Bik Pepa, “babai” i komedisë “Çifti i lumtur” i dënuar me harresë përgjithmonë!

0
1282

Po dhe shume sakte! Bik Pepa eshte “babai” i komedise brilante “Cifti i lumtur” emri i te cilit nuk u permend asnjehere, fakt qe nuk e luan as topi.

PROLOG!

E shkruajti i ndjeri Bik duke hedhur te gjithe aftesite e tij mjeshterore ashtu sic edhe doli, nje komedi brilante nga me te ndjekurat akoma sot te cilen e vuri ne skene per here te pare ne formen e nje skeci, komedie te shkurter Teatri i Estrades se Shkodres, e me pas Kinostudio “Shqiperia e re” e ktheu ne film duke caktuar ne rolin e regjisorit asokohe njerin nga servilet e nomenklatures shokun Piro Milkani qe ishte punesuar ne pronen publike te shtetit shqiptar Kinostudio “Shqiperia e re” per t`i sherbyer popullit dhe dhene kontributin ne pasurimin e kultures dhe artit skenik.

Me nderrimin e sitemeve dhe ardhjen (ose rilindjen) e “osmano-kracise”, aq iu desh ketyre personave te pa ndergjegjeshem. Keshtu, ΑΠΟΠΛΗΞΙΑ Piro nuk e pati hic per gje te fshije emrin e krijuesit dhe te shfrytezoj madje te drejtat publike te Kinostudios “Shqiperia e re” e te abuzoje pozicionin e ish regjisorit ne kete Institucion edhe tani mbas daljes ne pension madje duke ia kaluar zanatin e servilit e manipulatorit (sic e kishin mesuar eproret e tij) te birit, nje fare pseudo regjisori i shkolles se “Laknasit”, Eno Milkani qe e konsideron punen e te atit ne Kinostudio si e drejte e οικογένεια Milkani dhe ben trafikimin e filmave shqiptar nepermjet produksionit “Bunker”! Oh cfare ironie, “Bunker”!
“Beme baba te te ngjaj” ka thene dikur i nderuari populli yne i cili sot eshte kthyer ne nje turme qe rri e ben sehir se si vidhet e shfrytezohet pasuria e tij dhe biles turma eshte ndare duke u bere pjese e lojes se poshter te klases politike sunduese Berisha-Rama, gomeret e Babatasit sic do te shprehej edhe at Gjergj Fishta.

________________________________

Bik Pepa ishte mjeshter i satires, komediograf dhe aktor brilant. Emri dhe vepra e tij prej kohesh eshte lene ne heshtje, eshte shtrire nje harrese dhe eshte fshire kujtesa. Kjo eshte e dhimbshme dhe e trishtueshme.

Historia ne kete plan ka njohur shume lloje denimesh dhe shume njerez te artit jane denuar me pushkatim, me varje ne litar, me burgim, me djegie ne turre drush, me debim nga qytete dhe shtete, si dikur Ovinin nga Roma, por denimi me i eger mbetet ai ne heshtje, ne harrese qe nje shoqeri perdor kunder nje individi.

Ndofta nuk eshte me i rendi, por eshte i eger dhe cnjerezor.
Ky lloj denimi duhet kapercyer dhe harresa duhet thyer, sidomos sot ne demokraci. Ne te tilla raste cuditerisht, per vlerat po mbahet shpesh qendrim ekstrem perjashtues, permes gjoja arsyesh e motivesh qe sot faktikisht jane ne kundershtim te plote me cdo gjykim teorik bashkekohor te shkences letrare.

Heshtet dhe mohohen vlerat per hire te produktit tjeter letrar te pa vlere apo anti vlere. Mire dje qe tashme dihet se cfare ndodhi me inteletualet, po sot ne demokraci cfare i pengon drejtuesit e artit te punojne dhe te marrin nga vepra dhe kontributi i Bik Pepes ? Emri i Bik Pepes qellimisht eshte fshire nga kujtesa dje por perse vazhdon te mbetet i censuruar edhe sot, ky emer i randesishem i artit shkodran ? Kush eshte pengesa per riabilitimin e vepres se tij, per te rivendose ne skene nga Teatri “Migjeni” pjese dhe krijime nga dora e ketij mjeshtri , e kesaj figure qe nuk gjeti akoma vendin e duhur te nderit si artist as dje ne diktature dhe po keshtu e mbase me eger edhe sot ne demokraci ?

Perse institucionet kryesore te artit skenik si Teatri Kombetar, apo ai i qytetit ku lindi Biku, Teatri “Migjeni” , nuk krijuan dhe nuk vendosen ne skene akoma sot e kesaj dite asnje krijim te tij, qofte edhe me nje minutazh te shkurter, dicka nga vepra e tij ? Perse heshtin mediat televizive lokale te Shkodres ne plan te pare ? Po qofte edhe radiot, kaq i denueshem paska qene Bik Pepa sa as nje poezi, nje satire te mos interpretohet ne emisionet artistike te radios ?

Perkundrazi na mbyten telenovelat turke, materiale dhe vepra te autoreve te huaj, shfaqje te peshtira, te stisura, dhe madje te degjeneruara artistikisht e moralisht pa nivel dhe vlera , kane pushtuar skenat ane mbane duke lene jashte veprat dhe artistet shqiptare te se kaluares nen pretekstin akoma te nje mendesie te kalbur : “ideologji komuniste” qe nuk vlen dhe duhet censuruar .

Keshtu u tentua edhe me Migjenin e madh te letrave, kur busti i tij qellohej me gur , si “poet komunist”. Thuhet me te drejte se diktatura vrau, burgosi dhe perndjeku intelektualet me te mire te Shqiperise ashtu si dhe artistet e saj te nivelit te Bik Pepes, Gjosho Vasise etj.. Madje kjo teze keqperdoret dhe abuzohet sot . Atehere cfare mekati paska bere Bik Pepa qe as ne “demokraci” per te cilen shume kush sakrifikoje, te mos i permendet emri, puna, kontributi i tij ? Kujt i ben keq emri i Bikut ? Perse veprohet keshtu, lenia ne harrese dhe fshirja nga kujtesa e atyre qe kane hedhur themelet dhe kontribuar ne humorin shkodran dhe mbare shqiptar?

________________________
Kinematografia Shqiptare 2013-2021
© Material i rezervuar, u publikua per here te pare ne gusht 2019

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here