Bukuroshe Kokalari | Aktorët e Teatrit “Zihni Sako”, Gjirokastër!

0
3166

Bukuroshe Kokalari
Aktore dhe regjisore ne Teatrin “Zihni Sako”, Gjirokaster. U aktivizua ne disa filma te Kinostudios.

Lindi me 5 gusht 1940 dhe konsiderohet nje nga “ikonat” e Teatrit gjirokastrit. Studimet i ka perfunduar prane Shkolles se Larte “Aleksander Moisiu” ne vitin 1964, kohe ne te cilen do te niste menjehere pune si aktore e Estrades se Gjirokastres.

Fale roleve dhe interpretimeve te shumta ajo do te krijonte nje galeri figurash te pelqyera nga spektatori jo vetem ne qytet, por edhe ne fshat.
Pas 4 vitesh perkushtim prane Estrades, ne vitin 1968 Bukuroshe Kokalari do te niste punen per krijimin e Teatrit Profesionist, ne te cilin do te ishte edhe aktorja e pare e tij. Pavaresisht ketij fakti dhe rendesise se pozicionit, ajo do te dallonte mes punes nder vite per modestine dhe talentin e saj.

Ne karrieren e saj Bukuroshe Kokalari, ka realizuar mbi 60 interpretime ku ka spikatur gama e saj aktoreske per te cilen eshte vleresuar me nje sere diplomash dhe flete-lavderime.

Ka interpretuar ne vitin 1979 ne filmin televiziv “Shterngata ne mal” dhe ne vitin  1988 ne “Shkelqim i perkoheshem”.
Fale punes dhe profesionalizmit te saj, Bukuroshe Kokalari eshte vleresuar nga Kuvendi Popullor me medaljen ‘Naim Frasheri’, ndersa edhe sot eshte nje figure dhe emer qe gezon respekt nga komuniteti gjirokastrit.
Pervec roleve te saj Bukuroshe Kokalari ka vendosur ne skene edhe disa premiera ne rolin e regjisores.

SKEDA
“Gryka e Nemur”-Gruaja e Markut
“Ushtari Hiks”-Infermierja
“Shtepia ne Bulevard”-Jeta
“Atje ne Ebro” -Monika
“Nje vit ne kantier”-Elsa
“Ndeshja” -Nena
“Shtrengate ne mal”-Ana
“Ishte kohe lufte”-Fato
“Nje dimer I shkurter”-Edlira
“Zani Partizani”-Nena e Zanit
“Rrenjet” -Vajza
“Lagjia e Varfer”-Besa
“Ishte Kohe Lufte”1986 -Sherife
“Kerkoj shtepine time”-Dado
“Shqetesimet e Anes”-Ana
“Njeriu me top”-Halla
“Fundi i sinoreve”-Gjena
“Udha e Zanalinajve” -Bardha
“Fundi i botes”-Zgibetcea
“Liri a Vdekje” -Recituese
‘Operacioni”-Frida
“Njerez mbi shkemb”-Irena
“Aeroporti”-Zenepe
“Kenge djepi e shitur”-Balerina
“Dashuri e vertete”-Elena
“Perballe vetes” -Gruaja
“Per pak toke dhe nje grua” -Drana
“Dasma e madhe e dritave”-Zafira
“Shoket“-Vera
“Drita”-Drita
“Kjo nuk duhet harruar”-Sanija
“Erashka”-Zonja Suzane
“Ne ngjitje” -Zenepe
“Kufiri I gjakut”-Nena
“Shtepia me dy porta”-Katrina
“Fjala e dhene” -Dila
“Mbroj te verteten”-Urania
“Pyesni malet”-Aferdita
“Tinguj dhe krisma”-Esmaja
“Pranvere e vonuar”-Nerenxa
“Shqiptaret kane gjunje po nuk dorezohen”-Kooperativiste
“Beselam pse me flijojne”- Fana

___________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Faqja zyrtare ne FCB e Teatrit “Zihni Sako” – Gjirokaster.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here