Athanas Banushi (1927 – 1993) | Mjeshtër i madh i humorit shqiptar!

0
3566

#KinematografiaShqiptare

Tano Banushi (1927-1993)
Artist i Popullit

Ishte mjeshtër për të përjetuar brenda një materiali letrar gjithë dridhjet e shpirtit të një personazhi.
Ate qe krijonte ai nuk ishte klloun, as palaco por kishte humor te brendshem, te holle theres, kishte edhe drame.

Tanoja ka shkelqyer ne te gjitha zhanret e humorit dhe ishte teper i vemendshem ne detaje ndaj cdo roli qe intepretonte per ta kryer ate sa me mire. Nje aktor brilant, i paperseritshem i humorit shqiptar Nje lexues i rregullt, vecanarisht, i letersise humoristike te cilen e kerkonte sa ne skene e sa ne artin letrar. Sekreti i ketij aktori kaq brilant ne fushen e humorit, qendron tek origjinaliteti I tij. Origjinal ne te folur e ne te interpretuar.

Origjinal ne jeten e perditshme. Ai i urrente pozat e shkelqimin e jashtem, bufonizmin e teatralitetin . Per ne shqiptaret ai ishte si Toto-ja Italian apo Alberto Sordi, pa ekzagjerim ai kishte klasin e humoristeve te ketij rangu.

Artisti i madh ka lindur ne Shkoder me 4 Shkurt 1927, (ndersa ne dokumenta figuron se lindi me 4-02-1928) me emrin Athanas Lluko Banushi dhe askush nuk e njeh si te tille. Te gjithe e therrisnin dhe e njihnin si Tano. Kaq e vertete eshte kjo, sa edhe ai vete e ka marre vesh me vone se e quajne Athanas!

Lindi ne nje familje ku humori dhe kenga ishin motive te perditshme te jetes. Ata ishin 27 pjesetare te familjes. Babai i Tanos, Lluko Banushi, shquhej per humorin e holle e per kengen e tij. Ai ishe njeri nga bejtexhinjte e njohur te qytetit te Shkodres. Gjithashtu shume kengeve tekstin ua ka bere Llukoja, kenge te cilat kendohen edhe sot e kesaj dite ne dasmat qytetare. Tano Banushi do te quhet me plot goje mjeshter i madh i humorit, duke befasuar me force dhe origjinalitetin e tij publikun shqiptar, duke krijuar role te paaritshme tė cilat mbetėn nė thesarin e kulturės sonė si qofte ne Teater po ashtu ne vecanti ne zhanrin e komedise.

Tregojnë se atë ditë që ka lindur Tano Banushi, edhe pse dimri ka qenë në kulmin e ashpërsisë së vet, natyra ka qenë e qeshur, qielli i kthjelltë dhe dielli i shndritshëm, sikur të paralajmërohej se doli në jetë ai që do t’u jepte njerëzve më shumë gaz e hare, që do t’ua bënte më të bukur jetën.

Lluko Banushi ishte bërë me djalë dhe kjo ishte një ngjarje tepër e këndshme dhe ngazëlluese për të dhe të shoqen e tij, Marien. Gjithmonë Llukoja thoshte: “Kam dëshirë që fëmija i parë të jetë djalë, pastaj le të lindin një duzinë vajzash, nuk prish punë, por ama të filloj me djalë”.

Tano qe kur ishte ne gjimnaz filloj te aktivizohej ne nje grup artistik te sapoformuar. Interpretoj ne shfaqjen “Dje dhe sot” te Filip Ndocajt. Me vone interpretoj ne shfaqjet e thjeshta te punetoreve “Vasil Shanto”.

Shikuesit e atehereshem e shikonin Tanon si paraqites te shkathet programesh qe me humorin e tij shprehes benin per vete tere sallen. Ai luajti ne shume shfaqje te tilla, derisa ne Shkoder ne vitin 1958 u krijua estrada profesioniste e qytetit.

Me 14 nentor 1958 per Tanon u hap sipari i shfaqjes se pare te estrades profesioniste. Ai debutoi me sukses, duke nisur keshtu rrugen e tij artistike e ku portreti I tij do te kristalizohej dita – dites.

Aktori brilant i humorit shqiptar, Tano Banushi, ka interpretuar mbi 1000 role në jetën e tij të gjatë skenike, duke mbetur nje emer popullor, nje figure e spikatur ne zhanrin e humorit dhe te satires shqiptare. 1000 dalje ne skenen e estrades e te teatrit, mbi 1000 fytyra skenike, qe nga Leo, Pashuku tek Keshilli i ndrikullave, e duke vazhduar me Tusho-n tek “Fotografia” Dulla, do te misheronte sherbetore, nepunes, milice, police, xhandare, ushtare, kooperativiste, brigadiere, furnitore, shefa, kryetore, sportiste, arbitra, tifoze, turiste, bojaxhi, thashethemexhinj, fotografe etj etj qe do te duhej ore te tera per ti permendur, madje kafshe e shpende pylli dhe….. personazhe femra, te gjitha keto te realizuara nga humori i pashterur i Tanos . 1000 role në skenë, mbi 1000 fytyra te papërsëritshme të interpretuara prej tij në rreth 45 vjet jetë në skenën e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ku nisi jetën e tij artistike.

Më 18 janar 1945, pak ditë pas çlirimit, u krijua Shtëpia e Artit dhe e Kulturës, të cilën e formuan ajka e inteligjencës shkodrane. Më 18 shkurt u shfaq drama e M.Gorkit “Bujtina e të vorfënve”, përgatitur nga intelektualët e njohur Filip Ndocaj e Qemal Draçini. Në qershor të vitit 1945, në përfundim të vitit shkollor, kur sapo Tano Banushi kishte mbaruar klasën e shtatë të gjimnazit të shtetit, u zhvilluan disa veprimtari kulturore e artistike. Në këtë dramë Tano Banushi interpretoi rolin e Gjinit, shërbëtorit simpatik të një familjeje shkodrane.

Shfaqja u dha në sallonin e shoqërisë “Vllaznia” afër “Dugajve të Reja”. Po në këtë shfaqje u dhanë edhe paroditë “Klasa e shtatë” dhe “Jak, o Jak”, ku Tanoja u prezantua si humorist.

Në dramën “Armiku i popullit” të Ibsenit (1945) në mes shumë roleve, tërhoqi vëmendjen edhe figura e të dehurit, e cila bashkë me personazhin ibsenian, prezantoi aktorin komik Tano Banushi” – do të thoshte për të në një shkrim portret kritiku Miho Gjini. Vijon me pas në komedinë “Pashuku” të F. Ndocajt 1946, në rolin e një shërbetori komik.

Elegant, i shkathët, me një humor befasues, me ngjyra shkodrane e i gërshetuar me traditën, improvizues dhe ekspresiv, do të shfaqet Tano si prezantues i shfaqjeve të grupit amator te klubit të punëtorëve “Vasil Shanto”. Pastaj Tano do te shfaqet në rolin e marinarit në “Një tragjedi optimiste” të Vishnjevskit; në rolin e kapterit në komedinë “Prefekti” të B.Levonjes; në rolin e Llomovit te “Fejesa” e Çehovit; në rolin e Mazllumit te komedia “Hej moj babë” të J.Vojushit; tek “Shani me bidon” te Paulin Selimit ne rolin e nje fshatari dallkauk e dembel, në rolin e Leos te komedia “Këshilli i ndrikullave”, të Sh.Mitës.

Perseri “ka dicka qe mungon” dhe per te plotesuar portretin e tij prej nje artisti te madh veprimtaria do te vazhdoje me tutje duke fituar simpatine gjithnje e me shume te artdashesve skenike duke mbetur te paharruara ne mendjet e tyre, batuta, skece dhe emra rolesh qe “nuk ju ka dale koha” akoma edhe sot kur i degjon . Tano Banushi është një figure komplekse.Brenda nje shfaqjeje e shihje në role të ndryshme. Te secili rol gjente veshjen e veçantë artistike.

Paralel rolit te konferencierit, ai zhvilloi zhanrin e Intermexos me te cilin plotesonte per mrekulli cdo boshllek te programit, cdo pushim midis numrave.

I pajisur me nje kujtese te gjalle, i zoti te mbaje mend, e te tregoje anekdota te pafund. Mjeshter i interpretimit satiro-humoristik, Tano – parodist e tregimtar. Shperthen ne skene si komik i rralle. Ekzekutimi i Intermexove u be aq interesante sa publiku ishte mesuar ta prese me padurim daljen e tij ne skene.

Ne ditet tona ai ka arritur edhe me shume cilesine e intermexove, eshte bere edhe me i njohur me to. Ne libretin “Stafeta rreth pemes” , punuar e vene ne skene prej tij, mbizoteron intermexoja dhe pikerisht fale shume gazmoreve te Tanos, kjo premiere e bukur ka nje sukses te madh. Nje merite tjeter e ketij aktori eshte talenti ne fushen e parodise muzikale.


Pjesen me te madhe te teksteve i ka shkruar vete. Edhe muziken e gjen vete, ashtu qe t`I pergjigjet vargut dhe rimes. Skece te tilla muzikale, si: “Emrimi”, cikli “Dulla don pulla”, “Dulla del ne Pazar”, “Kerkon Dulla pune te lehte”, receta “Dy kepucaret” jane me te vertete te bukura. Midis tyre “Receta” eshte nder me te goditurat. Nje vecori e tille e tanos ka qene edhe aftesia e monologut.

Ai qysh i vogel, ne rini dhe pa ardhur ne teater. Ka qene i zoti me fole i vetem, lirisht pa u impresionuar, pa u ngaterruar duke fale gjate.

Tanoja ishte një aktor shumëplanesh. Dinte të luante tragjedinë, komedinë, skeçin, paradine, vodevilin, intermexon, etj Tano luante bukur edhe me kitarre. Me 7 Gusht 1993 do te nderrroi jete duke lene emrin e tij te madh ne historine e humorit shqiptar.

__________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Gjithmonë i dashur dhe i freskët në skenën tonë” A. Mula / Jeta e re, 04.03.1987 / “Me Tano Banushi dhe humorin e tij” / Isa Alibali

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here