Profil i aktorit Arqile Nasho

0
2150

Aktor i teatrit “Petro Marko” – Vlore!

U lind ne Vlore me 4 janar 1943. Mbasi mbaron Insitutin e Larte te Arteve ne periudhen kohore 1963-1967 fillon punen ne Teatrin profesionist “Petro Marko” te qytetit te tij te lindjes, duke vazhduar aty deri sa del ne pension. 

Ka qene njeri nga aktoret kryesor ne kete Institucion duke interpretuar rreth 45 role te ndryshme, role te para te formatit te heroit, te njeriut te mire, baballare te dashur, shoke te virtyteshem etj. Keto tipare vihen re qe ne rolin e Bucmanit sovjetik ne dramen “Sinjali i kuq” te Bashkim Kozelit, me pas ne rolin e Vangjelit ne “Rruga Budi 723” te Ferdinand Hysit, simbas romanit me te njejtin titull te Ruzhdi Pulahes.

 

Rikthehet ne nje paradigme aktoriale te parapelqyer ne rolin e Andonit ne dramen “Midis dy dashurive” te Mihallaq Qillerit ne vitin 1983. Me krijimin e figures se Ismail Qemalit ne  “Nentori i flamurit” te Miliano Stefes, ka prekur nje nga kulmet e aktrimit te vet, figura e urte , e mencur e dashamirese e plakut te Vlores e dhene ne dy rrafshe, ate romantik dhe ne ate realist.

Nje qasje tjeter ai ne rolin e Mit`hat Frasherit ne komedine “Karavidhet” ne vitin 1976 te Thoma Frasherit, sipas poemes “Epopeja e Ballit Kombetar” te Shefqet Musarajt.

Arqile Nasho eshte dalluar per nje perjetim me theks te forte emocionale, per shenjimet epiko-dramatike qe fitonte rendom loja e tij. Role te tjera te para ka interpretuar sukseshem edhe ne shfaqjet si “Lidhur si fisheke gjerdani”; “Sezoni dimeror i kafe Rivieres”; “Jatagani”; “Fytyra e dyte” etj

Ka shkruar drama dhe komedi si : «Na ishte njëherë Ezopi», dramën «Froni», dramën satirë «Shpirtërat e vdekura», dramë «Shtegtimi i mjellmave» – për rusët në Shqipëri, komedinë «Krushqit nga Athina», dramën satirë «Mos qofsh aktor», komedinë «Babai i qytetit»-për Kryetarin e Bashkisë, komedinë «Εdhe ne kemi shpirt»-trajton dashurin e të mοshuarve.

Ne filmin “Ngadhenjim mbi vdekjen ” – 1967

Ka marre pjese edhe ne disa filma artistike si : “Ngadhenjim mbi vdekjen” (1967), “Kur zbardhi nje dite” (1971), “Brazdat” (1973), “Dhe vjen nje dite” (1986); “Guret e shtepise sime” (1985)

__________________
Kinematografia Shqiptare qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / f. 322-333 / J. Papagjoni
Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here