(Arkiv) Kampionati i 4-te Kombetar i Futbollit, 1948!

0
484

Viti 1948

Ky kampionat zhvillohet si dy vjet me pare, perseri ne dy grupe.

Ne grupin “A” bejne pjese: Partizani, Vllaznia, 17 Nentori, Ylli i kuq i Durresit, Dinamo e Korces dhe Besa e Kavajes;

Kurse ne grupin “B”: Flamurtari i Vlores, Apolonia e Fierit, Traktori i Lushnjes, Tomori i Beratit, Bashkimi i Elbasanit, Spartaku i  Kucoves (Q. Stalin) dhe 8 Nentori i Shijakut !

Qe ne turet e para perpiqet te shkeputet Vllaznia, e cila mund Partizanin ne Shkoder dhe Dinamon ne Korce (4-1) e me pas Besen ne Shkoder 5-2. Mirepo nga fundi, Partizani “lan shpjet e shpejt hesapet”  me Dinamon ne Tirane 7-0, perfiton  nga gjysme hapi i Vllaznise, qe barazon 0-0 me 17 Nentorin. Po nuk mjaftohet me kaq. Per dy dite mund ne Tirane Vllaznine 1-0 dhe 17 Nentorin 2-1, e barazohet me pike me shkodranet. Dhe keshtu ndodh deri ne diten e fundit. Vllaznia pret  Besen e Kavajes ndersa Partizani , Yllin e kuq te Durresit. Vllaznia, me  nje loje energjike , “depoziton” plot gjashte gola ne porten kundershtare . Merret me mend tashti gezimi i shkodraneve.

Jane qind per qind te sigurte qe kane dale ne finale, meqe do kene golaverazh me te mire. Mirepo, nderkohe, Partizani ka shperthyer dhe ka shenuar plot nente gola ne porten kundershtare. Keshtu Partizani ia merr Vllaznise ne “kthesen e fundit” duke dale ne finale.

Ne grupin e dyte ndodhin shume peripeci . Ne turet e para kryesore , Flamurtari, qe mund Traktorin 6-1, Apolonine e Fierit 6-2, barazon me Tomorin 0-0, fiton 5-1 kunder 8 Nentorit, dhe 5-0 kunder Spartakut te Kucoves. Mirepo nuk mbetet pas edhe Apolonia qe pasi mund 4-0 Tomorin, barazon 2-2 me Flamurtarin , dhe konkurron me vlonjatet. Kjo nuk i tremb bregdetasit, te cilet mundin Tomorin 5-3, 8 Nentorin 4-1, barazojne me Bashkimin 1-1 dhe dalin te paret, ne grupin e tyre.

Me poshte eshte klasifikimi i tre te parave ne dy grupet e ketij kampionati:

Grupi “A”

  1. Partizani……10N / 8F-1B-1H / G34-8 / 17 Pike
  2. Vllaznia…….10N / 8F-1B-1H / G26-7 / 17  //
  3. 17 Nentori…9 N / 4F-2B-3H / G9-9  /  10  //

Grupi “B”

  1. Flamurtari..14N / 8F-4B-2H / G47-19 / 20 Pike
  2. Bashkimi…14N / 7F-5B-2H / G34-15 / 19   //
  3. Apolonia….14N / 7F-5B-2H / G31-23 / 19   //

FINALJA

Keshtu Partizani dhe Flamurtari ndeshen ne Tirane, me 28 gusht per titullin kampion. Partizani zbriti ne fushe me kete formacion:

ne porte Bonati; mbrojtes me Dibren, Dhambin e Sakiqin; ne vijen e “halfave” Fagu e Fakja; ne sulm Parapani, Shaqiri, Gjinali, Bicaku e Bakalli. Me skemen taktike, 3-2-5! Ishte nje formacion i kohes per tu patur zili!  

Te paret shenojne vlonjatet. Po shpejt barazon Bicaku e me pas shenon dy gola radhazi Gjinali. Ne pjesen e dyte eshte perseri Gjinali me dy gola te tjere ku Shaqiri shton edhe te 6-shtin , nderkohe qe Flamurtari shenon vetem nje. Kur gjyqtari R. Kuka fershellente per mbylljen e kesaj finale , ne tabelen e rezultatit ishte fiksuar 6-2. Protagonisti i ndeshjes do te mbetej mjeshtri Zihni Gjinali me 4 gola te shenuar.

Partizani per te dyten here eshte kampion i vendit.

Kampionet e rinj gjate 10 ndeshjeve te grupit fituan 8 , barazuan  1  ndeshje (ndaj Yllit te kuq durresak) , dhe pesoi vetem nje humbje por kesaj radhe te thelle ne Shkoder 4-1, nga rivali i tij me i forte, Vllaznia).

Radhet e Partizanit qene plotesuar ate vit nga M. Dibra, B. Fakja, A. Parapani, A. Bonati, Vasfi Bicaku, Xh. Shaqiri, A. Merhori etj.

Foto eshte shkeputur nga nje ndeshje tjeter e asaj kohe (mungon viti) ne mes Partizanit dhe 17 Nentorit (1-0)

KUPA E REPUBLIKES

Po kete vit, 1948 , per here te pare ne historine e futbollit tone , nisin ndeshjet e Kupes se Republikes, te ketij aktiviteti kaq te bukur, ku cdo vit aktivizohen dhjetra skuadra duke deshmuar keshtu masivitetin dhe popullaritetin e ketij sporti ne vendin tone.

Ne finale Partizani fiton 5 – 2 ndaj 17 Nentorit, duke shenuar keshtu nje sukses tjeter.    

__________________
“Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve
Informacioni i perdorur nga “Historia e futbollit” / shtepia “8 Nentori” – Tirane, 1978 / S. Kellici / f. 76-77 / Sporti Popullor , 30 korrik 1985 / f. 3 (histori me rastin e 40 vjetorit te Kampionatit Kombetar)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here