Kampionati i 1-rë Kombëtar i Futbollit ne Shqiperi.
Historia !
Vendlindja e “top-kambes”, fidanishtja e Futbollit mbarekombetare Vllaznia e Shkodres eshte kampione e Shqiperise ne v. 1945 !
Eshte data 26 Dhjetor 1945.
Kampionet shkodrane pozojne para finales se dyte, ndeshjen e kthimit ne Shkoder kunder SK Tiranes te fituar 2-1. vetem mbasi kane fituar ne Tirane ndeshjen e pare te luajtur me 23 Dhjetor, me te nejtin rrezultat .
Dhe fushat perseri jehuan. Ishin ditet e para te Clirimit. Pikerisht me 4 dhjetor te vitit 1944, ne kroniken e sportit tone, menjehere pasclirimit , do te shenohet nje nga ndeshjet me te para, midis futbollisteve te Elbasanit dhe atyre te sportklubi “Tirana”. Populli yne festonte diten e lirise qe kishte pritur per vite dhe pse jo me shekuj, festonte me kenge, valle, brohoritje, po edhe me ndeshje sportive. Te tilla zhvilloheshin ne mes skuadrave te lagjeve, te qyteteve, me skuadrat e repartve te Ushtrise Nacionalclirimtare. Luanin ata qe ende mbanin rrobat e partizane…Po c`rendesi ka se si luanin ato dite ? Se shpejti do te luanin edhe me mire se c`kishin luajtur.
Ne mes te reneve deshmore te luftes kishte edhe futbolliste si Prokop Myzeqari , Ali Visha, Dum Alla, Lef e Mitaq Sallata, Teli Ndini, Reshit Rusi, Ferit Xhajku, Adil Alushi, Sami Karriqi e plote te tjere.
Keshtu takimet filluan te dendesoheshin. Nisen edhe kampionatet e para lokale, megjithese fushat e trasheguara qe me perpara ishin te pakta dhe ne nje kondicion te mjere. Duheshin ngritur fusha te reja, dhe keshtu ndodhi. Qyteteve tona filluan t`u shtoheshin qendrat e para sportive.
Dhe ja ngjarja me e shenuar : organizohet i pari kampionat me pjesemarrjen e 12 skuadrave.
Me 2 shtator 1945 fillonte kampionati i 1-re kombetar i futbollit.
Pikerisht kroniken e pare te ketij kampionati e shkepusim nga gazeta “Sporti” e dates 2 shtator 1945.
“Kampionati kombetar i futbollit po troket te dera. Mire se qofte i ardhur. Sot me shtator fillojne ndeshjet ne mesin e jo me pak se 12 skuadrave , qe perbejne kategorine “A” Kombetare, te ndame ne dy grupe….nis vargu i gjate i ndeshjeve per titullin kampion aq te deshiruem”
Nis vargu i gjate i ndeshjeve. Sa te ben pershtypje ky fakt sot mbas nje kohe te gjate qe nga ai i pari kampionat. E pra ato ishin vetem 10 jave, brenda nje kampionati shume te ngushte ne kohe rreth 4 muaj.
Kampionati i pare kombetar fillonte i shpejte e gadi-gadi mbaronte rrufeshem . Veshtiresite e atij viti te pare Clirimi ishin te medha dhe eshte kjo arsyeja nder te tjera qe cdo veteran i atyre viteve jo pa emocion do te kujtonte entuziazmin e lojrave ne ate kampionat.
Ja se cfare shkruhet ne gazeten “Sporti”: “megjithe ato veshtiresi e vazhdimit te tij te rregullt (mungese mjetesh komunikacioni, stina e shirave dhe te ftohtit) , prap se prap ka dijte me korr suksese mjaft te rendesishme”.
Lindte ne kete kampionat tradita e pare e skuadrave, afirmohej brezi i pare i futbollisteve te njohur e kjo eshte historia me e bukur e te parti kampionat te Shqiperise se re. Sportklub Vllaznia dhe sportklub Tirana, jane dy emrat me te njohur te kampionatit te pare kombetar.
