Artisti dhe sportisti Ramazan Ngjala (1922-1982) | Përkujtimore!

0
1171

Ramazan Njala
20 shkurt 1922 – 24 shtator 1982 / Mjeshter i madh”
Aktor i Estrades dhe sportist, kampion ne disa disiplina.

Lindi ne 20 shkurt te vitit 1922 ne lagjen nr.1 ne Durres, pasi mbaroi arsimin fillor shkelqyeshem, mbaroi edhe shkollen qytetese me profil ekonomik(tregtar). Ai trashegoi totalisht edukaten familjare, i urte, inteligjent, i dashur, simpatik dhe i shkathet.
Ramazan Njala ishte nje burre me pamje madheshtore, shtatlarte, fizikisht i forte,i vullnetshem, fjale paket e inteligjent, transparent e i kendshem ne tregime e biseda, terheqes e simpatik, origjinal i madh si aktor e shkrimtar, humorist i shkelqyer dhe i ndjeshem ndaj te tjereve, pasionant e i papermbajtur ndaj sportit e artit.

Qe gjate viteve te shkolles se mesme, Ramazani tregoi aftesite e tij sportive duke u aktivizuar me ekipet lokale. E donte atdheun, popullin, kishte nostalgji per qytetin e lindjes, Durresin. Cdo here ne shoqeri theksonte bukurine e ketij qyteti, thesarin e tij detin, flladin e paster te koderviles. Kudo ndihej zeri i tij i embel e kumbues. Ne kujtimet, shoket e tij te rinise thone: Zani ishte shume organizator. Na mblidhte, blenim topin e ndaheshim ne skuadra duke na mesuar si te luanim furboll. Vete rrinte portier, e ne fitonim cdo ndeshje sepse Zani nuk linte asnje top te futej ne porten tone. Kurse ne kohet e lira mbasdite na mesonte si te benim teater, me skenat me carcafe e role qe na detyronte ti mesonim permendesh.


7 prill 1939, Shqiperia u pushtua nga Italia fashiste. Atdheu ishte ne zi per humbjen e pavaresise. Populli e vecanerisht rinia filloi kundershtimin ndaj okupatorit duke filluar luften. Ramazani shperndante trakte qe benin thirrje per lufte kunder fashizmit dhe shtepine e ktheu ne baze mbledhjesh te rinise.

Ne vitin 1939 Ramazani fillon pune per here te pare:ka punuar ne Post-Telegraf(viti 1939); ne sigurime shoqerore(viti 1940); ne banke(viti1940-1942); ne shoqerine e tranportit(viti 1942-1944); ne protokoll-arshiven e keshillit popullor te lagjes nr.5 Tirane(viti 1945).

Mbas clirimit te Shqiperise, Ramazani bashke me rinine durrsake qendronte ne balle te rindertimit te vendit te shkaterruar nga lufta. Pastronin qytetin, hapnin kanalet kulluese, merrnin pjese ne ndertimin e rrugeve e te hekurudhes, por gjithnje Ramazani krahas punes organizonte dhe ndeshje sportive, futboll, basketboll, volejboll ose shfaqje e parody me kenge te muzikes popullore e te lehte. Ne vitet 1945-1947 Ramazani gjate kryerjes se sherbimit ushtarak ne Gjirokaster aktivizohet ne ekipin e futbollit, volejbollit dhe basketbollit te brigades, divizionit dhe te qytetit. Ketu lindin dhe prirjet e para artistiko-letrare per te shkruar. Ne ate vit krijoi poezine e pare te famshme humoristike”Gjirokaster te kam mike”

Ne vitin e dyte te ushtrise, transferohet ne spitalin ushtarak ne Tirane nga ku e terheq ekipi I Partizanit, me te cilin luajti si portjer per dy vjet rrjesht, vite ne te cilat ky ekip ka qene kampion I vendit.

Mbasi kryen ushtrine kthehet ne Durres dhe martohet me Nazime Abdulla Kila(viti 1947). Ne vitin 1947-1948 ka punuar si specialist ne Ndermarjen e Tregtise se Jashteme; ne Makina-export-import ne vitet 1948-1954; instruktor ne Bashkimet Profesionale te Rrethit ne vitet 1954-1957; ne Komitetin e Fiskultures se Rrethit ne vitet 1958-1959; pergjegjes ne Klubin e Kultures se Portit Detar ne vitet 1960-1964.

