(Arkiv) Kampionati i 6-të Kombëtar i Futbollit, 1950!

0
733

Kampionati i 6-te kombetar i futbollit, 1950!

Me 1950, ne horizontin e futbollit tone duket nje skuader e re. Eshte “Dinamo” e Ministrise se Puneve te Brendeshme.
Vec Partizanit dhe Vllaznise, edhe ajo pretendon per titull.
Deri ne javen e 6-shte, qe te tria jane ne krye te klasifikimit. Por ja, se ne javen e 7-te, Dinamo humbet papritur ne Kavaje 2-3 me skuadren vendase. Mirepo nje jave me vone, fiton 1-0 ndaj Shkodres ne Tirane.
Partizani mbetet i vetem ne krye te klasifikimit.

Sidoqofte, Dinamo nuk pajtohet me kete gjendje, sepse ne takimin e pare me Partizanin fiton 1-0, e arrin ate dhe i shkakton humbjen e pare. Po nga ana tjeter, Partizani mund ne Shkoder vendasit 3-1 dhe Dinamo e Partizani, pa dyshim dy skuadrat me te mira te vendit tone ne vitet 50-60, qe do te luftojne gjithnje per titull kampion, vihen ne krye. Ne fazen e dyte, per vendin e pare deri tek i 6-shti, luftojne Dinamo, Partizani, Shkodra, Kavaja, Lezha e Vlora. Ndersa per vendin e 7-te deri tek i 12-ti Korca, Durresi, Tirana, Fieri, Elbasani e Pogradeci.

Ne ndeshjen e kthimit Dinamo shlyen borxhin duke mundur Kavajen ne Tirane 7-0 . Shembullin e saj e ndjek Partizani tek fiton 5-0 ndaj Vlores. Dinamo nuk mbetet me kaq por shkeput dy pike “te medha” ne Shkoder, duke e mundur ate 3-0 e ne fund Dinamo e Partizani ndodhen me pike te barabarta.

Eshte 10 korrik 1950. Data kur ato ndeshen ne mes tyre.

Partizani – Dinamo nje cift i njohur e qendror i futbollit tone. Nje refren i dashur terheqes dhe i forte, vlera keto qe kushtezojne nje trajtim monografik edhe pse te shkurter te ketij duet aq te pritur.
Dueli do te kishte nisjen me 14 maj 1950.

Ja cfare shkruan disa dite perpara kesaj ndeshje komentatori i shquar sportiv Anton Mazreku:
“Kontakti i pare midis “Partizanit” e “Dinamos”…kontakt qe ka forcen magnetike te ndeshjeve te kalibrit te madh…Mendohu sa te duash, analizoi sa te kesh qef forcat, peshoi deri ne derhem lojtaret e te dy ekipeve, prap se prap nuk ke per ta gjetur perfundimin.

Keshtu nis ky duel kur rreshtoheshin se bashku per te dhene shfaqjen e tyre te pare. “Partizani si “me i moshuari” , nuk ishte me shume se 4 vjecar nderkohe qe Dinamo vecse 4 muaj.
Ne kete ndeshje nder lojtaret qe zbriten ne fushe ne stadiumin “Qemal Stafa”, me unifromat tashme tradicionale ishin edhe Mjeshtrit e Merituar Loro Borici, Xhevdet Shaqiri, Sllave Llambi, S. Jareci, Z. Gjinai, M. Karanxha, S. Peqini e S. Borici. Megjithse ndeshja inagurale u mbyll vetem me nje gol te dinamoviteve , ajo ngalli emocione e la mbresa.

Por le te kthehemi tek ndeshja “finale” e kampionatit te dates 10 korrik.
Shenon se pari Borici per partizanasit ne minuten e 24-te me nje predhe pertej 25 metrave duke e derguar topin ne trekendeshin e portes se “Dinamos”. Pergjigjja ishte e shpejte; pas kater minutash (`29) barazon Gjinali e pas disa….sekondash shenon perseri Parapani per Partizanin, i vendosur te mbroje titullin qe e kishte te vetin per tre vite radhazi.

Mirepo ne minutat e para te pjeses se dyte, deshiren e Partizanit per t`u bere kampion per te katerten here e “mugullon” Dinamo qe barazon. 2-2! Do te jete barazimi deri ne fund te ndeshjes. Nje ndeshje qe u vleresua nga shtypi si nje nga “lojrat me te bukura qe shijoj publiku yne”
Dinamo eshte kampion fale golaverazhit me te mire, qe percaktohej nga pjesetimi i golave te shenuar dhe te pesuar. Ne fund te kampionatit skuadrat u renditen ne kete menyre:

Po kete vit, me 1950, Dinamo meritoi edhe Kupen e Republikes duke mundur ne finale pikerisht Partizanin 2-1. Eshte ndeshja e trete e tyre zyrtare ne diten e pervjetorit te clirimit te Atdheut.

Dinamo do te behej nje emer i mirenjohur i futbollit shqiptar per sukseset e vazhdueshme edhe si klub ne sportin tone.

5 mars 1950 . Skuadrave tona do i shtohej edhe emrin “Dinamo”. Eshte dita e pare e krijimit dhe shenohet i pari sukses ne kroniken e re qe do shkruante ky ekip. Ne takimin Dinamo-Beselidhja 3-0 , golin e pare do ta shenonte nje nga pioneret e saj, S. Peqini. Dhe ja ne fund te ketij viti kjo skuader e re do te varte ne gjoks medaljet e para te kampionatit. Me pas do te fitoje kete titull, 4 here radhazi qe nga 1950-1953, duke arritur nje rrekord si e vetmja skuader qe i ka fituar 4 kampionate kombetare radhazi (rekord qe qendroi gjate deri ne v. 2000)

______________________________
“Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve
Informacioni i perdorur nga “Historia e futbollit” / shtepia “8 Nentori” – Tirane, 1978 / S. Kellici / f.80 – 81 si dhe pjese nga “Sporti Popullor” – mars 1985

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here