Jo vetem se ishin finalistet e te ketij kampionati, apo sic shkruante komentatori i mirenjohur sportiv Anton Mazreku : “skuadrat ma te mira, ma te zonjat, ma tekniket, ma te pergaditurat…e qe dalin me balle te hapet ne ndeshjen finale”, por edhe se shume futbolliste te ketyre skuadrave do te shkruanin me pasionin e mjeshterine e lojes se tyre, ate fillim te bukur te futbollit shqiptar.
Borici, Gjeloshi, Fagu. Llambi, Dibra, Spahiu, Koxhaj, Begeja, Smajli, Gjinali, Juka, por edhe shume te tjere, ishin nga me te dalluarit e kampionatit dhe me pas shume prej tyre do te perbenin kontigjentin e pare te trainereve te skuadrave .
Ne grupin e pare bejne pjese: “Vllaznia” e Shkodres; “Tomori” i Beratit; “Ismail Qemali, Vlore”; “Teuta” e Durresit; “Besa e Kavajes dhe “Liria” , skuadra e repartit te Ushtrise Popullore Nacionalclirimtare me qender ne Korce.
Ne grupin e dyte ishin: “Tirana”; “Bashkimi “ i Elbasanit; “Skenderbeu” i Korces; “Shqiponja “ e Gjirokastres; “Apolonia” e Fierit; dhe “Ylli” skuader e repartit ushtarak me qender ne Shkoder.
Rivalet e vjetra, “Tirana” e “Vllaznia” , qe kemi pare te zhvillojne ndeshje aq emocionuese edhe ne kampionatet e Paraclirimit , nuk harrojne traditen. Tiranasit, ne grupin e tyre, humbasin vetem nje ndeshje. Ne Korce me “Skenderbeun” (2-3) , dhe me 15 pike e golaverazh 30-6 zune vendin e pare, duke lene pas “Yllin me 11 pike. Skenderbeu” dhe “Bashkimi” me 10 pike, “Apolonia” me 7 pike dhe “Shqiponja” me 6 pike.
Shkodranet bejne akoma me mire. Arrijne vetem nje barazim ne Kavaje me “Besen” (0-0) , grumbullojne 17 pike me golaverazh 26-2 e lene pas “Besen” me 13 pike, “Teuten” 12 pike, “Lirine” 8 pike , “Ismail Qemalin” 7 pike e “Tomorrin” 3 pike.
Keshtu me 23 e 26 dhjetor, me pare ne Tirane e me pas ne Shkoder, te dyja skuadrat zhvillojne takimet qe do te nxjerrin kampionen .

Ndeshja ne Shkoder, pjesa e pare mbyllet 0-0. Dy nga futbollistet me te mire L. Borici i “Vllaznise” dhe Xh. Demneri i “Tiranes” mungojne. Sidoqofte loja ka ritem. Lisi i “Tiranes” humbet gjate pjeses se pare nje penallti. Shkodranet nuk falin. Ne minuten e 25-te te pjeses se dyte, Barbullushi shenon. 12 minuta me vone ata qetesohen, sepse Juka ka shenuar golin e dyte. Dhe kjo ndodh pasi Parapani i “Tiranes” ka rrahur dy here shtyllen. Me se fundi, dy minuta para mbarimit Bicaku shenon te vetmin gol per “Tiranen”.
Po ata nuk e kane humbur shpresen. Kane edhe nje takim. Po kete radhe ne Shkoder. Te paret shenojne perseri shkodranet me ane te Vasise. Barazon Fagu me penallti. Pjesa e pare 1-1. Perpiqen tiranasit ne pjesen e dyte. Bicaku vulos shtyllen, po Smajli, kater minuta para mbarimit eshte me i sakte dhe shenon golin e fitores.

“Vllaznia” del keshtu per here te pare kampione pasi fitonte 2-1 te dyja finalet, por ky kampionat respektonte edhe finalistin tjeter sportklub “Tiranen” madje edhe sportklubet “Besa” e “Skenderbeu”.
Nderkohe filluan edhe takimet e para nderkombetare . Ne tetor te vitit 1945 skuadra perfaqesuese e Tiranes u ndesh ne Tirane me ate te Maqedonise dhe fitoi 5-3.
_____________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve – janar 2021
Referenca: “Sporti Popullor” 23 korrik 1985 / f. 3 dhe “Historia e Futbollit” / “8 nentori” / S. Kellici / f. 65-69. (P. B. koleksioni personal).
Follow us:
Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti