Premiera e finales se madhe Partizani – Flamurtari
Vertete! Ka qene kjo finale ku per here te pare ndesheshin Partizani – Flamurtari. Ishte kjo nje premiere e Kupes se Republikes, finalja e se ciles u ndoq me 8 shkurt ne stadiumin “Labinoti” nga sportedashesit elbasanas.
8 muaj me pare po ne kete stadium ata pershendetnin futbollistet e tyre tek merrnin kupen e kampionatit kombetar.
Tani fituesja do te jete jo skuadra e tyre, por megjithate bukur edhe keshtu, merr kuptim. Kurrsesi simpatia per futbollin, nuk duhet perqendruar vetem tek skuadra e qytetit tend. Ajo duhet te jete me e gjere, me e thelle sic eshte edhe vete ky sport terheqes.
Partizani e Flamurtari erdhen ne kete finale pasi lane pas nga tre skuadra sejcila. Madje ne turnin e trete ata diten te triumfojne ndaj dy rivaleve qe shumekush para kohe i mendoi finaliste : 17 Nentori dhe Vllaznia. E para mbas 27 ndeshjeve u detyrua te pranoje humbjen e pare. Nje vit i tere pa u mundur! 17 Nentori mbylli keshtu nje cikel, ndofta per te vazhduar nje tjeter, i bindur tashme se per keto dy ndeshje speciale nuk kishte bere pergaditje speciale dhe se per forcen e Partizanit mbase kishte patur nje paragjykim.
Vllaznia qe brenda javes i eshte dashur te pershkohet ne 500 km rruge Vlore – Shkoder e kthim, i ndodhi si dy vjet me pare (pikerisht 0-1 ne Vlore dhe 2-1 ne Shkoder), e madje i ndodhi si zakonisht ne dekaden e fundit . Pra sa here qe Dinamo e Vllaznia jane mundur fort per te eliminuar njera – tjetren, ne turnet pasardhes nuk kane patur me forca qe te luftojne per fitimin e Kupes. Le te kalojme tashti tek ata qe diten te fitonin.
Partizani – Flamurtari. Jane keto dy skuadra qe kane dhene nje shembull kuptimplote taktike, vecanarisht Partizani. Ndersa Flamurtari mbi te gjitha cmoi golin e fushes “kundershtare”, “viktima” te te cilit rane Apolonia dhe Vllaznia, lojes teknike i ka vene prane gjakftohtesine e nje futbolli ku zoterohen nervat.
Kesisoj duam te marim me mend ne nje fare menyre finalen e Elbasanit . Flamurtari per te 4-te here finaliste dhe asnjehere fituese e Kupes, do te kete perballe Partizanin per te 17-te here finalist e fitues i plote 11-te kupave. Ne 8 edicionet qe jane takuar njeri me tjetrin , Partizani e ka eliminuar 6 here Flamurtarin, por ky ne cast te kujton se per here te fundit , me 1984, eshte ai qe e ka eliminuar Partizanin (2-0, 1-1). E ky Partizan vjen ne finale pas 5 vjetve (qe me 1980), ndersa Flamurtari ka tre vjet radhazi qe eshte finaliste. “E treta e verteta”! Por e kemi pare se sa te demshme jane paragjykimet. Vetem forca, pergaditja, futbolli i fuqishem e me moral te larte , te dhuron fitore!
Si do e gjykojme kete finale?
Ajo do flase vete me ndeshjen e saj . Nderkohe le te kujtojme se disa skuadra e lojtare te shquar te futbollit tone te tanishem, u detyruan t`ju leshojne rruge dy skuadrave e lojtareve jo me pak te shquar se ata: Partizani – Flamurtari.
Kane mbetur jashte kesaj finale mjaft lojtare te Kombetares dhe Shpreses , po aq me teper kjo vlen qe ata te njohin ne vetvete disa te meta per permiresimin e te cilave do luftojne fort keto dite . Kjo Kupe e cila qe disi me e shpejte se te tjerat , me zhvillime gadi te rrufeshme ngjarjesh , mbetet pa dyshim mjaft terheqese teksa shpresojme te na sjelle nje finale po aq te kendeshme . Duhen pergezuar dy trajneret debutues, 35 vjecarin Gjergji Thaka dhe 32 vjecarin Leonidha Curri te dale nga Insituti jone i Larte “Vojo Kushi” , futbolliste te njohur te Shpreses sone te viteve `70-te, te cilet e nisen profesionin e bukur dhe te veshtire te trajnerit .
