Bruno Shllaku | Aktori i fundit i Mohikanëve!

0
4210

Bruno Shllaku
Aktor, regjisor

“Teatri shqiptar eshte kthyer si nje strehe ne purgator”!

Eshte nje aktor i mirenjohur jo vetem ne Teatrin “Migjeni” por edhe i skenes shqiptare ne pergjithesi. Fare mire mund te quhet “i fundit i Mohikaneve” te atij brezi te arte qe dolen nga gjiri i qytetit te Shkodres.

Ka lindur më 3 shkurt 1956 në Qytetin e Shkodrës.
Fillimet e tij artistike do të gjemë që në moshë të vogël, kur ai ishte vetëm 11 vjeç, me trupën e Teatrit “Skampa” të qytetit të Elbasanit në të cilën punonte si regjisor babai i tij, Artisti i Popullit Lec Shllaku, në dramën ruse “Trumbetjerja”. Bruno eshte dhe i nipi i perkthyesit te shquar shqiptar Gjon Shllakut (perkthyesit te Iliades se Homerit si i vetmi shqiptar).

Në vitin 1982 për vlerat e tij artistike do të emërohet si aktor pranë Teatrit profesionist “Migjeni” të qytetit të Shkodrës. Roli i tij i parë do të jetë ai në dramën “Gjaku i Arbërit” (1982) e Fadil Krajës me regji të Artistit të Popullit, Serafin Fanku. Më tej do të vazhdonin role të tjera si në dramat “Çështja e Blertës”(1985) , “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Hetimi” etj.

Në vitin 1992 do të largohet nga atdheu së bashku me bashkëshorten e tij, artisten tjetër të mirënjohur të Teatrit “Migjeni”, Paskualina Shllaku (Gruda) për në Greqi ku do të formojë një Teatër për fëmijë në gjuhën greke. Rikthehet në Shqipëri në vitin 2004 dhe rifillon punën në Teatrin “Migjeni” si aktor dhe regjisor. Me pjesën “Mirandolina” të Goldonit do të marrë pjesë në Festivalin Mbarëkombëtar të Aktrimit “Apollon 2005” të zhvilluar në qytetin e Fierit në vitin 2005.

Ne vitin 2008 interpreton ne dramen “Nene Tereza” te “Artistit te Merituar” Lazer Filipit. Të shumta janë dhe rolet që Bruno Shllaku ka interpretuar në kinematografi.

Qe nga deputimi i tij ne vitin 1981 ne “Nje nate pa drite” deri tek “Burrnesha” (2014) kandidat per cmimin “Ariu i arte” ne festivalin e Berlinit. Interpretimi i tij mjeshtëror në filmin “Busulla” me regji të Bujar Alimanit do të bëj që ky film të marrë shumë çmime në disa Festivale Ndërkombëtarë.

FILMAT
Një natë pa dritë – (1981)
Flaka e maleve – (1982)
Fundi i një gjakmarrjeje – (1983)
Dasma e shtyrë – (1984)
Guri i besës – (1986)….Specialisti i minieres
Balada e Kurbinit – (1989)…..Luftetari kurbinas
Ngjyrat e moshes – (1990)…….
Busulla (Film me metrazh të shkurtër) – (2008)….Babai i Mires
Gjallë – Alive! (2009)….Rroku
Der Albaner – (2010)
Burrnesha – (2014)

TEATER
1982 — “Gjaku i Arbërit” e Fadil Krajës
1985 — “Çështja e Blertës”
2005 – “Golgota e shqipes” Krijimtari poetike nga At. Gjergj Fishta
2008 — “Nënë Tereza” e Lazër Filipit (Artist i Merituar).

Regjizore ne Teater
2005 — “Mirandolina” e Goldenit
2005 — “Antigona”
2005 – “Golgota e shqipes” Krijimtari poetike nga At. Gjergj Fishta
2006 — “Shi në errësirë” e L.Dushi and D.Keçaj
2007 — “Klithma nën dëborë” e Zef Zorbës
2008 — “Nënë Tereza” e Lazër Filipit (Artist i Merituar)
2008 — “Lahuta e Malsisë së Madhe” e Gjergj Fishtës

Skenografia
Teatër
2008 – “Nënë Tereza” e Lazër Filipit (Artist i Merituar).


________________________________________________
Artikuj te ndryshem, intervista me aktorin nga Gazeta shqiptare online .
Publikuar per here te pare ne faqen “Kinematografia Shqiptare” / Mars 2015

 

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here