionale.

Pas minutes se 15-te Flamurtari luan mire ne sulm, qarkullon me sakte dhe shpejt topin dhe ne saje te nje mobilizimi te pergjithshem te te gjithe 11-shit, krijon edhe situata te veshtira ne porten e Partizanit , qe duket disi i lodhur dhe me vetbesim e ne 34-ten minute e mposht. Ishte nje shperthim i fuqishem i Ferkos nga e djathta , krosim ne zone dhe Bubeqi i dhuron nje tope te sakte V. Rucit qe kryen nje gjuajtje fluturimthi duke shenuar ate gol aq te bukur . Dhe 1-0 cliron Flamurtarin nga emocionet.

Ai vihet ne kerkim te golit te dyte siguruese. Po pikersiht ne keto caste gabon . Partizani organizon kundersulmin e tij karakteristik e te njohur me Agalliun ky pason ne zone dhe Hametaj nuk gabon . Me nje gjuajtje tokazi e barazon rezultatin 1-1. Eshte ky nje gol me vlera te vecanta , sepse dy ekpiet kane nje pikenisje: ne lufte per te fituar Kupen ne gjendje te barabarte.
Por pas pushimit Flamurtari nuk e ule kerkesen e lojes se tij, I mobilizuar edhe ne sulm. Dhe ja. Shperthim i Ferkos, levizje e bukur e Ziut qe terheq Ocellin dhe Ferko ka zone te lire drejt Mustes. Gjuan fort por Musta grushton. Cast emocionant, situate e veshtire qe zgjidhet me mjeshteri nga Bubeqi , qe ndjek aksionin dhe me zgjuarsi nderhyn dhe e perplas me force topin per te dyten here ne rrjeten e Mustes, 2-1.

Pas golit Flamurtari duke menduar per kupen, si edhe per te evituar gabimet pas golit te pare, nderton nje loje me shume pasime , per ta qetesuar ate. Ndersa Partizani perpiqet tani te dale nga zona e tij dhe te shikoje me teper drejt sulmit. Dhe ishte fare prane barazimit te Kushtes qe fiton nje 11-metersh. Por Hametaj gabon ne ekzekutimin e tij tek e dergon topin jashte kuadratit te portes se Birces.

Pas ketij casti Flamurtari hidhet serish ne sulm , por i organizuar dhe krejt ndryshe nga Partizani. E ne keto pamje sulmi e kundersulmi gjyqtari Dhori Pritfti fishkellen per perfundimin e takimit final te Kupes se 32-te te Republikes.

Keshtu Flamurtari arrin te fitoje te paren Kupe, e cila krijoi nje entuziazem tek sportedashesit e Vlores , te cilet e priten ekipin fitues me kenge e gezim. Dhe kjo eshte e natyrshme , Kish kaq kohe qe pritej nje Kupe nga nje skuader qe luan nje futboll te bukur, terheqes sic eshte Flamurtari.
Shenim: Ishte finalja e pare e nje Kupe qe u trasmetua direkt nga TVSH-ja.

Linku i ndeshjeve gjysmefinale te Kupes se 32-te te Republikes, 1985

https://www.kinematografia-shqiptare-sporti.com/arkiv-kupa-e-32-te-e-republikes-ne-futboll-1985-gjysmefinalet/

…………………………..
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve
Referenca: “Sporti Popullor” 5 shkurt 1985 / koleksioni personal / P.B

Follow us: 
Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here