Si do te vazhdonte takimi i 30 janarit ? Partizani – 17 Nentori me 0-0 e pare shume gjera i kishin lene te hapura. He akoma me e pa thene kishte mbetur fjala e tyre per cilesi loje. Ndeshja e pare gjysmefinale ishte disi e ftohte, ndonese ne planin taktik disa veprime paten interes. E per kete merite ka Partizani. Vertete ne pamje te jashtme loja e tij shikonte shume prapa, por ne caste te caktuar si per habi “te kundershtarit” sulmuesit Kushta e Agalliu shfaqeshin shume prane Mersinit. Partizani ishte mbeshtetur tek arma e befasise ndersa 17 Nentori luante me njefare vetsigurie.
Ja dhe kronika, jo aq e pasur e takimit te pare . Qe ketej nis udhen parashikimi i shumepritur me nje pyetje: “Cili do te jete finalisti ?”
Fillonte i shpejte takimi i 3 shkurtit si per te permbysur imazhin qe la ndeshja e pare gjysmefinale . 17 Nentori kesaj radhe sikur tregon me deshire loje. Muca ka nje mendim jo pa interes te nxjerre mbuluesin e drejtperdrejte te tij Hysin ne ato zona ku ai e shikon se triumfon si individ, por qe i lejonte shokeve te tij hapsiren e manovrimit . Nje zgjidhje terheqese! Por qe nuk vazhdon gjate, sepse Muca mbetet i vetem dhe Partizani shume i sakte ne ate skeme qe ka ndertuar, dhe per te cilen kishte punuar: asnje te care ne mbrojtje. Kjo ishte edhe lidhja qe i beri Partizani dy takimeve , te 30 janarit dhe te 3 shkurtit.
Ne veshtrimin e ngushte lojen e Partizanit mund ta kundershtosh ne piken se kundershtarit i dorezoi terren duke e pritur ate ne gjysmefushen e tij. Ne njefare menyre kjo taktike ndaj 17 Nentorit aktualisht ne nje gjendje te mire, i ka siguruar Partizanit epersine : kontrollin e plote te mesfushes qe mbron dhe sulmon. 17 Nentorit i ka mbetur vetem epersia numerike ne mbrojtjen e tij . Kjo skuader shikoi dy sulmuesit kundershtare midis Omurit, Hodjes, Lekbellos e Bimos. Nje rreshtim i tille forcash e demtoi 17 Nentorin duke i pakesuar disi vemendjen. Mund ta ndjesh veten me te forte por rregulli i Kupes me ndeshje te shpejta nuk te lejon te ndreqesh gabimet .
Ne morine e veprimeve 17 Nentori nuk arriti te shikoi se Partizani lojen poe drejtonte atje ku deshironte vete. Kishte fituar duelin e rrepte te minutave te para, ka pare, vec pa arritr te shfrytezoje plotesisht, zonen bosh ne krahune djathte te mbrojtjes se 17 Nentorit dhe ka provuar dy here te godase aty.
Alfons Muca ndjen mungesen e pervojes. Nje rast i humbur, qe pasohet nga nje i dyte i Kushtes , nderkohe qe 17 Nentori sikur lehtesohet nga shtylla e Minges dhe nje veprim me plote intuite i Memes .
Lehtesohet dhe barazohet me raste , por loja e dy gjysmefinalisteve sa vjen dhe ndahet per t`u thelluar pas pushimit. Nga njera ane saktesi rigoroze e veprimeve te Partizanit , qe tjetri nuk arrin te kuptoje se eshte e rrezikshme. Ketu duket se mungoi vleresimi objektiv i 17 Nentorit per Partizanin . Dhe erdhen pasojat. Pesoi golin e pare, ku hezitimin e Hodjes e ndeshkoi Kushta, u cthur me pas sa mund te pesonte edhe 3-4 golas te tjere dhe ne fund u detyrua te pranonte humbjen bindese 0-2 “ne fushen e saj”.
Partizani fitoren e kishte menduar me nje loje te thjeshte . E realizoi dhe ketu qendron edhe merita e tij. 17 nentori i hoqi armen e tij lojen e vrullshme. Nga kjo beteje jo pa vlera taktike meson cdokush se pari vete 17 Nentori dhe te tjeret.
