Beqir Vaqarri
Operatori i filmit te animuar ne Kinostudion “Shqiperia ne Re”
Lindi ne Tirane me 7 mars 1930. Kreu shkolle fillore. Ne Kinostudio filloi pune me 2 shkurt 1959 duke u marre fillimisht me pune te ndryshme si ndicues ne laboratorin fotografik, asistent operator ne disa filma artistik.
Ne kete menyre u njoh me kameren, tekniken e xhirimit dhe te ndricimit, fotografine dhe kompozimin.
Ne fillim te viteve 80-te kaloi prane sketorit te filmave vizatimor si operator per titujt , kopertinat e filmave. Kjo perseri ndikoi ne aftesimin e tij ne vecanti ne xhirimet e ngadalesuara dhe faza-faza, ndricimin dhe riprojeksionin.
Ne vitin 1983 krahas punes per titujt e filmave dokumentare dhe artistike , filloi xhirimin e filmave vizatimore.
Filmi i pare si operator ishte “Pipiruku pret dy miq” – 1983.
Me vone xhiroi si operator ose se bashku me kolege rreth 12 filma te tjere nder te cilet mund te permendim:
“Qershiza mendjelehte”, seria e 4-te – 1984 / “Perandoria kokeposhte” – 1984 / “Bleta e vogel” – 1985 / “Oret e Gentit” – 1986 / “Burri eshte burre” ne bashkepunim me J, Kondakci – 1987 si dhe te tjere.
Informacioni me i fundit qe disponojme i perket vitit 2002
___________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. T Hoxha / f. 404
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw