(Arkiv-Volejboll) Finalet e Kupës së Republikës, 1971!

0
26

Retrospektive | Finalet e Kupes se Republikes – 1971

Finalet e Kupes se Republikes ne volejboll per meshkuj per vitin 1971, qe do zhvilloheshin ne dhjetor, u shtyne per arsye te aktiviteteve nderkombetare dhe keshtu u zhvilluan nga 23-27 shkurt 1972, ne Pallatin e sportit “Partizani”.

Ne keto finale konkurruan ekpiet me te mira: “Dinamo”, “Vllaznia”, “Partizani”, “Studenti”, “17 nentori” dhe “Skenderbeu”.

Ndeshjet e kesaj kupe nisen me takimin “Skenderbeu” – “17 Nentori” qe u fitua 3-2 nga tiranasit (15;9 / 13;15 / 15;7 /4;15 / 15;8), pas nje loje te forte dhe te bukur.

Ne te njejten dite maten forcat edhe “Partizani” – “Studenti”. Ndeshja ishte e nje niveli te kenaqshem tekniko-taktik dhe u mbyll pas kater setesh 3-1 ne fitim te “Partizanit” (15;12 / 15;12 / 12;15 / 15;9).
Takimi i trete i dites se pare u zhvillua ne mes “Dinamos” e “Vllaznise”. Pritek qe loja te ishte e forte, e gjalle dhe e bukur. Por nuk ndodhi plotesisht keshtu . Shkodranet e nisen lojen mire paten epersi mbi kampionet gjate gjithe setit te pare dhe e fituan ate 15-9. Ne setet e tjera loja e tyre filloi te zbehet . Dinamovitet fituan radhazi tre sete (15;13 / 15;11 /15;3) dhe gjithe ndeshjen 3-1.

Ne diten e dyte takimet u celen me sfiden “Skenderbeu” – “Vllaznia” 1-3 (12;15 / 10;15 / 15;11 / 6;15) dhe vazhduan me ndeshjen “Partizani” – “17 Nentori” qe ishte edhe nga edhe me e forta dhe me ekuilibruara.
Ajo u mbyll 3-1 per “Partizanin” (16;14 / 15;11 / 15;17 / 16;14). Lufta sportive u be me e forte dhe me interesante sidomos ne fund te seteve , tre nga te cilet perfunduan me pike te zgjatura . Po kete dite “Dinamo” fitoi ndaj “Skenderbeut” 3-0.

Ne diten e trete u arriten keto rezultate: “Studenti“ – “Skenderbeu” 3-0 (15;5 / 15;6 /15;10); “17Nentori” – “Vllaznia“ 1-3 (15;6 / 8;15 / 7;15 / 12;15) dhe “Partizani” – “Dinamo” 3-0 (15;7 / 16;14 / 15;8)
Ky takim ishte edhe me i bukuri , “Partizani” e nisi lojen mjaft mire dhe pati epersi ne te gjitha drejtimet . Ai e fitoi pa veshtiresi setin e pare. Ne te dytin rivaliteti sportiv ishte me i madh , por edhe kete volejbollistet e “Partizanit” e mbyllen ne fitim te tyre me pike te zgjatura. Seti i trete pati te njejtat tipare si dhe i pari e u fitua perseri nga “Partizani” . Ky takim ishte vendimtar per te percaktuar fituesin e Kupes.

Dita e parafundit u hap me takimin “17 Nentori” – “Studenti” 3-2 (8;15 / 15;6 / 7;15 / 15;12 / 17-15), pas nje loje te ekuilibruar dhe u desh seti i peste per te percaktuar fituesin . “Partizani” zhvilloi nje tjeter takim kesaj here me “Vllaznine” te cilen e fitoi 3-1 (15;10 / 15;17 / 15;6 / 15;5) . Keshtu u zgjidh perfundimisht fituesi i Kupes se Republikes per vitin 1971.
Takimi i kesaj dite ne mes “Dinamos” e “Skenderbeut” perfundoi 3-0.

Nderkohe dita e 5-te dhe mbyllese e ketyre finaleve dha keto perfundime:
“Dinamo” – “17Nentori 3-1 (15;4 / 14;16 / 15;10 / 17;15)
“Partizani” – “Skenderbeu” 3-0 (15;8 / 15;11 / 15;4)
“Vllaznia” – “Studenti” 3-1 (15;11 /15;10 / 10-15 / 15-5)

Ne perfundim te krejt takimeve u arrit ky klasifikim final
1. “Partizani”
2. “Dinamo”
3. “Vllaznia”
4. “17 Nentori”
5. “Studenti”
6. “Skenderbeu”

Ndeshjet e kesaj Kupe u zhvilluan me nje nivel te mire sportiv. Pretendeteve “Dinamo” e “Vllaznia” kesaj here iu kundervu me shume sukses “Partizani” i cili e meritoi Kupen.
“17 Nentori”, “Skenderbeu” dhe “Studenti” , megjithese ne nje shkalle me te vogel , luftuan ne menyre te kenaqeshme per te zene vend sa me te mire. Traineret aktivizuan elementin e ri , i cili, nga ana e tij, e justifikoi veten.

“Partizani” i fitoi te gjitha takimet. Ai ishte protagonisti i ndeshjeve me te forta dhe me te bukura , sic ishin ato kunder “Dinamos” e “Vllaznise” mbajtese e Kupes per vitin 1970. I stervitur nga traineri, mjeshtri i sportit Andon Kona, demostroi nje pergaditje mjaft te mire ne te gjitha ne te gjithe treguesit e lojes.
Nga volejbollistet qe u dalluan me shume mund te permendim Fagun dhe Boroven . Ekipi zbatoi mire sulmin me tre shutere dhe ne mbrojtje sistemin i mesit i terhequr prapa.

“Dinamo” zhvilloi ndeshje te zbehta. Mesa duket skuadra nuk ishte pergaditur dhe manifestoi shenja lodhjeje. Nga ana tjeter mund te ishte udhehequr nga mendimi se nuk mund te gjente kundershtare qe do ta perballonin, gje qe nuk iu pergjigj se vertetes.

“Vllaznia”, me nje mesatare lartesie me te madhe se te tjeret , duhej te perpiqej me teper. La per te deshuruar pergaditja fizike, elementi teknik i kapjes se topit te pare, i perpunimit te pasit si dhe koncepti taktik i lojes ne pergjithesi .

“17 Nentori” e “Studenti” brenda mundesive te tyre dhane maksimumin dhe u dalluan se aktivizuan elementin e ri . Te njejten gje nuk mund te themi per “Skenderbeun” e Korces, qe i munguan plotesisht rezervat, fakt qe duhet t`i shqetesoje seriozisht drejtuesit e klubit.

Eksluziviteti ne kete faqe : 9 janar 2022
____________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve qe ne vitin 2013
Referenca: Gazeta “Sporti Popullor”, 29 shkurt 1972 / f. 3

Follow us: 
Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here