Bashkim Hoxha | Profil!

0
3211

#KinematografiaShqiptare

Bashkim Hoxha
Gazetar, skenarist dhe shkrimtar.
Mban titullin “Qytetar Nderi “ i Durresit.

Lindi ne Durres me 2 shkurt 1954.
Ka mbaruar studimet e larta per gazetari, punoi pak kohe si gazetar dhe me vone kaloi si redaktor prane Kinostudios “Shqiperia e Re”.
Punoi ketu si redaktore i disa filmave dokumentare dhe artistike .
Ne vitin 1974 shkroi skenarin e dokumentarit te titulluar “Me kenge e valle per jeten e madhe” .

Nderkohe gjithsejt shkroi 10 skenare filmash dokumentare nder te cilet: “Uzina dhe toka” (1975), “Fierze `78” (1978), “Lufton djali, lufton plaku, lufton Mujo Ulqinaku” (1979), “Mozaiket” (1982), “Udheve te hekurta” (1983) etj. Paralelisht punoi si redaktore dhe shkroi edhe skenare per filmat artistike si: Zemrat që nuk plaken (1977), Një udhëtim i vështirë (1977), Ne cdo stine (1980), Plumba perandorit (1984), Një vonesë e vogël (1982), Kronika e një nate (1990).

Kaloi perseri disa kohe si gazetar dhe sekretar i kolegjiumit “Zeri i Popullit” . Me 1991 emigroi ne Itali ku botoi dy romane duke u marre edhe me gazetari. Drejtor i stacionit televiziv privat “Teuta” ne Durres dhe vazhdon te merret me letersi. Ka shkruar per tu permendur gjithashtu nje drame per trupen e teatrit “A. Moisiu” te Durresit, e cila pati nje sukeses ne Festivalin e Teatrove ne nentor 1997.

Kjo drame “Kenga e dashurise me korba” u nderua edhe me cmim per dramaturgjine. Ne vitin 1999 xhiroi filmin artistik televiziv “Valsi i ngrirë në Prishtinë”, si skenarist, regjisor dhe bashke –producent.

Nga dora e shkrimtarit Bashkim Hoxha kanë dalë me radhë veprash si :”Heronjte e Viagres”, “Romance ne diten e krimit”, “Lakuriq”, “Ground Zero” ( “Dëshmitari i Shkretëtirës”), “Hotel Ballkan”, “Mbreti i Vesës”, “Mot i keq për dashuri”, “Fjalë të ndyra dashurie”, “Njeriu tjetër”, “Një lolo dhe një mbret”, “Unë dhe Mefistofeli” (dramë), “Ftesë për gjyq”, “Këngë dashurie dhe korba”, “Qyteti pa dashuri”. Romani “Balkan Hotel” dhe romani “Ground Zero”jane botuar edhe ne anglisht nga Wheatmark (Arizona, USA).

Bashkim Hoxha ne krijimtarine e tij shquhet per gjetje origjinale dhe kendveshtrime interesante. Nje tipar i rendesishem eshte nderthurja e teknikave teatrale e filmike me letersine. Nga kritika letrare eshte cilesuar si nje shkrimtar qe i perket postmodernizmit.
Po ashtu Bashkim Hoxha është i njohur për emisonin e tij të mëngjesit “Koha per t’u zgjuar”, në të cilin komunikon me nje pjese teleshikuesish për probleme ne pergjithesi që nga viti 1997.

Me 30 qershor 2010 Presidenti i Republikes z. Bamir Topi i akordoi titullin MJESHTER I MADH ne nje ceremoni ku u dha edhe premiera e komedise se tij “Udhetimi pa vize i nje alieni”.

Tituj të veprave
“Kronikat e Mjegulles”
Tag (komedi)
“Nje dite si Skenderbeu”
“Askushi (drame)
“Gruaja e shiut”
“Missing”
“Heronjte e viagres”
“Romance ne diten e krimit”
“Sakrifica”
“Lakuriq”
“Ground Zero”
“Dëshmitari i Shkretëtirës”
“Hotel Ballkan”
“Mbreti i Vesës”
“Mot i keq për dashuri”
“Fjalë të ndyra dashurie”
“Njeriu tjetër”
“Një lolo dhe një mbret”
“Unë dhe Mefistofeli” (dramë)
“Ftesë për gjyq”
“Këngë dashurie dhe korba” (drame)
“Qyteti pa dashuri”
“Ne te gjithe kenduam Margariten”(komedi)
“Udhetimi pa vize i nje alieni” (komedi)

_______________________________
Referenca: “Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare” – Toena 2002 / A. T Hoxha (f.157) si dhe lajme dhe informacion i nxjerre nga gazeta shqiptare online.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply