Duke kthyer kokën pas, na mungojnë ato mbrëmjet dimërore kur ndiqnim fshehurazi Cibonën. Mbi të gjithë, spikaste ai, Drazhen petroviç. Ai djali i ri, aq elegant aq virtuoz. Si Mozart. Pikërisht për këtë mori pseudonimin ”Moxarti basketbollit”.
Iku krejt pafatësisht dhe padrejtësisht! Vetëm 28 vjeç! Drazhen Petroviç fitoi një mal me tituj në karrierën e tij me Jugosllavinë, Kroacinë, Shibenka, Cibona dhe Real Madrid. Një nga lojtarët e parë europianë që kaluan Atlantikun dhe luajti me sukses në NBA, fillimisht për New Jersey Nets e më pas për Portland Trail Blazers. Me këta të fundit në vitin 1990 arriti deri në play offs. Sot cilësohet si hallka qendrore e fluksit të sotëm të lojtarëve europianë në NBA! Askush nuk gëzonte si ai respekt absolut kudo në Europë. Në finalet e FIBA EuroBasket, në vitin 2013 në Slloveni, Drazhen Petroviç, u votua nga lojtarët, basketbollisti më i mirë Europian në histori!
(fotot -Drazhen Petroviç gjatë finalesë së Kupës së Kupave, Real Madrid – Snaidero Caserta 117 – 113, 62 pikë të shënuara dhe varri i tij nëvarrezën Mirogoj të Zagrebit)