“Champions” 2021 | “Chelsea”, kampione e Europës!

0
548

Celsi fiton Ligen e Kampioneve per te dyten here mbas 9 vjeteve.
Tuchel shfrytëzon! Guardiola, makthi i Manchester City!
Havertz nënshkruan Kupen per Chelsea!
Vendos një gol i gjermanit në minutën e 42-të, arritja e tij e parë në Kupë me te Blutë. Mancester Siti, pothuajse asnjëherë të rrezikshëm.

Mbyllet keshtu sezoni i 29-te me finalen e liges se kampioneve 2021 qe regjistron si fitues Celsin dhe kthim te tifozerise ne stadium pas kesaj pandemie te gjate e dermuese.

Nente vjet mbas Roberto Di Mateo, arrin Thomas Tuchel qe te fitoi trofeun me presticioz te klubeve te Europes, per here te dyte ne historine e Celsit.
Besojme se fitorja ishte e merituar simbas gjykimit tone. Lojtaret e Celsit ishin me superior nga cilesia e lojes, me nje mbrojtje solide te organizuar mire dhe kundersulm te rrezikshem, ashtu sic ishte edhe rasti ne pjesen e dyte ne minutat finale ku Pulisic humbet nje rast teper te paster per nje 2-0 siguruese.

Mancesteri nga ana e vet, krijoi volum te madh dhe luajti ne gjysmefushen e Celsit, por pa rrezikshmeri, pa ide te qarte dhe shpesh aksionet e tyre thyheshin menjehere. Duhet theksuar megjithate, edhe pse kjo ndeshje u mbyll me vetem nje gol, loja e zhvilluar pati nje ritem te larte. Per Guardiolen fitorja e Champions post Barcelona vazhdon te mbetet tabu`.

SKEDA:
29 Maj 2021 Mancester Siti – Celsi 0-1
42`Havertz
Stadiumi: “Estadio do Dragao” , Porto
Spektatore: 14.000 / Gjyqtar: Antonio Lahoz (Spanje)
Lojtari me i mire i ndeshjes: N`Golo Kante` (Celsi)
Nje nate me mot te kjarte dhe temperature rreth 19o Celcius

M.S (4-3-1-2 ): Ederson – Walker, Stones; Dias; Zinchenko – Silva (64` Bernardinho) ; Gundogan; Foden – De Bruyne (60` G. Jesus) – Mahrez; Sterling (77`Aguero)
Tr. Guardiola

Celsi: (5-2-3): Mendy – James; Azpiliciueta; Thiago Silva’ (39` Christenssen); Rudiger ; Chivell – Jorginho; Kante` – Havertz; Werner (66` Pulisic`) ; Mount (80` Kovacic`)
Tr. Tuchel

___________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve, maj 2021
Burimi, (statistikat) : UEFA, raporti zyrtar i ndeshjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here