Portret i artistit Bujar Kapexhiu!

0
2296

Bujar Kapexhiu.
Regjisor, skenarist, aktor, piktor i filmit vizatimor dhe karikaturist.

Lindi me 22 mars 1944 në Tiranë. Kapexhiu studioi për aktor në shkollën e lartë pranë Teatrit Kombëtar, si edhe kursin e lartë pasuniversitar për regjisor po aty. Më 1968 filloi punë si regjisor në Teatrin e Estradës së Tiranës, ku shkroi shumë skeçe, parodi, kuplete, si edhe u mor me karikaturë për organet e shtypit. Pas një periudhe 2 vjeçare largimi nga Tirana, për shkak të “shfaqjeve liberale dhe moderniste”, në Festivalin e 11 të Këngës në RTSH, ku ishte autor teksti dhe konferencier, punon në prodhim. Pastaj menduan se ky djalë u edukua dhe e kthyen në Kinostudio, ku në vitin 1975 u hap studio e filmit të animuar, në të cilën punon aty për 10 vjet, pastaj kalon në filmin artistik.

Filmi i parë vizatimor është “Pika e ujit”, 1976. Për realizimin e tij bashkepunon për herë të parë si regjisor, me Tomi Vaso si operator dhe piktorin Vlash Dobroniku. Pas tij realizon filmin “Zhgarravina” i cili mbahet si filmi i parë i bërë me vizatime, në teknikën klasike të “Walt Disney”.

Pra ai krijoi vizatimet, skenarin dhe regjinë, duke u vlerësuar me çmimin e Parë të Festivalit të III-të të filmit Ballkanik të organizuar në Stamboll,Turqi,1979; me Kupën e Festivalit të III të Filmit Shqiptar, 21-28 prill 1979, si dhe me çmim në Napoli të Italisë në 1984.

Deri në vitin 1985 xhiroi rreth 20 filma vizatimorë, në shumicën e të cilëve është skenarist, ose bashkëskenarist, regjisor dhe piktor; mes tyre spikat edhe “Pipiruku”, personazhi i dashur për fëmijët, i ndërtuar prej tij.

“Pipiruku pret 2 miq”, u vlerësua me çmim të dytë, në Festivalin e VI të filmit dokumentar e vizatimor. Pas vitit ’85, iu përkushtua zhanrit të kinokomedisë, duke u shquar për individualitetin e spikatur. Në një kohë mjaft të shkurtër, xhiroi katër filma artistikë: “Dy herë mat”, 1986, “Tela për violinë”, 1987, “Stolat në park”, 1988, “Edhe ashtu, edhe kështu”, 1989.

Ndersa si aktor ai eshte shfaqur ne filmin “Duel i heshtur” ne vitin 1976, fare i ri kur ishte akoma student. Me pas interpreton edhe ne tre filma te tjere ku nder rolet me te spikatur mbetet ai i Ilo Pincit, shahistit dhe ekspertit te milljeve ne “Dy here mat” (1986)

Filmi
Si regjizor:

Edhe ashtu edhe kështu (1989) ; Stolat në park (1988); Tela për violinë (1987) ; Dy herë mat (1986) ;

Vizatimore
Kaliza e grurit (1976) ; Lisharsi (1976) ; Majlinda dhe zogu i vogël (1976); Pika e ujit (1976) ; “Autogol” (1981); “Kur shefi merr flake” (1980) ; “Shgarravinat”; “Pipiruku” etj

Si skenarist:
Edhe ashtu edhe kështu (1989) ; Dy herë mat (1986) ; Autogol (1981) (Vizatimore); “Kur shefi mer flake” (1980) (Vizatimore)

Interpretime
Duel i heshtur (1967)….Bepini; Gjurma (1970)……; I teti në bronz (1970)….. Spiro Qendro; Dy herë mat (1986)…..Ilo Pinci
_____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
U publikua me pare ne faqen Facebook ne mars 2014 dhe u rishikua ne vitet vijues.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply