ATLETIKA REKORDET BOTERORE QE I KANE REZISTUAR KOHES

0
791
Atletika

Une i perkas nje brezi te rritur me sportin dhe kampionet e viteve 80-te dhe fillimet e 90-tes!
Per mese 15 vjet kam ndjekur Futbollin, Atletiken, Notin, Gjimnastiken, Ski, Hokej, Patinazhin Artistik, Boksin, Hipizmin, Tenisin, pothuajse cdo sport i perfshire ne Lojrat Olimpike Verore ose Dimerore e deri tek Automobilizmin-Formula 1, me kampionet e kohes, Prost, Sena, Piquet, Mansell etj.

Faktikisht kam kohe qe nuk i ndjek me, madje kam harruar te llogaris kur ka qene viti i fundit i interesit tim per sportin….mbase aty nga v. 2010. Ndofta sepse qe nga ai vit shenimet fillojne te rrallohen derisa humbasin fare ne koleksionin tim!

Megjithate nje nate u bera kurioz dhe u vura te kerkoj per te mesuar rreth rrekordeve boterore ne Atletike, pra sot me 2020-ten a ka mbetur akoma ne fuqi ndonje rekord i tille i vendosur gjate viteve 80-te nga atletet e atij brezi ?!

Mendova! Ka kaluar shume kohe, natyrisht atletika ka ndryshuar si edhe te gjitha sportet ne pergjithesi, keshtu qe eshte veshtire te kete mbetur akoma ndonje emer si Karl Luis, Ben Xhonson, Stiv Krem, Sergej Bubka, Stefka Kostandinova, gjermanolindoret femra me Marita Koh, Marlize Goer…

Gjithsesi nuk po i rezistoja dot ketij tundimi….dhe ja ne garat e meshkujve, ne ate te diskut dhe te cekicit, vazhdojne te mbeten ne fuqi akoma sot perkatesisht rrekordet e gjermanolindorit Jurgen Shult (74.08m) te vendosur ne Neubrandenburg, Gjermani qe me 6-06-1986 dhe te atletit Juri Sedik i Bashkimit Sovjetik (86.74m) me 30-08-86.

Me pas figuron akoma ne fuqi i pathyer nje tjeter rrekord i vendosur ne kercim se larti nga kubanezi Javier Sotomajor qe ne vitin 1993 (2.45m), i vendosur ne Salamanka.

Ja dhe nje tjeter ai i italianit ne 30Km ecje sportive, vendosur nga Mauricio Damilano (2h;1.44) ne Kuneo, Itali me 3 tetor 1992.
Edhe stafeta US Amerikane e 4x400m (2.24.59) qendron akoma qe nga 22 gushti 1993 vendosur ne Gotlieb Damlier , ne stadiumin e Shtutgardit.
Pra ne total jane 5 rrekorde ne garat e meshkujve akoma te pathyera.

Ne garat e femrave, vazhdojne te qendrojne rrekordet e 100m (10.49) dhe 200m (21.34) vendosur perkatesisht me 16 korrik 1988 ne Indianapolis dhe 29 shtator 1988 ne Seul ne Lojrat Olimpike, nga US Amerikania Florenc Grifit Xhojner, edhe pse kjo atlete fatkeqesisht nuk jeton me. Xhojner do te nderroje jete mbas 10 vjeteve me 21 shtator 1998.

Gjithashtu qendrojne akoma edhe sot rekordi i vendosur nga cekja Jarmila Kratoshvilova ne 800m (1.53.28) qe me 26 korrik 1983 dhe i gjermanolindores Marita Koch ne 400m (47.60) qe nga 26 tetori 1985 i realizuar ne stadiumin Bruse ne Kambera te Australise.

Po keshtu edhe emri i bulgares Stefka Kostandinova si rrekordmene ne kercim se larti (2.09m) vendosur 30 gusht 1987 nuk eshte fshire akoma qe nga Kampionati Boteror i Romes. Edhe ne kercim se gjati (7.52m) Galina Cistiakova e B.S vazhdon te ruaje rekordin e saj te vendosur qe me 11 qershor 1988. Ne garat e hedhjes ne gjyle (22.63m) Natalia Lisovskaja po e B.S, qe me 7 qershor 1987, si dhe ajo e diskut (76.80) nga Gabriela Reinsh e RDGJ-se, qe me 9 korrik 1988, i rezistojne akoma kohes. Me tutje gjate ketij gjurmimi gjejme akoma ne fuqi rekordin e amerikanes Xheki Xhojner Kersi ne 7-gareshin (7291 pike) te vendosur qe me 24 shtator 1988 ne Lojrat Olimpike te Seulit.

Me stafeten e 4x 400m te vajzave B.S (3.15.17) vendosur qe me 1 tetor 1988 po ashtu ne Lojrat e Seulit, ku vazhdon te figuroje akoma rrekord boteror, mbyllet edhe ky bilanc per garat e femrave me plot 9 te tilla qe i rezistojne kohes, duke arritur shifren 14 rekorde ne total, meshkuj e femra ku akoma sot ne dhjetor 2020 mbeten te pathyer.
____________
P. Bj
17 dhjetor 2020 (10;30 Pm – 11;27 Pm)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here