Ne keto vite(1947-1964) veprimtaria sportive e Ramazan Njales merr hov e rritje te dukshme sasiore e cilesore. Ai eshte protagonist jo vetem ne lojrat me dore basketboll dhe volejboll, por edhe ne hendboll, not dhe atletike. Mbas vitit 1947 aktivizohet perseri me ekipin kombetar, por kesaj rradhe me ekipin e volejbollit.
Me kete ekip Ramazani mori pjese edhe ne lojrat e para ballkanike qe u zhvilluan ne Tirane. Por shpirti i tij popullor, lokalist durrsak e terhoqi prane skuadrave te qytetit te tij te lindjes, Durresit, me te cilat luajti per vite e vite me rradhe deri ne vitin 1968, vite te arritjeve te larta te Ramazanit ne fushen e sportit, arritje qe vinin si rezultat I realizimit nga ana e tij e te gjithe normave e treguesve sportive. Ai eshte aktivizuar gjithnje ne peseshen e pare, ka luajtur kundrejt ekipeve te ndryshme te vendit e te huaja, duke ndjere mbi vete se bashku me shoket Dhimitraqin, Napolonin, Pipin etj, gezimin e titullit “Kampion” ne volejboll dhe basketboll, me skuadren e tij te zemres “Lokomotiven”e Durresit. Ne kete periudhe eshte aktivizuar si lojtar, trajner, gjyqtar edhe per ndeshje te kategorise se pare.

Ne vitin 1952 ka marre pjese ne ekipin perfaqsues te atletikes se rrethit Durres, ne maratonen 10.000 metra dhe eshte klasifikuar I shtati ne nivel kombetar. Aktiviteti I tij sportiv ka ardhur vazhdimisht duke u intensifikuar. Ne vitet 1955-1956 ekipi I basketbollit dhe volejbollit i qytetit te Durresit ku bente pjese dhe Ramazani shpallet kampion kombetar dhe i jepet titulli “Mjeshter Sporti”.
Titullin ‘Mjeshter Sporti” qe ne kete vit e meriton dhe e merr edhe Ramazan Njala dhe disa lojtare te vjeter te ekipit durrsak. Ne vitin 1959 eshte pjesemarres ne spartakiaden e pare kombetare me ekipin e Durresit.

Rezultate te mira ka pasur edhe ne not me metrazhe e stile te ndryshme, vaterpol, futboll, hendboll, volejboll si shuter, pasues e bllokues dhe gjer ne fund te aktivitetit te tij sportive, me sportin e tij me te preferuar basketbollin, ku ishte nje nga kosha-shenuesit me te mire.

Ne vitet 1960-1964, ne nje forme te shkelqyer sportive Ramazani nderpret aktivizimin e tij si lojtar(per aresye te moshes) dhe pa u ndare nga sporti, merr drejtimin e ekipit te qytetit si dhe ate te rinjve te qytetit ne volejboll, ku arriti rezultate te shkelqyera. Gjate viteve 1960-1970, Ramazani ka zhvilluar nje veprimtari te ngjeshur sportive, tashme duke u aktivizuar si arbiter I kategorise se pare I lojrave me dore, fushe ne te cilen ka manifestuar e treguar mencuri, drejtesi e pergjegjesi shume te larte te arbitrimeve jo vetem ne takime kombetare por dhe ato nderkombetare.

Shoqeria, edukata familjare, deshira e pasioni per tu marre me sport, si dhe yjet e basketbollit evropian e frymezonin, megjithse ka luajtur ne kushte te veshtira terreni, pa baze materiale, me trajtim te dobet ushqimor e financiar.

Shpirti luftarak, publiku i ngrohte e i dashur e frymezonin e inkurajonin Ramazanin per suksese te metejshme, te cilat ai i arrinte njera pas tjetres, duke u bere keshtu nje personalitet ne fushen e sportit ne pergjithsi e te basketbollit e volejbollit ne vecanti. Sporti do moral psikologjik, dhe ai kete e kishte, nuk njihte ambicje, inate, pakenaqesi. E quanin zjarrfikes, e pranonte dhe bente shaka.

Pseudonimet pa te keq ishin, Ramazani-zebra ose karkaleci, Dhimitraqi- goridha, Pipi(Spiro Urumi)-kikiriku. Ramazani per aftesi e cilesi te mira e kane quajtur si lojtari me i mire i kohes, shpirti i skuadres.
Sot pallati sportit i qytetit durresak mban emrin “Ramazan Njala”.

Me kalimin e kohes, nga mosha e lodhja fizike u detyrua te largohej nga sporti, por zemra e tij rrihte tashme ne deshiren e dyte te tij, per ta aktivizuar veten ne sektorin e artit dhe kultures, fushe ne te cilen Ramazani shkelqeu njesoj si ne fushen e sportit. Ne vitin 1964 Ramazan Njala emerohet aktor I humorit ne trupen e teater-estrades profesioniste “A.Moisiu”te Durresit.

Me artin e bukur te humorit sidomos ne fushen e kupleteve dhe parodive, ai u kthye ne idhull per artdashesit dhe masat e gjera te popullit, jo vetem ne Durres por ne te gjithe Shqiperine.

