(ARKIV) ÇEREKFINALET E KAMPIONATIT EUROPIAN-1972 | SFIDA ANGLI – RFGJ!

0
438

Angli – RF Gjermane 1-3 (0-1).
27’ Uli Hoeness 0-1, 78’ Francis Lee 1-1, 84’ (pen) Günter Netzer 1-2, 88’ Gerd Müller 1-3.
Gjyqtar: Robert Helies (FRA). Spektatore: 100.000

Me fitoren 1-3, futbollistet gjermanoperendimor moren revanshin per humbjen e pesuar ne token angleze gjate kampionatit boteror te vitit 1966 ne finalen e Londres (4-2)
29 prill! Ora 20;45 ne stadiumin mitik “Uembli” te Londres

Gjermanet kesaj radhe munden perfaqesuesen angleze ne kuadrin e cerekfinaleve per Europianin e v. 1972 perpara 100.000 spektatoreve te zjarrte qe e priste kete sfide me padurim.


Skuadrat zbriten ne fushe me keto formacione:

Anglia: 1 Gordon Banks; 2 Paul Madeley, 3 Emlyn Hughes, 4 Colin Bell, 5 Bobby Moore,6 Norman Hunter, 7 Francis Lee, 8 Alan Ball, 9 Martin Chivers, 10 Geoff Hurst(60’ Rodney Marsh), 11 Martin Peters.
Trainer Sir Alfred Ramsey.

RF Gjermane: 1 Sepp Maier; 2 Horst-Dieter Höttges, 3 Paul Breitner, 4 Hans Georg Schwarzenbeck,5 Franz Beckenbauer, 6 Herbert Wimmer, 7 Jürgen Grabowski, 8 Uli Hoeness,9 Gerd Müller, 10 Günter Netzer, 11 Siegfried Held.
Trainer: Helmut Schön.

Skuadra e Shenit, ndryshe nga parashikimet, u paraqit e pregaditur fizikisht, homogjene, kompakte dhe e organizuar mire ne te gjitha repartet.

Ajo diti te mbrohej e te sulmonte me zgjuarsi.
Netzer e tregoi veten nje futbollist i madh. Ai bashke me Beckenbauer, Mueller, Wimmer , Grabowski dhe pjesetaret e tjere te ekipit e vuri shpesh here ne pozite te veshtire mbrojtjen angleze dhe portierin e saj Banks. Ne teresi loja e gjermanoperendimoreve ishte me me fantazi.

Anglezeve as qe u shkonte ndermend se do te pesonin nje humbje te tille, per me teper se luanin ne fushen e tyre dhe bilanci i takimeve Angli-RFGJ ne pergjithesi deri atehere fliste ne favor te anglezeve.

Keshtu vendasit e nisin lojen me sulme te furishme ne drejtim te portes se Majerit, por ky i fundit u tregua nje portier i nje klasi te larte . Gjate 90-te minutave ai kreu pritje dhe grushtime shume te bukura . Sulmuesit angleze nuk diten te shfrytezonin disa raste te pastra per shenim , edhe pse vete ata, ne zonen e rreptesise gjermane, ngadalesonin ritmin, pasonin pa vend dhe vonin ne gjuajtje ose gjuanin ne menyre te pasakte.

Nderkohe ne kompleks loja ishte nje spektakel i vertete . Ritmi i saj ishte shume i larte, qe nga fillimi e deri ne fund, qarkullimi i topit i shpejte dhe i perpikte , te shpeshta levizjet e lojtare ve ne fushe, po ashtu edhe nderrimet e vendeve , pa permendur ketu pergaditjen shume te mire tekniko-taktike.
Ishte nje finale e vertete e parakoheshme.

Do te jene gjermanet te paret qe do kalojne ne avantazh ne minuten e 26` me anen e Henesit. Bobi Mur, brenda zones se rreptesise , ia kaloi topin prapa nje shoku te vet, por ai u kap nga kundershtaret dhe me nje gjuajtje te forte u percoll ne rrjeten e Benksit. Anglezeve iu deshen me shume se 50 minuta
Qe te barazonin me ane te Li (1-1). Marsh gjuajti fort , Majerit i shpeton topi nga duart dhe Li , i ndodhur afer nuk e pati te veshtire barazimin . Disa minuta me vone, konkretisht ne minuten e 82`-te, gjyqtari francez dha nje penallti kunder vendasve , qe Netzer e ktheu ne gol . Benksi arriti ta grushtonte, por topi u perplas ne shtylle dhe pastaj ne rrjete.

Me pas Myleri e vulosi rrezultatin fitues per miqte 3-1. Mbasi u lirua nga dy mbrojtes anglez ai gjuajti fort dhe e perplasi topin ne rrjete.

Fitorja e perendimoreve ishte e merituar . Tashme ata bene nje hap te sigurte drejt gjysmefinaleve qe do te ndeshen me fituesin e ciftit Itali-Belgjike.

Ky rezultat e beri te veshtire per skuadren e Ramsejt qe ne takimin e dyte te zhvilluar ne Berlin me 15 maj te permbyse kete humbje. Anglezet nuk shkuan me tej se nje barazim te bardhe pa gola, 0-0!

© b. pjerin / material i rezervuar
Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten: 28 janar 2022
___________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve
Photos by Google credits. For any issue on photos please contact us first. Thanks!

Follow us: 
Facebook: https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog: https://pierosportvision.blogspot.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here