(Arkiv) Shkëndia – Kavalla | Kupa Ballkanike, 1972

0
840

Kupa Ballkanike ne rang klubesh, 1972
Eshte edicioni i vitit 1972 kur skuadra jone “Shkendia” ndeshej me ate “Kavalla” te Greqise per Kupen Ballkanike.

Takimi i pare ndermjet tyre u luajt me 27 prill ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa” ne Tirane.
Formacionet
Shkendia: Hoxha (Ajazi), Curi, Gjoni, Hushi, Gurma, Hafizi, Bulku, Ballco, Zeri, Sulo, Fagu
Kavalla: Pandelakos, Kogalis, Karanatsos, Tacis, Bugatcsos, Anestis,(Patsos), Filjolios, Papallopullos, Kopsaqilis, (Filipidis), Krisafidhis, Maqeridhis

Ndeshja u zhvillua ne nje teren te renduar nga shirat
e shumte te rene dite para ketij takimi e qe vazhduan te binin edhe gjate zhvillimit te tij. Megjithkete loja nuk e humbi bukurine e saj , kryesisht per meriten e ekipit tone, i cili qe ne minuten e pare, duke shfrytezuar me shpejtesi dhe zgjuarsi nje pasiguri te mbrojtesve kundershtare , arriti te shenoje me anen e Fagut, pas nje goditje te topit me koke. Vojokushasit te inkurajuar nga brohoritjet e mijra sportedasheve , qe ishin te pranishem ne kete takim , i dhane lojes nje karakter sulmues.

Ne 45 minutat e para tanet ushtruan presion dhe dominuan ne te gjitha drejtimet. Zbritjet e sulmuesve, te mbeshtetura fuqimisht nga mbrojtja dhe gjysmembrojtja, erdhen vazhdimisht jo vetem duke u shtuar, por duke u bere gjithnje e me te rrezikshme per porten e mbrojtur nga Pandelakos.
Shkendia krijoi mjaft raste shenimi por qe nuk u shfrytezuan sa per merite te mbrojtjes kundershtare aq edhe per nxitim dhe gjuajtje te gabuara te sulmuesve tane.

Kronika e 45 minutave te para te ekipit grek “Kavalla” ishte e varfer, pasi ai, me perjashtim te dy rasteve, sic ishte gjuajtja e Papallopullosit ne minuten e 38-te , te cilin portieri Hoxha e priti me veshtiresi dhe tjetra nje minute me vone nga nje goditje e forte ne krahun e majte per te cilen u desh nderhyrja e guximeshme e Hushit , nuk e shqetesoi me porten e Shkendise.
Gjate 20 minutave te para te pjeses se dyte ritmi i lojes ra ne menyre te ndjeshme, sidomos nga ana e Shkendise. Loja ishte ne pergjithesi e nje niveli me te dobet .

Ne minuten e 71-te, pas nje zbritje nga krahu i djathte dhe dy-tre kombinimeve ne zone , topi arrin tek Bulku , i cili pa hezituar gjuan fort tokasi, duke e tundur per te dyten here rrjeten e portes se ekipit Kavalla. Pas pesimit te golit te dyte edhe ekipi kundershtar u mundua te sulmoje per te shkurtuar distancen. Megjithate sulmet e tije ishin te zbehta dhe te pafuqishme.

Loja dukej sikur do te perfundonte me rezultatin 2-0. Por ndodhi ajo qe nuk pritej . Ne minuten e 81-te sulmuesi grek Krisafidhis, duke shfrytezuar nje krosim te ardhur nga krahu i djathte , e godet topin me koke , i kthyer sic ishte me shpine nga porta dhe shenon. Duhet te thene se goli u shenua jo per merite te tij , por per mungese vemendje dhe gadishmerie te portierit te skuadres sone “Shkendia”.

Rezultati mund te ishte me i thelle ne qofte se sulmuesit e Shkendise do te gjuanin me shume ne distanca te largeta dhe po te shfrytezonin me mire rastet e shumta qe u krijuan.
Pamvaresisht nga keto ekipi yne u fut ne loje mjaft i mobilizuar, luftoi pothuajse gjate gjithe lojes, iu pershtat ne pergjithesi terrenit dhe fitoi me merite .

Taktikisht veproi me drejt se kundershtari, sepse ne me te shumten e rasteve perdori topat e gjate, lojen e hapi sa ne njerin aq edhe ne tjetrin krah, repartet qendruan afer njeri tjetrit dhe i gjithe kolektivi veproi mire si ne sulm ashtu edhe ne mbrojtje. Disa pasime te shkurtra nuk ishin rezultative. Ne castet vendimtare mungoi gjakftohtesia sidomos perpara portes se kundershtarit. Ne disa raste u vu re mbajtje e theksuar e topit , ne menyre te vecante nga Zeri, i cili gjate gjithe lojes, sidomos ne 45 minutat e para u dallua per rendiment edhe si organizator. Ne menyre te vecante duhet permendur loja mjaft e sigurte dhe burrerore e Hushit . U dalluan gjithashtu Curi, Sulo, Gurma etj. nen mundesite e tij luajti Gjoni sidomos dobet u paraqit ne drejtim te goditjeve te topit.

Ekipi Kavalla luajti kryesisht me skemen 4-3-3. Veprimet me top, per kushtet e terrenit nuk qene pozitive. Ai u mundua ta qarkulloje topin ne distanca te aferta, por kjo shpesh here pengoi zhvillimin e aksioneve te tij.

Greket i dhane lojes karakter mbrojtes , gje qe dukej edhe nga perqendrimi i forcave te shumta per kete qellim. Ne sulm punuan me pak lojtare dhe kryesisht u munduan te cajne ne qender , duke shfrytezuar ne me te shumten e rasteve qendersulmuesin Krisafidhis.

Fitorja e Shkendise eshte nje fillim i mbare per te. Natyrisht vojokushasit per ndeshjen e kthimit te programuar me 10 maj ne Kavalla, duhen te bejne perpjekje me te medha duke u munduar te menjanojne te metat qe u vune re ne kete takim.

Ekskluziviteti ne kete faqe me 9 janar 2022
_______________________________________
Vizion Sportiv / Ora e kampioneve
Referenca: Gazeta “Sporti Popullor” 2 maj 1972 / f. 3 (koleksioni personal)

Follow us: 
Facebook: https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog: https://pierosportvision.blogspot.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here