ARTUR LEKBELLO | HEROI I “CAMP NOU” NE v.1986!

0
1065

Artur Lekbello ishte portieri hero qe nuk lejoi Barcelonen e Linekerit te shenoi as edhe njehere ne porten e nje Flamurtari qe i cuditi te gjithe ne Barcelone ne stadiumin “Camp Nou”.
Vetem 0 – 0 !!
Ka qene e Merkur, 1 Tetor 1986, ndeshje e kthimit, madje me transmetim radiofonik nga gazetari Ahmet Shqarri qe pershkruante qendresen heroike te skuadres sone Flamurtari dhe nderhyrjet e portierit Lekbello.
 
U linde me 25 janar 1958 ne Lezhe.  Me profesion, oficer madhor i nje brigade te Tankeve, eshte futur ne shkollen “Skenderbej” ne vitin 1971 . Aktivizohet me te rinjte e Partizanit per 4 sezone (1974-1978) ku eshte perfshire me ndihmen e “Yjeve” te Futbollit kombetar, “bombariderit” Refik Resmja dhe Iliaz Dingu. 

Arturin e zbulojne te kete aftesi te jashtezakonshme si portier nga ku me pas skuadra legjendare “Partizani” nuk ngurron per ta futur ne formacion e pare .
Me 1978 Lekbello qe 17 vjec se bashku me Musten transferohet tek skuadra e te rriturve Partizani si portier rrezerve, fillimisht zevendesues i J. Kacit e Muhedinit (ky i fundit u largua nga ekipi per arsye politike, si dhenderri i Ballukut) .

Gjate kesaj kohe Lekbello do te luaje disa ndeshje edhe si portier i pare ( mbas demtimit te Mustes) . Me Partizanin do te fitoje 2 tituj kampioni dhe 2 Kupa të Republikës. Me 1985, pas 10 sezonesh te Partizani, ne sezonin 1985-86  do te mbroje porten e Lokomotives se Durresit, dhe pikerisht ketu i vjen telegrami qe ai, Artur Lekbello eshte thirrur te mbroje porten vlonjate te Flamurtarit kunder Barcelones se madhe te Lineker, Zubizarreta, Julio Alberto,Mark Hughes, skuadra nga ku drejtohej nga i shquari Terry Venables. Pergjegjesi e madhe por qe Lekbello e kalon me nje paraqitje te shkelqyer. komenti ne vijim e deshmon me se miri formen e portierit tone ““Este senor tan simpatico ed Letbello, ‘el Capo de Albania’ (Ky zotëria simpatik është Lekbello, shefi i Shqipërisë)”.


Më pas me Kombëtaren, në 1987-ën, do të kishte dy takime radhazi: në Vlorë më 28 tetor ndaj Rumanisë (1-0 për rumunët) dhe pas një muaji në Spanjë 0-5 . Për Lekbellon do të ishte hera e dytë që në harkun e një viti do të kthehej në Spanjë. Ishte periudha kur do te behej Baba .
Ne vitin 1991 kur largohet nga Lokomotiva, per Lekbellon mendohej dhe mbyllja e karrieres, por nuk ndodhi ashtu. Mbas largimit te legjendes Perlat Musta nga Partizani per ne Rumani, drejtuesit e te kuqve e kane thirrur Arturin qe te mbroje kesaj rradhe porten e Partizanit qe duhej te ndeshej me “Feyenoord” ne Kupen e Kampioneve (0-0 ne Tirane dhe 0-1 ne Holande). Ja dhe nje sadisfaksion tjeter personal per ate qe ne moshen 36 vjecare mbyll karrieren aty ku e kishte filluar (1975 – 1992). Mbas nje karriere 15 vjecare, ai mban me merite titujt
“Mjeshtër Sporti”, “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, “Nder i Futbollit Shqiptar” dhe “Qytetar Nderi” i Durrësit.

Fitues i titujve kampion: 1979 / 1981 / 1985 / 1989; Kupen e Republikes: 1980 / 1986

__________________

VizionSporti / Ora e Kampioneve – Seleksionim i informacionit nga portale dhe gazeta te ndryshme “on line”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here