Besim Levonja (1922-1968) | Përkujtimore!

0
1702

Besim Levonja
(16 mars 1922 / 21 qershor 1968)
Aktor, regjisor dhe dramaturg i brezit nismëtar te skenës shqiptare, ne veçanti ne teatër, ai eshte “Penda e arte” dhe “babai“ i komedisë “Prefekti” njëra nga kryeveprat shqiptare.

I lindur me 16 mars 1922 ne Elbasan . Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai ishte aktiv në lëvizjen e rezistencës, dhe për veprimtarinë e tij antifashiste u burgos nga autoritetet pushtuese italiane. Me ndërhyrjen e prefektit te Tiranes Qazim Mulleti lihet i lire, dhe pas lirimit të tij, ai kryen aktivitetin artistik teatror ne rradhet e ushtrisë nacional clirimtare, ne teatrin partizan.

Pas luftës i përkiste stafit krijues se Teatrit Popullor, ne vitin 1945, e nga ku më vonë u quajt Teatri Kombëtar madje duke u bere dhe një nga drejtuesit e parë në këtë staf.

Kryen debutimin e tij në dramën “Coni, Ishja, Roma” në vitin 1945. Që nga viti 1945 veprimtaria e tij artistike u përqendrua kryesisht ne shkrimin e dramave , më e famshme prej tyre do te rezultojë komedia “Prefekti” ne vitin 1948, si një nga shfaqjet më të shpeshta te shfaqura ne periudha te ndryshme ne skenat shqiptare dhe me aktore protagonist te ndryshme, nga ku mund te përmendim disa prej tyre si : Mihal Popi, Nikolin Xhoja, Xhemil Tagani deri tek me i fundit dhe me i njohuri qe ka mbetur ne memorien e cdo artedashesi shqiptar, “Prefekti” i Robert Ndrenikes.

Si aktor nuk mund te lihen ne harrese disa nga kryerolet e tij në Teatrin Popullor si Gjeloshin “Votra e huaj”, plakun e urtë “Trimi i mirë me shokë shumë”, Sokoli “Halili dhe Hajria”, Tetarefi “Mikroborgjezët”, varrmihësi “Hamleti”, Dobçinski “Revizori” etj. Ne vitin 1951 shkruan dramën “Jane plagët qe flasin”; 1955 drama “Dasma e madhe” mban firmën e Besim Levonjes. Ne vitin 1967 drama e fundit e tij titullohet “Flamur ne dallge”.

Ne kinematografi janë vetëm dy filma artistik qe interpreton si aktor ne role episodike
1961 – “Debatik” ne rolin e karrocier Xha Lymit dhe 1965 tek “Toka e jone” ne rolin e rojës. Besim Levonja, pena e arte e dramaturgjisë shqiptare dhe pioneri i saj eshte nderuar me titullin “Artist i Merituar” dhe gjithashtu per kohen me titullin e “Heroit të Punës Socialiste” .

Bashkeshortja e tij ka qene aktorja e shkëlqyer e Teatrit Popullor dhe Kinemase zonja e nderuar Behije Cela. Ai ndërroj jete me 21 qershor 1968.
___________________
Publikuar per here te pare ne Facebook – Kinematografia Shqiptare – mars 2016.
Referenca: Abaz Hoxha: “Enciklopedia e kinematografise shqiptare” Autore & vepra. Tirana: Toena, 2002. ISBN 99927-1-555-3. (alb.) / Flori Slatina: “60 vjet Teatri Kombetar” 1945-2005. Faq 28 Tirana: 2005. ISBN 99943-715-9-2. (alb.). Fotot: Kontribut i administratoreve te faqes.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here