Artan Santo (1956 – 2014) | Foto profil i një bankieri që luajti vetëm një rol në filmin shqiptar!

0
12664

Artan Santo (1956 – 2014)
Jurist / Bankier / Drejtor ekzekutiv i “Credins Bank”

Lindi ne Tirane me 8 shtator 1956. Gjate periudhes kohore 1976 – 1979 kryen Fakultetin e Ekonomisë duke u diplomuar si ekonomist kontabël. Me pas nga 1981 deri 1987 diplomohet jurist ne Fakultetin e Shkencave Politike –Juridike.

Njihej si nje biznesmen shume i zoti dhe ne fund si drejtor ekzekutiv i bankes se pare shqiptare “Credins Bank”. Eksperienca e tij e parë si drejtues ka qenë në moshën 23-vjeçare. Ai u emërua kryerevizor në ndërmarrjen tregtare industriale. Në vitin 1984 punon në Institutin e Studimeve Ekonomike, në sektorin e ekonomisë botërore në rolin e bashkëpunëtorit tekniko-shkencor dhe qëndron në atë pozicion për rreth 5 vjet.
Artan Santo, njihet edhe si drejtuesi që bëri kthesën në Bankën e Kursimeve ne vitin 1997.

Nga viti 2009 e me tutje njihej edhe si aksionier në dy grupe mediatike, fillimisht Televizion Scan me përmbajtje kryesisht ekonomike dhe në pas në 2011, grupi mediatik informativ i News 24, me Gazetën Shqiptare, Radio Rash dhe Balkanweb të cilët nga viti 2011 u bënë pronë e kompanisë shqiptare Focus Group SHPK, e themeluar nga Artan Santo dhe Irfan Hysenbelliu.

  *  *  *

Por ne do te ndalemi tek i vetmi rol interpretuar nga ai ne kinematografine shqiptare.

Do te jete viti 1970 , shume me heret se sa emri i tij te marre fame si biznesmen i suksesshem, kur ishte 14 vjec, luan rolin e Ilirit ne filmin e bukur per femije “Guximtaret”.

Per rolin e djalit te mamase, “qullacit”, qe ishte i dobet ne fiskulture aq sa nuk ishte ne gjendje te kalonte as kaluçin, por nxenes i shkelqyer ne lendet e tjera, vete ai do shprehej mbas shume vitesh se pikerisht ai film ngjasonte me jeten e tij.

Mjerisht Artan Santo u vra me 26 qershor 2014, dhe autori i asaj vrasje nuk eshte zbardhur akoma.

Si me poshte nje foto galeri e rolit te Ilirit, ne shenje kujtimi qe mbetet ne galerine e aktoreve te vegjel te filmit shqiptar te Kinostudios. 

      
      
      
      
      
      
      
   

© Material i rezervuar | Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 1 nentor 2023
_______________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply