BRUNILDA HALLUNI | “METEORË” TË SKENËS SHQIPTARE!

0
3055

Brunilda Halluni

Nje nga temat e kesaj faqe eshte edhe “Meteore te skenes”, me synimin per te nxjerre nga “pluhuri” i harreses nje pjese te atyre aktoreve tane te cilet per vete faktin e pamvaresisht nga aftesia e tyre interpretative, kane patur nje karriere te shkurter tamam si ndricimi dhe rrugetimi i nje meteori!
Ne kete kategori perfshihet edhe aktorja Brunilda Halluni qe nuk pati fatin te luante ne shume filma shqiptare.

Lindi ne Tirane me 21 shkurt 1965. Mbaroi po ne Tirane shkollen e mesme “Petro Nini Luarasi” duke zgjedhur me pas rrugen e mjeksise si infermiere. Nuk ka mbaruar ndonje shkolle aktrimi, por megjithate ra ne sy te regjisoreve te cilet e perzgjodhen jo vetem per bukurine e saj origjinale, por edhe per sigurine qe shfaqi, sensualitetin dhe stilin e vecante, zgjuarsin qe demostroje pa e shpalosur me egoizem apo ezibicion ne rolet qe interpretoje ne filmin shqiptar. Fare mire ajo mund te ishte bere nje aktore me nje te ardhme te suksesshme, edhe pse suksesi i saj i perket nje profesioni tjeter nga arti i kinematografise.

Emrin e saj e gjejme ne filmat :

“Dritat e qytezes” (1983)… Vera / “Shirat e vjeshtes” (1984)…ndihmes infermieria Vera / “Enderr per nje karrige” …..(1984) / “Bardhesi” (1986)….ndihmese infermiere / “Kemishat me dylle” (1987).

   

Ne vitet e tranzicionit, mbas `90-tes, si cdo tjeter shqiptar per nje jete me te mire, emigron fillimisht ne Greqi e me pas ne Kanada ku aktualisht jeton ne Quebec e lumtur se bashku me familjen e saj te dashur .

Albumi i aktores ne Facebook – Kinematografia Shqiptare


____________
Kinematografia Shqiptare nje faqe publike ne aktivtet qe ne vitin 2013. Publikuar per here te pare ne Facebook me 21 shtator 2020!

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here