Profil i aktorit dhe regjisorit Astrit Çerma!

0
5343

Astrit Cerma
Aktor, regjisor i teatrit “Skampa”, Elbasan si dhe njekohesisht aktor i kinematografise shqiptare. Artist i merituar.

Lindi më 2 prill të vitit 1949 në qytetin e Elbasanit. Pasi diplomohet në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) fillon punën si aktor në Teatrin “Skampa” të Elbasanit.
Të shumta kanë qenë rolet e tij si në teatër ashtu edhe në kinematografi.

Në teatër përmendim dramat “Kyçi i Artë” në rolin e Daliut, “Shërbëtorë të dy zotërinjve” në rolin e Trufaldinos etj.
Në teatër ka vënë në skenë “Gruaja e Biznesmenit”, “Kush thyen një këmbë ka fat në dashuri” të Dario Fosë. Komedia e tij më e fundit është “Qytetrrethimi” në vitin 1998, e shkruar nga vetë Çerma në të cilën do ta shohim në rolin e regjisorit .

Nga viti 1991 e deri në vitin 1998 ka qenë Drejtor i Teatrit “Skampa” të Elbasanit.

Në kinematografi roli i tij i parë do të jetë ai i Zenelit në filmin “Brazdat” në vitin 1973, por roli që do ta bënte atë të njohur do të ishte ai i Shpëtimit në filmin “Në fillim të verës” në vitin 1975. Më pas do të vazhdonin role të tjerë kryesorë në filma si roli i Milos në filmin “Ilegalët” në vitin 1976, roli i Ramizit në filmin “Ata ishin katër” në vitin 1977, roli i Xhelos në filmin “Shokët” etj.

Në vitin 1997 interpreton në filmin, prodhim maqedonas “Preku ezeroto” të regjisorit Antonio Mitriceski. Në vitin 1998 largohet nga Shqipëria për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka jetuar atje në qytetin Peabody afër Bostonit duke punuar në një super-market. Është autor gjithashtu edhe e përmbledhjes me poezi e fabula “Pellgje Fjalësh”. Aktualisht jeton ne Shqiperi Për meritat e tij artistike Astrit Çerma është nderuar me titullin e lartë “Artist i Merituar”.

Ne karrierën e tij artistike mund te përmendim:
Filma : 1973 — Brazdat (Zeneli); 1975 — Në fillim të verës (Shpëtimi); 1976 — Thirrja (Kujtimi); 1976 — Ilegalët (Milua); 1976 — Fije që priten (Kujtimi); 1977 — Streha e re (Ferhati); 1977 — Ata ishin katër (Ramizi); 1979 — Përtej mureve të gurta (Mësuesi); 1979 — Një natë nëntori (Film TV Komisar Gjoleka); 1982 — Shokët (Xhelua); 1986 — Kronikë e atyre viteve (Film TV); 1990 — Kronikë e një nate (Omer Vela); 1997 — Nëpërmjet liqenit/Preku ezeroto;

Teatër: “Avni Rustemi”; “Kyçi i Artë”(Daliu); “Shërbëtorë të dy zotërinjve” (Trufaldino); “Sa gjethe të thata kanë rënë këtë vjeshtë”

Regjizure
“Fajtor pa faj”; “Gruaja e Biznesmenit” e Dario Fosë; “Kush thyen një këmbë ka fat në dashuri” e Dario Fosë; “Qytet rrethimi” e Astrit Çermës; “Taxi Driver” e Dario Fosë

Publicistikë
Pellgje Fjalësh – poezi e fabula

Çmime e Tituj
Artist i Merituar.


_________________
Kinematografia Shqiptare qe ne vitin 2013.
Publikuar me pare ne faqen Kinematografia Shqiptare – Facebook prill 2015 dhe rishikuar ne vitet vijues.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here