Bekim Fehmiu (1936-2010) | Yje shqiptare të skenës botërore!

0
893

Bekim Fehmiu (1936-2010)
Aktor shqiptar me fame boterore!

Bekim Fehmiu eshte padyshim aktori me i mire shqiptaro-kosovar per te gjitha kohrat, eshte aktori ambasador i kinemase shqiptare ne bote.

Padiskutim aktori me i mire qe ka nxjerre Kosova. Lindi në Sarajevë, Bosnja dhe Hercegovina më 1 Qershor 1936 dhe nderroi jete më 15 Qershor 2010 në Beograd, Serbi.

Rrjedh nga një familje e njohur gjakovare. Babai i tij, Ibrahim Fehmiu, ishte patriot i shquar, njëri ndër mësuesit e gjeneratës së parë në Kosovë dhe propagandues i madh i arsimit në gjuhën shqipe. Fehmiu u bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e Puplave”,
në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë.

Eshtë aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithė hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ka qenë një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, por mbi të gjitha, ai është i madh për kontributin artistik në kinematografinë botërore.
U martua me Branka Petric dhe kishte dy djem. Shqipërinë e ka vizituar në vitin 1972 dhe nuk e ka fshehur kurrë mallin që kishte për të. Në të gjithë hapësirėn ballkanike është gati në pėrmasat e një miti. Fehmiu u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Beograd më 15 qershor 2010. Sipas deklarimeve të para del se ka kryer vetëvrasje.

 

Nga Ministria e brendshme e Serbisë tha se Fehmiu u gjet i vdekur ne apartament dhe revolja ishte e regjistruar ne emrin e tij. Ishte 74 vjeçar kur u largua nga kjo jete. Eshte i vetmi aktor nga vendet e lindjes qe mori pjese ne Holywood !

Filmografia :
• Cuore e la spada, Il (1998) (Film televiziv) si Gormond
• “Disperatamente Giulia” (1989) mini serial televiziv si Armando Zani #2
• “Bambino di nome Gesù, Un” (1987) mini serial televiziv si Joseph
• Poslednja prica (1987) (Film televiziv)
• Crveni i crni (1985) si Da Giozo
• Sarâb (1982) si Vlsdar
• Voce, La (1982)
• Siroko je lisce (1981)
• “Vecchi e i giovani, I” (1979) mini serial televiziv si Aurelio Costa
• Partizanska eskadrila (1979) si Majori Dragan
• Stici pre svitanja (1978) si Esad Ljumi
• Specijalno vaspitanje (1977) si Trajnuesi Zarko Munizaba
• Black Sunday (1977) si Mohammad Fasil
• Disposta a tutto (1977)
• Salon Kitty (1976) si Hans Reiter
• Permission to Kill (1975) si Alexander Diakim
• Pavle Pavlovic (1975)
• Kosava (1974) si Adam Milovanovic
• Deps (1974) si Deps
• Gioco della verità, Il (1974)
• Cagliostro (1974) si Count Alexander Cagliostro/Giuseppe Balsamo
• Testimone deve tacere, Il (1974) si Giorgio Sironi
• Ultima neve di primavera, L’ (1973) si Roberto
• Libera, amore mio… (1973) si Sandro Poggi
• Paljenje rajhstaga (1972) (Film televiziv)
• The Deserter (1971) si Kapiteni Victor Kaleb
• Klopka za generala (1971) si Doktor
• The Adventurers (1970) si Dax Xenos
• “Odissea, L'” (1968) mini serial televiziv si Ulysses/Odysseus
• Prljave ruke (1968) (Film televiziv)
• Uzrok smrti ne pominjati (1968) si Mihajlo
• Skupljaci perja (1967) si Bora
• Protest (1967) si Ivo Bajsic
• Tople godine (1966)
• Vreme ljubavi (1966) si Milija
• Morgan: A Suitable Case for Treatment (1966)
• Roj (1966) si Halil Beu
• Devojka (1965)
• Klakson (1965)
• Ko puca otvorice mu se (1965)
• Neprijatelj (1965)
• Pod isto nebo (1964)
• Sasa (1962) si Maric
• Opstinsko dete (1953) si Shitës gazetash
Per publikun shqiptar ai eshte i shumemirenjohur tek seriali i Rai-t “ODISSEA” (1968) i transmetuar edhe nga TVSH.

_____________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Publikuar per here te pare ne Facebook – Kinematografia Shqiptare ne qeshor 2013 dhe rishikuar ne vitet vijues.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here