AVNI MULA | ARTIST I POPULLIT & NDERI I KOMBIT!

0
1117

Avni Mula (1928 – 2020)
Kompozitor, kengetare “Artist i Popullit” & “Nderi i Kombit”.

Lindi ne Gjakove me 4 janar 1928. Kreu studimet ne Konservatorin e Moskes per kanto nga 1952 ne 1957. Erdhi nga Kosova ne Shkoder ne moshe shume te re, dhe jetoj ne kete qytet nga 1945-1947. Ketu ra ne kontakt me kompozitorin e shquar Prenke Jakova. Per mesuesin e tij te pare ai do shkruaje:

“Ai më hapi dritaret, të fshehtat, bukurinë dhe fuqinë që bart fjala muzikë. Prenka, njeriu i thjeshtë, fjalëpakë, pasionant, i sinqertë e punëtor i palodhur. Nuk i harroj edhe sot fjalët që më thoshte: shumë shkrimtarë, sidomos poetë të talentuar, kur vargjet e tyre u futën në pentagramin e muzikës, ato marrin përpjesëtime të paimagjinueshme. Unë i jam shumë mirënjohës këtij njeriu”

Gjate jetes ne Shkoder ai njihet edhe me Ibrahim Tukiqin, shokun dhe mikun e tij te femijerise e rinise, ku madje per 70-vjet nuk do te ndahen asnjehere. Per 6 vjet ishin bashke ne Ansamblin e  Ushtrise, ne studimet e larta ne Moske (1952-57) ku mbarojne Ibrahimi si tenor e Avniu si bariton. Dhjetra konerte se bashku, te dy “Artiste te Popullit”

Karrierën artistike Avni Mula e nisi menjëherë mbas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës, përmes së cilave u dallua për nivelin e lartë të zgjidhjeve muzikore-skenike. Veçohen realizimet e figurës së Figaros te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, Onjeginit tek “Eugjen Onjegin” të Çajkovskit dhe Gjetës tek “Mrika” e Prenk Jakovës. Zhvilloi një aktivitet të pasur koncertal brenda dhe jashtë vendit.

Veprimtarinë krijuese e nisi në gjysmën e dytë të viteve ’60, fillimisht në fushën e këngës e të romancës dhe më pas si autor i veprave të mëdha vokale-koncertale, kantata, poema vokale dhe skenike, ku veçohen opereta “Karnavalet e Korçës” dhe opera “Borana”. Firmën e tij mbajnë edhe shumë këngë të muzikës së lehtë, mes të cilave “Valsi i lumturisë”.   Veprimtaria e tij eshte e gjere ne skenen e operes dhe muzikes se lehte edhe si kantautore.

Prej shume vitesh bente pjese ne Ansamblin e Kengeve dhe Valleve si dhe ne Ansamblin e Ushtrise. Ka fituar shume cmime dhe eshte vleresuar per kontributin e dhene ne fushen e muzikes si “Artist i Popullit” e pas v. 1990-te “Nderi i Kombit”.

Ne moshen 80-vjecare i rikthehet skenes ne Teatrin Kombetar te Operes dhe Baletit ne vitin 2008 me nje koncert te titulluar “Vals Lumturie”. Ėshtė fitues i Cmimeve kombėtare dhe ndėrkombėtare, si ai  i me Cmim te parė nė Festivalin e Berlinit, 1951; Cmimi i Republikės i Shkallės I, 1964.

Gjithashtu artisti i madh Avni Mula ka kompozuar shume kenge nga te cilat mund te permendim: “Nënë moj do pres gërshetin” kenge e cila fitoj Cmimin e pare ne Festivalin e Kenges ne RTSH ne v. 1976, interpretuar nga Vace Zela; “Këngët e atdheut tim”, “Valsi i lumturise; “Një djep në barrikadë “ kenduar nga Marina Grabovari , fituese e Cmimit te pare ne Festivalin e Kenges ne RTSH NE V. 1982.

I martuar me sopranon ruse Nina Mula te cilet kane dy vajza, pianisten Adelina dhe sopranon Inva. Mbahet kompozuesi edhe i 5 filmave artistike te Kinostudios duke filluar qe ne vitin 1975 me ate “Lume drite”; “Udhetim ne pranvere”; 1979 “Balonat”; 1980 “Karnavalet”; “1984 “Fejesa e Blertes”.

Nderron jete ne moshen 92 vjecare me 29 tetor 2020

_____________

Referenca: “Avni Mula” – Profil!; “Nga ditari i kompozitorit shqiptar”; “Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare” A. Hoxha

 

Na ndiqni edhe ne:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here