Artistët shkodranë | Adem Kastrati (1909-1972) aktor i Teatrit “Migjeni”

0
1102

13 shkurt 1909 – 14 qershor 1972
Artist i Merituar

Emri i tij shfaqet ne grupet me te mira diletante te qytetit te lindjes ne Shkoder. Nderkohe merr plotesi dhe lulezon me krijimin e Teatrit “Migjeni”, ku behet njeri nga pjesetaret e pare te tij, duke krijuar per 20 vite me radhe nje galeri rolesh me vlere. Per te ardhur deri tek suksesi ne skenen e Teatrit “Migjeni” i eshte dashur te pershkruaj nje rruge jo fort te lehte. Ai punoi: shofer, magazinier, rekuiziter, banakier… Por ëndrra për t’u bërë aktor, i ngjante asaj drite të atij ylli, që s’mund të bëhej meteor….
Keshtu ai interpretoj me sukses ne 40 premiera nga repertori kombetar dhe i huaj.

Shquhet si nje aktor i planit komik qe ne grupet diletante ne v. 1924-1925 ne Shkoder ne shoqerine e Teatrit “Shkodra” si dhe me shoqerine “Vllaznia” ne vitet 1935 -1939.

Interpretoje ne komedite: “Nata e shtojzavalleve”; “Zgjedhja e nje deputeti” (1924); “Konti i Shen Germanit” (1935 / M. Ndoja & S. Mio); “Ulqini i marrun” (1938 te Asim Lohes tek shoqeria “Atmja e lire”); “Andrra e 500 vjeteve” qe u shfaq me 27, 28 nentor 1938 te autorit Andrea Skanjeti. “Krrik-Krrok: “Detektivi i fameshem” (1940 me regji te Andrea Skanjetit); “Nje atentat ne Ludertune (1941 me regji te Andrea Skanjetit.
Ne vitet me pas `50-`60 do te shenojne nje periudhe te dyte profesionale ne karrieren artistike te Ademit.
Interpreton rolin e Filipit ne melodramen “Dasma shkodrane” (1949) , ne komedine “Ishulli i paqes” te Petrovit, ne dramat “Permbysja” e “Tragjedi optimiste”, luan tek “Shtatë shaljanët”, “Plaku i maleve”, “Shtrëngata” e Ostrovoskit etj
Ndersa si aktore estrade luan ne komedine “E tashti do te degjoni” ; “Estrade pa perce” (1953).

Shquhet ne menyre te vecante ne rolin e xha Sokratit tek komedia “Bileta e llotarise” te Dionis Bubanit e vene ne skene nga Andrea Skanjeti, qe u dha me 9 maj 1963. Për këtë shfaqje shkrimtari Kolë Jakova, në mes të tjerave, shkruan: “Figura që spikat në këtë shfaqje, është ajo që krijon aktori Adem Kastrati. Ai u përpoq të mishërojë një koprrac, një njeri jashtë kohe, një njeri që ne e njihnim dikur,, kur sundonte ligji i parasë. Ky njeri anakronik me batutat e tija të goditura, me mentalitetin e tij tashmë qesharak, e mbajti në këmbë shfaqjen”. (Kolë Jakova, shkrimi: “Shënime kritike”, gaz. “Drita”, 10.10.1963.)

Në kujtimet e regjisorit Andrea Skanjeti, Artist i Popullit
“Mund të them se qe ndër aktorët që qëndroi në skenë më shumë se të tjerët. E kam të pashlyeshëm në kujtesë rolin e Hasanit te “Ali Pashë Tepelena” (viti 1936), në rolin e kujdestarit, te “Andrra e 500-vjetëve”, të parimorit te “Parimori” etj., tipa këto të krijuara me aq vërtetësi e origjinalitet. U shqua më tepër në profilin komik. Ademi kishte pak shkollë, por ishte inteligjent, dhe me një pasion të madh për teatrin. Intuita e tij kishte një prirje spontane, e cila shkëlqeu në skenë. Kishte shëtitur në disa vende, si në Itali, Austri, Zvicër, Jugosllavi. Njihte disa gjuhë, të cilat i fliste me lehtësi, si: italisht, sllavisht, gjermanisht”.

Një aktor, paksa i çuditshëm, që peshonte mbi 120 kg. Jo vetëm kaq, por ajo masë e madhe trupore (shtoji edhe mimikën e fytyrës), vetëm në lëvizje po ta shihje: pa thënë asnjë fjalë, pa bërë asnjë gjestikulacion; të krijonte ndjenjën e humorit. “Mos vallë aktori Kastrati, është vëlla me Oliver Hardin?!”

Nderroj jete me 14 qershor 1972 vetem pak muaj mbasi kishte dale ne pension.

__________________
Kinematografia Shqiptare nje faqe publike ne aktivitet qe ne vitin 2013
Simbas: “Kujtesa e nje qyteti” – Alba, 2019 / Xh. Bushati, f. 26, 27, 28

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here