(Arkiv) Kampionati i 5-të Kombëtar i Futbollit, 1949!

0
639

Ne kampionatin kombetar marrin pjese nente skuadra: “Partizani, “Durresi”, “Shkodra”, “Tirana”, “Kavaja”, “Korca”, “Elbasani”, “Fieri”, “Shijaku”. Skuadrat ne kete edicion marrin emertimet e qyteteve.

Edhe ne kete kampionat vazhdon dueti Partizani-Vllaznia”, ku kerkojne te futen se pari, “Tirana” e pastaj dhe “Durresi”.
Ne fazen e pare “Partizani” e ka mundur 3-1 “Shkodren” ne Tirane. Dhe kur, me 24 korrik, e mund 2-1 edhe ne Shkoder, shkeputet prej saj tre pike.
Kjo eshte fitorja e 13-te e “Partizanit” qe ka pasur ne aktivitetin e vet vetem dy barazime: me “Durresin” ne Durres 0-0 dhe me “Kavajen” ne Kavaje 1-1.

Diten e fundit, “Partizani” mund Kavajen 6-0, ndersa “Tirana”, qe ka hum bur takimin e pare me “Shkodren” 2-0, kenaqet vetem me nje barazim pa gola 0-0. Per keto tre vjet jane shquar: Fagu, Demneri, Sakiqi, Pelingu, Llambi, qe eshte edhe trajner i skuadres, Teliti, Parapani, Gjinali, L. Borici.

Keshtu, “Partizani” eshte per te treten here kampion dhe kete radhe ne nje menyre me bindese ndaj “Shkodres”, se ciles dy vitet e fundit i ka dale perpara befasisht, vetem fale golaverazhit me te mire.
Ne kete kampionat, skuadrat klasifikohen ne kete menyre:

Po kete vit “Partizani” fitoi per te dyten here Kupen e Republikes, duke mundur perseri ne finale “Tiranen” 1-0.

__________________
“Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve
Informacioni i perdorur nga “Historia e futbollit” / shtepia “8 Nentori” – Tirane, 1978 / S. Kellici / f.78 -79

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here