Artisti dhe sportisti Telat Agolli (1932 – 2016)

0
2665

Telat Agolli
Një nga figurat më të shquara të artit të cirkut në Shqipëri.
Eshte njeri nga disa rastet e dallueshme ku arti dhe sporti shkojne bashke perkrah njeri-tjetrit.

Ai ka qenë ndër artistët e parë akrobatë i inkuadruar në Trupën e Estradës së Tiranë (viti 1952), si profesionist. Krijues dhe themeluesi i Cirkut Profesionist Shqiptar, Agolli ka qenë Udhëheqës Artistik dhe shpesh regjisor i Trupës së Cirkut, duke e çuar këtë trupë dhe këtë art në arritje të larta profesionale e artistike, në nivele bashkëkohore ndërkombëtare.


Në këtë aktivitet Agolli është shquar për nivel të lartë ekzekutimi interpretimi të numrave akrobatikë, në zhanre të ndryshme të cirkut, të cilat kanë qenë të shumta, ku spikasin etydet akrobatike, numrat e ajrit, ato të ekuilibrit në trungje e biçikleta, në atë të ekuilibrit me bambu në ballë e supe, etj.

Telat Agolli lindi në 15 shkurt 1932 në Tiranë, mbaroi arsimin e lartë në Institutin e Kulturës Fizike “Vojo Kushi”, ndërsa zhvilloi një vit klualifikim në për akrobaci në Kinë në 1960-1961. Kampion i vendit në gjimnastikë (viti 1954), kampion Kombëtar absolut prej 20 vjetësh në ngritje peshe me 99 rekorde kombëtare (aktiviteti 1950-1972telat9), trajner Sporti i Klubit “17 Nëntori” dhe i ekipit kombëtar në ngritje peshe, ku u shqua për rezultate të larta në nxjerrjen e talenteve të reja e kampionë të ardhshëm në peshëngritje, si Ymer Pampurin Kampion Kombëtar dhe Olimpik, Bujar Bodinakun dhe Mirjam Hakanin, Kampionë dhe Rekordmenë Kombëtarë.


Ai u dënua nga sistemi i kohes me motivacionin “Agjitacion dhe propagandë” (1976-1982), vit kur u lirua nga burgu. Më pas u kthye në cirk, duke dhënë kontributin më të madh në ecurinë e mëtejshme të cirkut, në rolin e artistit dhe udhëheqës artistik.

Eshtë nderuar me titullin Mjeshtër Sporti, Mjeshtër i merituar i Sportit, Nder i Sportit Shqiptar (nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, në vitin 2000), Mirënjohje nga Komiteti Olimpik Shqiptar, Kupa dhe medalje të ndryshme, vlerësuese dhe simbolike, dhënë nga në spektakle e ceremoni sportive dhe artistike, Nder i Sportit të Peshëngritjes, viti 2010. Telat Agolli është nderuar gjithashtu me titujt e lartë Artist i Merituar (1969) dhe Artist i Popullit (1975), si dhe është nderuar me Mirënjohjen e qytetit të Tiranës nga Këshilli Bashkiak, për vlera të larta qytetarie dhe intelektuale, të vëna në shërbim të qytetit të Tiranës në vitin 2000.

Nderroi jete ne SHBA me 13 tetor 2016.

     

Tituj në art
Artist i Merituar (1969)
Artist i Popullit (1975)

Tituj të tjerë
Mirënjohje e qytetit të Tiranës (nga Këshilli Bashkiak, për vlera të larta qytetarie dhe intelektuale, të vëna në shërbim të qytetit të Tiranës) 21/04/2000, Tiranë

Tituj dhe merita në sport
Mjeshtër Sporti
Mjeshtër i merituar i Sportit
Nder i Sportit Shqiptar (nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, 21/04/2000, Tiranë)
Mirënjohje nga Komiteti Olimpik Shqiptar
Kupa dhe medalje të ndryshme, vlerësuese dhe simbolike, dhënë nga në spektakle e ceremoni sportive dhe artistike
Nder i Sportit të Peshëngritjes, viti 2010

Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 13 shkurt 2022

___________
Kinematografia Shqiptare nje faqe publike ne aktivitet qe ne vitin 2013. Referenca: Enciklopedia Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / J. Papagjoni / (me korigjime datatsh) / f. 10 si dhe nje seleksion i lajmeve online.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here