Avni Resuli (1926-1988) | Përkujtimore!

0
2103

Avni Resuli (1926-1988)
Aktor / regjisor njeri nga veteranet e Teatrit Popullor dhe i Kinematografise Shqiptare.

Lindi ne Durres me 3 shtator 1926. Aktivitetin e tij artistik e nis qe ne levizjen amatore ne qytetin e Tiranes. Ne vitin 1948 do te behet pjese e Teatrit Popullor. Po kete vit do te interpretoje edhe rolin e pare ne shfaqjen “Per ata qe jane ne det”, premiera e te ciles u be me 12 qershor.

Me Teatrin Popullor do te kete nje karriere te gjate 40 vjecare dhe te pasur me role, rreth 100 prej tyre edhe pse role dytesore dhe episodike.
Nga keto interpretime te aktorit mund te permendim: “Prefekti”; “Revizori”;
“I cuditeshmi”; “Shtate shaljanet”; “Tri ditet e kjametit”; “Ngjarje ne fabrike”;
“Nje nuse per Stasin”; “Fytyra e dyte”; “Arturo Ui”; “Gjenerali i ushtrise se vdekur”; “Lumi i vdekur”; “Doktori pacient”; “Epoka para gjyqit”;

Ne kinematografi gjithashtu eshte aktivizuar ne disa filma shqiptare ndonese dha nje kontribut modes: “Detyre e posacme” – 1963 / “Ngadhenim mbi vdekjen ” – 1967 / “Njesiti guerril” – 1969 / “Gjurma” – 1970 / “Zemra qe nuk plaken” – 1977 etj.

Nga viti 1967 deri në 1974 ai punoi si inspektor skene, por që nuk u shkëput nga interpretimi në skenë.

E vecanta e lojes se tij qe synimi per te kerkuar dhe gjetur nje hapsire te mevetesishme ne misherimin e personazheve, sidomos duke vene ne sherbim te karakterizimit elemente shprehese te plastikes, gjestit ekspresiv, menyres se te folurit etj.


Krahas punes si aktor, që nga viti 1980 – 81 Avni Resuli iu përkushtua më shumë punës si asistent regjisor ne shfaqje te Teatrit Popullor derisa doli në pension. Puna e tij e fundit ishte pergaditja e shfaqjes “Zbutja e kryeneces” (aty nga qeshori 1988).

Punoi si regjisor me grupet amatore te kryeqytetit por edhe interpretime ne radiodramatizimet dhe emisionin e mirenjohur “Teatri ne mikrofon”.
Me 3 shtator 1988 del ne pension dhe mbas nje jave ndahet nga jeta me 10 shtator 1988
___________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “60 vjet Teatri Kombetar 1945-2005” / F. Slatina /f49

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here