Historikisht arti dhe kultura jane nga disiplinat me te lashta te nje kombi. Ketu populli edukohet me ane te shprehjeve, gezimeve, hidherimeve e te muzikes etj.Askush nuk e mohon se kur spektatori del nga shfaqja e bukur e dinjitoze, ndjen shlodhje dhe lehtesim nga ankthet e jetes. Ne keto aktivitete njerez te lindur qe te luajne keto role nuk I jep shkolla, ai donte te evidentohej si I tille, ishte I lindur Ramazani me keto cilesi.

Ai e kishte eksperimentuar vehten qysh ne femijeri. Regjizoret nuk e kishin te veshtire, ai I kapte shpejt problemet dhe i dramatizonte ato ne menyre te shkelqyer.Ne paraqitje ai ishte serioz, por kur e shihje ne skene te kenaqte me figuren e tij duke interpretuar rolin qe luante, komunikonte me spektatorin dhe kuptohej mire. Ne shpirtin e Ramazanit nuk ekzistonte mendjemadhesia. Ai njihte vetem dashuri dhe sinqeritet, ishte i palodhur dhe kerkonte shoqerine. Kur u nda nga sporti, mori me vehte ne art shoke si Spiro Urumin, i cili u be nje aktor i njohur, i shkelqyer si dhe Napolon Llallen i cili mori pjese ne opereten Skenderbeu qe u be ne qytetin tone, kurse ne trupen e estrades inkuadroi Enver Likmeten, Fadil Hasen etj….
Aftesia e tij ishte te shkruante materiale shume educative, ne ato role vihen ne dukje dobesite e asaj kohe ne vendin tone. Spektatori kenaqej duke qeshur dhe i nguliste ne mendje se ku te cojne keto dobesi qe ishin shfaqur, ai studjonte dhe folklorin duke shfrytezuar cdo lloj materiali. Regjizori i mirenjohur Gjergj Vlashi kujton me nostalgji kohen kur punonte me Ramazanin, ai, thote regjizori, me rrinte prane dhe me jepte kurajo duke vene ne skene shfaqjen. Rrinim shume kohe bashke, ne pune e jashte saj.

Puna e palodhur dhe me perkushtim i renduan shendetin, por ai asnjehere nuk e dha vehten, ishte i gatshem ne cdo moment. Ne kushtet e asaj kohe per aresye te ndryshme ai punonte deri vone, bente prova per shfaqjen. Shpesh nuk shkonte mire puna, ai mendonte si te zevendesohej nje rol me nje tjeter,nje pjese me nje tjeter te tijen ose te shokeve. Te nesermen ne mengjez takonte regjizorin dhe shoket duke i thene se mendoj qe kjo pjese duhet ndruar me kete tjetren etj. Ramazani ishte i palodhur, i gatshem dhe i perkushtuar per te bere cdo pune, ndihmonte si sekretar i trupes, si llogaritar, merrej me pergatitjet e shfaqjes e trupes per turne te ndryshme, merrte persiper dhe realizonte marrjen e lejes per amatoret, fiksimin e roleve e personazheve ne fotografi etj, etj. Ramazani ishte shpirti i sacrifices i kesaj trupe.

Por puna e kesaj trupe te mirenjohur nuk do te kishte kuptim pa kolektivitetin dhe kontributin e te gjitheve, pa rolin e regjizorit te madh Gjergj Vlashi, pa Sandrin, Aishen, Meropin, Spiron, Fadilin, Landin, Elibetin, Rremen e Ademin etj. Ramazani e trupa e Durresit mirepritej jo vetem ne qytetin tone por ne te gjithe qytetet e fshatrat e Shqiperise. Ka ardhur Estrada e Durresit? Ka ardhur Ramazani? Pyetnin kudo. Gjate shfaqjes kishte brohoritje dhe entuziazem vecanerisht per rolet e ndryshme si fshatar, punetor, intelektual, i semure etj. Deputimi i tij ishte aq original sa qe spektatori e dashuronte dhe e simpatizonte rolin e tij.

Shoket tregojne qe Ramazani ishte i gjithaneshem dhe i jashtezakonshem, actor e regjizor, autor skecesh, parodish e kupletesh, i aktivizuar ne filma artistike, ne emisjone televizive etj duke krijuar nje galari te tere figurash te spikatura qe e skaliten jo vetem emrin e tij ne fondin e vyer te estrades shqiptare, por I dhane shtyse e zhvillim te hovshem gjinise se humorit skenik.

Pervec punes ne estraden e Durresit ne te cilen ka realizuar mbi 90 role dhe krijuar a interpretuar rreth 70 kuplete, ai vazhdonte e pregatiste grupe artistike neper qendra pune, shkolla, fshatra etj. Ne konkurset e tyre grupi i tij pelqehej e vleresohej me stimuj te ndryshem. Ishte interesante se kudo ku shihej Zani krijohej humor, ai nuk e duronte ashpersine dhe kontradikten ne shoqeri. Kolektivi i estrades ishte kthyer ne nje familje te dyte per te. Shkonte mire e ishte miqesuar me cdo pjestar familje te kolegeve te tij.ndante me to brenga e hidherime.

Dikush e ka quajtur “aspirina e estrades”. Mbante vazhdimisht ne xhep karamele dhe i shperndante ato si symbol te embelsise e mirekuptimit midis njerezve. Me keshillat e tij te sinqerta e batutat e tij te gezueshme e qetesonte gjendjen, kishte ndjenjen e dhemshurise. Ramazani ishte i ftuar ne cdo dasem nder te paret. Nuk ka mbetur qytetar durrsak qe nuk ka ndare me Zanin nje buzeqeshje, qe nuk ka folur me te per sportin apo artin, qe nuk ka marre prej tij humorin e gjalle, optimizmin per mirekuptim dhe bashkepunim me njeri tjetrin. Jepte e shperndante vetem lajme te mira e interesante. Ai ishte shpirti i se qeshures me fjale e barsaleta te bukura, me kenge e valle te kenduar e te luajtura nga ai.

Kishte ze melodioz e shume te intonuar. Improvizonte ne cast skece humoristike. Edhe ne caste vdekje e fatkeqesie, ai ishte ne krye duke folur, keshilluar e duke dhene kurajo. Nuk bente dallim nese ishte punetor, intelektual apo ne poste te larta.Ai ishte i thjeshte ne biseda e diskutime shoqerore, tregonte aftesi edhe per femijet e rinine. Ne shkrimet e tij ne gazeta e revista jepte shembuj pozitiv ne edukimin e tyre. Ramazani ka qene korespondent i rregullt i organeve te shtypit si, gazeta Bashkimi; gazeta Sporti Popullor; revista Hosteni; revista Estrada; revista Skena dhe Ekrani etj. Korespondent i rregullt i emisionit radiofonik “Ora Gazmore”,”Heroizmi i popullit tone ne shekuj”te radio Tiranes, i aktivizuar ne shume programe te televizionit shqiptar si dhe te Kinostudios “Shqiperia e Re”.

Afruar ne skene me ndrojtjen e amatorit te ardhur nga prodhimi, Ramazan Njala merr permasat e profesionistit te arrire, duke mbetur i palekundur ne forcen e komunikimit, te sacrifices per te qene gjithnje i pranishem dhe i preferuar ne skene, duke mbetur ne gjinine e kupletit i pakonkurueshem.

Zani njihte disa gjuhe te huaja. Nuk i hiqet nga mendja bashkekohesve talenti i Ramazanit per fotografine. Ska njeri qe nuk ka nje kujtim nga ai.
Patriot ne shpirt e i ndergjegjshem per gjithcka, fiksonte ne aparatin e tij amator, monumente historike, panorama te bukura, pamje te detit dhe shesheve me gjelberim, cifte ne dasma e grupe familjare e shoqerore, ndeshje te bukura ne te gjithe llojet e sporteve, shfaqje teatrale e te estrades etj, duke krijuar keshtu nje studio te mrekullueshme fotografie.

Por ai ishte dhe mbledhes e koleksionues fjalesh e shprehjesh te ndryshme popullore, pullash te llojeve e vendeve te ndryshme, hartues autodidact i disa fjaloreve , e te gjithckaje qe i sherbente bashkeqytetareve te tij.
Nuk mund te mos kujtojme Ramazanin si bashkeshort e prind shembullor. Bashkeshortia e vajzat e tij nuk harrojne dot Ramazanin-baba te mrekullueshem, korrekt, serioz e te ndjeshem per cdo problem, Ramazanin shok e vella te jashtezakonshem.

Pra me pune te palodhur si sportist e artist, por edhe si qytetar e prind shembullor, Ramazan Njala fitoi mirenjohjen e respektin e te gjitheve. Eshte shpallur Nderi I qytetit te Durresit, gjithashtu nje rruge e hershme e qytetit mban emrin Ramazan Njala. Popullaritetin ai e fitoi permes skenes, sportit, afersise me njerezit.
Viti 1982 ishte viti i 60 vjetorit te lindjes se tij, dhe familja se bashku me kolektivin e estrades festuan ne 20 shkurt pervjetorin e lindjes se tij, megjithese ne permbushje te detyrimeve ligjore ai duhet te dilte ne pension.

Por ai nuk u nda asnjehere nga Estrada e tij e dashur, nga shoket e koleget e tij te respektuar deri sa nga nje semundje e rende dhe e papritur me 24 shtator 1982 u nda perfundimisht nga jeta.
______________
Kinematografia Shqiptare nje faqe publike ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Simbas informacionit ne faqen zyrtare Facebook te vete artistit Ramazan Ngjala 2015.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here