Edhe kete here, takimin e dyte te vlefshem per gjysmefinalet, Vllaznia e filloi me epersi. Kur mendohej qe perballe saj luante Flamurtari , qe vinte ne kete takim me 1-0, te dukej qe kualifikimi i Vllaznise nuk do te ishte aq i veshtire. Ne ate mjedis aq sportiv qe u krijua ne Shkoder ne takime te tilla percaktuese, skuadra vendase ka nje inkurajim qe te jep krah dhe e mpin kundershtarin . pa u bere mire vizitat e para ne portat e Birces dhe Kushes, Vukatana ne roline violines se pare, tregon aftesi per te krijuar situata te veshtira per mbrojtjen mike dhe lehtesuese per shoket e tij sulmues. Xhani 18 vjecar ne ate perpjekje te vendosur te tij , me topin e Vukatanes mposht Bircen dhe mbrojtesit vlonjat qe kerkojne te gjejne topin, por qe e shohin ate pas shpines se tyre ne rrjete. Brenda 9 minutash Luci njeri nga me te miret ne fushe, ndermerr nje aksion te preferuar : hap i gjate dhe i vrullshem. Mbrojtesit e Flamurtarin e kane te veshtire ta kontrollojne , e ne fund gabojne duke u ndeshkuar me 11 metersh. Vete Luci realizon si protagonist gjithnje i pagabuar ne gjuajtje te tilla.
2-0 per 14 minuta!
Dhe dukej e sigurte Vllaznia ne keto shifra kualifikimi.
Por Flamurtari edhe pse i goditur rende, megjithate nuk heq dore nga objektivi i tij per te qene finalist. Zbulohen shpejt dhe dalin ne pah aftesite e Ferkos, Gjondedes e Zijajit ne mesfushe . Skuadra vlonjate fillon te sulmoje qete e qete dhe pa zhurme , duke e shtruar lojen per t`i dhene gjalleri e bukuri . Veprimet e tyre te zhdervjellta , per te kerkuar golin e ashtequajtur kualifikues, realizohen me sukses. Pas asaj gjuajtje te thate te Ferkos dhe pritjes aq te bukur te Kushes , topin e kther ne zone me goditje denimi nga V. Ruci , Bubeqi sa e ledhaton me koke, per ta lene te habitur Kushen.
Rrezultati i pjeses se pare nuk ndryshon ne te dyten , pasi nuk ka edhe pika kulminante. 2-1, mbyllen 90 minutat . Sidoqe Luci lufton me te gjitha forcat , por nuk mbeshtetet nga shoket .
Loja e Vllaznise bie nga niveli, pasi mesfusha me Rragamin ne krye nuk eshte e sigurte ne veprimet e saj . Me te drejte shikuesit prisnin zevendesime me te shpejta , me te studjuara, tamam ne mesin e fushes ku treshja ishte zgjedhur bukur si emra, por qe nuk e justifikoi detyren e saj. Prandaj ata me te drejte pyesin: Po lojtaret titullare te ekipit kombetar “Shpresa” si Briza e Pashaj apo edhe te tjere perse nuk u aktivizuan ne ekipin e pare, qofte edhe ne momente te caktuara ?
Si luan nje lojtare me ekipin “Shpresa” kur ky nuk aktivizohet me ekipin e tij ? Mund te jete faji i vete lojtarit, qe mbase nuk ben shume perpjekje , por sidoqofte trajneri i tij ne rastin e dhene R. Rragami , kurrsesi nuk del nga pergjegjesia.
Forma e lojtareve te ekipeve kombetare eshte jo pak, edhe ne duart e trajnereve te klubeve , qe duhet te ndihej fort kete pergjgjesi. Flamurtari eshte finalist i merituar. Ai luajti ne Shkoder, madje edhe me mire se sa ne fushen e tij, ku perballe te formacionit te paqendrueshem shkodran , ai erdhi me po ato 11 lojtare te palevizur nga postet, vec aq te harmonizuar.
Kete sukses ky ekip diti ta justifikoje, pasi ka nje mbrojte te forte me Cipin ne krye, nje mesfushe ku dallohet Ferko dhe nje sulm ku pike goditese eshte jo vetem V. Ruci por edhe Bubeqi.
Linku i ndeshjes finale te Kupes se 32-te te Republikes. 1985!
(Referenca: “Sporti Popullor” 5 shkurt 1985 / koleksioni personal)
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve