Brazil – Argjentinë, sfida e madhe e futbollit latino-amerikan e ndërprerë mbas 6 minutave ………

0
450
E pabesueshme. Brazili dhe Argjentina luajnë vetëm 6 minuta në ndeshjen për kualifikueset e Kupes se Botes në Katar 2022. Pastaj ndodh diçka që nuk është parë kurrë më parë: policia braziliane pushton fushën për të hequr tre lojtarë që duhet të ishin në karantinë për shkak të Covid-19. Argjentina largohet nga fusha dhe refuzon të kthehet pa ato. Lojtarët brazilianë mbeten në fushë, atëherë loja pezullohet dhe nuk rifillon…….

Por cfare ndodhi ?
Ja dhe rrjedhja e ngjarjeve e dates 5 shtator:
Super sfida e vjeter e rivaleve historike Brazil-Argjentinë në Sao Paulo përfundon në minutën e 6-të të pjesës së parë. Me pas Argjentina largohet nga fusha. Stafi shëndetësore brazilian ndalon portierin Emiliano Martínez, mesfushorin Lo Celso, mbrojtësin Romero dhe anësorin Buendía, të luajnë. Tre të parët ishin titullare dhe kishin dale ne fushe, i katërti në stol.
Ata vijne të gjithë nga “Premier League”: rregulli thuhet qe te gjithe ata që kanë qenë në Mbretërinë e Bashkuar në 14 ditët e fundit, duhet të bëjnë sa më shumë karantinë në Brazil.

Autoritetet shëndetësore donin t’i ndalonin ata të mos largoheshin nga hoteli, por pas ndërhyrjes së federatës së Amerikës së Jugut u lejuan te hynin ne formacionin argjentinas. Menjëherë pas fillimit te ndeshjes, megjithatë, agjentët lokalë të mbikëqyrjes shëndetësore pushtuan fushën për t’i dëbuar ata dhe madje pati edhe shtyrje me force te lojtarëve argjentinas.

Dhjete minuta pas largimit, Leo Messi kthehet në fushë pa fanellën e perfaqesueses argjentinase dhe fillon të flasë me lojtarët brazilianë, të cilët nga ana e tyre nuk e lane dhe as nuk u udhezuan kurrë te linin fushën. Situata kaosi në Sao Paulo. Pas rreth 5 minutash bisede, Messi dhe trajneri Skaloni dalin përsëri nga fusha. Brazilianët janë ende në fushë. Paredes dhe Otamendi iu bashkuan Messit në tunelin e dhomës së zhveshjes. Brazili mbetet në fushë dhe nuk do t`a braktise ate. Kane kaluar tani plot 30 minuta qe kur eshte ndalur loja.

4 lojtarët qe u debuan janë Emiliano Martínez, Lo Celso, Romero dhe Buendía. 3 të parët u vendosën nga Scaloni ne formacionin startues te takimit. Sipas autoriteteve braziliane, faji i tyre është se ata nuk u vendosën në karantinë para se të futeshin ne fushen e lojes , pasi të gjithë kishin qenë në Angli në 14 ditët para mbërritjes në Brazil. Sipas rregulloreve shëndetësore lokale, ato duhej të ishin vendosur në izolim.

Të katërt te lartpermendurit sidoqofte luajtën në Venezuelë në ndeshjen e fundit të Argjentinës. Autoritetet braziliane ne fakt kishin arritur në hotelin ku ndodhej “Seleccion” në orët e para te fillimit të ndeshjes për të kërkuar dëbimin e 4-shes. Ndërhyrja e federates “Conmebol” beri qe ndeshja te luhej.

Qeshtje diplomatike – Argjentina ka qenë prezente në Brazil që nga e Premtja, e 3 shtatorit (pra 2 dite para ndeshjes) por problemi i pozicionit të 4 lojtareve te lart permendur u shfaq vetëm disa orë para fillimit të ndeshjes, të planifikuar për në oren 16;00 pasdite në Sao Paulo.
“Ne kemi qenë këtu për 3 ditë dhe ata kanë pritur që të fillojë loja për të na thënë që ne nuk mund të luajmë,” tha Messi ndërsa bisedonte me lojtarët dhe autoritetet braziliane.
Nderkohe lojtarët e Brazilit u mblodhën në formen e një rrethi në fushë, pranë vijes anesore. Ata folën për rreth 2 minuta, para se të ndaheshin dhe të ktheheshin në stolin e rezervave. Tani kane kaluar 50 minuta qe kur loja është ndalur dhe braziljanet vazhdojne te qendrojne ne fushe.
Argjentina mbetet e mbyllur në dhomat e zhveshjes dhe ka vendosur mesa duket ne rast zhvillimi te ndeshjes qe mos  te kthehet në fushë pa 4 “te akuzuarit” .

Vjen vendimi i CONMEBOL-
“Me vendim të gjyqtarit ndeshja midis Brazilit dhe Argjentinës pezullohet. Gjyqtari dhe komisioneri i ndeshjes do t’i dërgojnë një raport FIFA -s, i cila do të përcaktojë vendimet që do të merren. Preliminaret e Kupës së Botës janë ndeshje qe mbahen nën kujdesin numer 1 te vete FIFA -s. Të gjitha vendimet për organizimin, zhvillimin, nderprerjen, pezullimin e te tjera fenomene qe mund te shfaqen te ngjashme me kete rast janë kompetenca ekskluzive e FIFA -s “.

Trajneri i perfaqesueses se Argjentines Scaloni shprehu këndvështrimin e tij (fjalë të marra nga profili Twitter i Seleccion):
“Ajo që ndodhi më trishton shumë. Unë nuk jam duke kërkuar fajtorë. Nëse ndodhi diçka apo jo, tani nuk ishte koha për të ndërhyrë në këtë mënyrë. Duhet të ishte një festë, një mundësi për të parë lojtarët më të mirë në botë. Dua që populli argjentinas të dijë se si trajner duhet të mbroj lojtarët e mi: nëse dikush hyn në fushë duke thënë se ne duhet të largohemi ose se duan të na deportojnë, unë i them se nuk ka mundësi. Ata kurrë nuk na thanë se nuk mund të luanim: delegati i Conmebol na tha të ktheheshim në dhomat e zhveshjes dhe kështu bëmë. Ne kemi pësuar dëme. Ne donim të luanim, Brazili donte të bënte të njëjtën gjë ”.

Edhe presidenti i Federates se Futbollit te Argjentines Carlos Tapia, , gjithashtu u shpreh (fjalë të marra nga profili i Seleccion në Twitter): “Ajo që ndodhi sot është e keqe për futbollin, është një imazh vërtet i keq. Katër persona hynë në fushë për të ndërprerë lojën dhe Conmebol urdhëroi lojtarët të ktheheshin në dhomat e zhveshjes. Nuk kishte asnje gënjeshtër: ekzistojnë rregulla shëndetësore sipas të cilave luhen të gjitha turnet e Amerikës së Jugut, rregulla të miratuara nga autoritetet shëndetësore të të gjitha vendeve pjesëmarrëse. Ne i ndoqëm ata ”.

Dhe ja me ne fund ……..FIFA merr parasysh pezullimin e ndeshjes mes Brazilit dhe Argjentinës “pas një vendimi nga zyrtarët e kesaj sfide”. Pastaj, përmes profilit të mediatik te FIFA-s në Twitter, bën të ditur se “një vendim nga ana e saj do merret në kohën e duhur”.

Nderkohe FIFA fillon nje hetim . Një vendim do te merret  brenda 72 oreve. Ka shumë hije rreth ndërhyrjes se autoriteteve shëndetësor braziliane.

Tani bëhet fjalë për të kuptuar se cilat do të jenë pasojat e pezullimit të bujshëm të ndeshjes, e vendosur nga një ndërhyrje e autoriteteve shëndetësore braziliane pas 6 minutash lojë. Federata braziliane ka lëshuar një deklaratë në të cilën mbështet protestat argjentinase, duke “u pastruar” nga ndërhyrja e supozuar e institucioneve lokale.

Në Argjentinë ekziston mundesi e fitimit te ndeshjes në tavoline, por çështja është në duart e komisionit disiplinor të FIFA -s i cili do të vendosë brenda 72 orëve nga pezullimi i sfidës. Polemike e ashpër mbi incidentin dhe metodat e ndërhyrjes së autoriteteve braziliane, të cilët hynë në fushe te armatosur. Ndërkohë, skuadra argjentinas u kthye në vendlindje pasi u mbyll në dhomën e zhveshjes për më shumë se dy orë. Ndërhyrja e ambasadorit argjentinas, i cili shoqëroi Messin dhe shokët e tij në aeroportin e Sao Paulos ishte vendimtar.

6 shtator 21
Vazhdon odisea e ndeshjes se pezulluar . Policia hap një hetim për 4 lojtarët e albiceleste
Emiliano Martinez, Emiliano Buendia, Cristian Romero dhe Giovani Lo Celso do të duhet të përgjigjen për ideologjinë e rreme dhe mosrespektimin e rregullave shëndetësore kundër infektimit.
Sipas “Globonews”, katër lojtarët argjentinas që nuk respektuan karantinën për të parandaluar përhapjen e Covid 19 – po hetohen nga policia federale braziliane për ideologji të rreme.

Të katër do të hetohen gjithashtu për mosrespektimin e rregullave shëndetësore. Policia theksoi se lojtarët e kombëtares argjentinase tashmë e dinin se nuk mund të dilnin në fushë kundër Brazilit. Katër atletët argjentinas akuzohen se kanë gënjyer duke plotësuar formularin shëndetësor anti-Covid me hyrjen në vend, e duke deshmuar qe te mos ken kaluar nëpër Mbretërinë e Bashkuar dhe për këtë arsye nuk kanë respektuar karantinën e detyrueshme 14-ditore……

___________________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve
6 shtator 2021 © Material i rezervuar

Follow us: 
Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here